Author: korrektpress

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në fshatin Dush të Komunës së Klinës.Pamjet e publikuara në rrjetin social Facebook, tregojnë shtyllën të kapluar nga flakët, ndërsa ende nuk ka informacione të konfirmuara për shkakun e zjarrit apo për dëme të tjera materiale.Rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me incidentin. Për raste të ngjashme të zjarreve në shtylla elektrike në Klinë janë raportuar edhe më herët. /Telegrafi/

Read More

Një zjarr ka përfshirë zonën e Çabiqit, duke paraqitur rrezik edhe për një fermë të lopëve në pronësi të Baki Gashit.Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, flakët janë përhapur në afërsi të fermës, duke ngritur shqetësim për kafshët dhe pronën. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për dëmet e shkaktuara.Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas ndërhyrjes së ekipeve në terren. /Telegrafi/

Read More

Pesë arsye pse KIA XCeed dhe Sportage janë zgjedhja e duhur këtë verëDisa gjëra nuk përshkruhen, duhen ndjerë. Si momenti kur ulesh për herë të parë në një veturë të re dhe gjithçka të thotë: kjo fillon nga e para, dhe është e jotja. Ja pse KIA XCeed dhe Sportage e meritojnë vendin e parë në listën tuaj: 1. Shtatë vjet garanci. Ndër më të gjatat në industri. Blini një veturë të re KIA dhe blini shtatë vjet qetësi, pa pikëpyetje, pa surpriza, pa fatura të papritura. 2. Siguri për të gjithë familjen. Frenim automatik, paralajmërim për korsinë, monitorim të…

Read More

Planet e mëdha duan kohë. Kur e di për çka po kursen, e ke më të lehtë të planifikosh sa dhe për sa kohë duhet të kursesh.Me Depozitën me Afat të Bankës Ekonomike, ti zgjedh shumën dhe periudhën që i përshtaten planit tënd. Mund të zgjedhësh periudhë nga 12 deri në 60 muaj, ndërsa depozita mund të përdoret edhe si mbulesë për kredi. Zgjidh afatin që të përshtatet dhe bëji kursimet pjesë të planit tënd.Kursimet e tua meritojnë të rriten bashkë me planet e tua. Me Depozitën me Afat, kursimet e tua punojnë për ty. Përfiton interes të favorshëm dhe,…

Read More

Banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore në fshatin Zagorë, në shenjë kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një kishe katolike.Në një reagim të bërë publik, banorët e Samadrexhës, Zagorës, Dumnicës së Epërme, Dumnicës së Llugës dhe Dumnicës së Poshtme kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendosjes së gurit simbolik të themelit për këtë objekt, raporton Telegrafi.Ata pretendojnë se nisma është ndërmarrë nga organizata “Lëvizja për Rikthim”, ndërsa thonë se ajo është përkrahur edhe nga Ipeshkvia e Kosovës. Tentuan të vendosin gurthemelin e një kishe në Zagorë, Komuna e Vushtrrisë: Nuk ka leje ndërtimi…

Read More

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në Facebook se një hapësirë prej rreth 20 ari në Bllokun 300, e cila më parë ishte e uzurpuar, do të shndërrohet në park për qytetarët.Prebreza ka bërë të ditur se në terren ka qenë së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arianit Termkolli, drejtorin e Inspekcionit, Durim Hajra, si dhe menaxheren e projektit, Luljeta Nebihu.Sipas tij, hapësira tashmë po i kthehet qytetarëve përmes një projekti konkret, ndërsa parku do të rregullohet dhe pajiset me elementet e nevojshme për shfrytëzim nga komuniteti.Punimet, sipas njoftimit të kryetarit,…

Read More

Ndërhyrjet estetike në gjoks, qoftë për zvogëlim, zmadhim apo ngritje, janë ndër procedurat më të kërkuara në kirurgjinë plastike.Megjithatë, para se një paciente të vendosë për një operacion të tillë, është e rëndësishme të informohet qartë për mundësitë, kufizimet dhe ndikimet që ndërhyrja mund të ketë në të ardhmen, përfshirë edhe gjidhënien.Për këtë temë ka folur kirurgja plastike Liridona Guci, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. Duke folur për ndërhyrjet në gjoks, Guci tha se procedurat mund të realizohen nga mosha e pjekurisë, pra nga mosha 18 vjeç…

Read More

Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka konfirmuar se klubi do të bëjë përforcime të mëtejshme para se të mbyllet afati kalimtar, duke pranuar se skuadra e tij mbetet e mangët në numra.Reds kanë qenë aktivë këtë verë, por ende po kërkojnë të forcojnë disa pozicione, me Iraolën që thekson se skuadra përfundimtare do të gjykohet kur të mbyllet afati kalimtar.“Ne patjetër do të nënshkruajmë me disa lojtarë. Për disa marrëveshje duhet të prisni deri në fund”, ka thënë fillimisht Iraola për Sky.“Por, fundi është fotografia e rëndësishme, ajo që do të kemi më 1 shtator. Sepse është e vërtetë që…

Read More

Një numër i shënuar në një formular mjekësor mund të duket si një e dhënë rutinore. Por, në sistemin e shëndetit publik, pas tij mund të fshihet shumë më tepër: një diagnozë e re, një pacient që ka nevojë për trajtim, një grup i popullsisë në rrezik apo një problem shëndetësor që kërkon ndërhyrje nga institucionet.Në shëndetin publik, statistikat nuk janë vetëm rezultat i një procesi administrativ. Ato janë pjesë e një zinxhiri që nis te pacienti, vazhdon me mbledhjen dhe raportimin e të dhënave, kalon nëpër analizë dhe interpretim dhe nëse përdoret siç duhet përfundon në vendimmarrje dhe ndërhyrje.Kjo…

Read More

Autoritetet gjermane zbuluan një depo të fshehur armësh të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse në periferi të Berlinit, raportuan transmetuesit publikë NDR dhe WDR të premten, transmeton Anadolu.Agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane, BfV, vlerëson se armët – të gjetura në një pyll afër kryeqytetit – ishin fshehur për spiunët rusë, të cilët mund të urdhëroheshin nga Moska për të kryer sulme, thanë raportet.Stoku i fshehur profesionalisht u zbulua për herë të parë vjeshtën e kaluar pasi autoritetet morën një informacion, sipas raportit. Pas inspektimit të tij, autoritetet e lanë të paprekur për njëfarë kohe dhe monitoruan vendin me…

Read More