KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dakordimit të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e nismës ligjore.

“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, tha Kurti pas ceremonisë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të SHKK-së.

Për këtë nismë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kishte folur të enjten në një konferencë për media, pas takimit me Kurtin dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.

Ajo kishte bërë të ditur se drafti i ri do të bazohet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, ndërsa do të përfshijë propozimet e PDK-së dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

Çitaku kishte thënë se ndryshimet synojnë ta bëjnë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë, ndërsa kishte kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë që kishin përcjellë procesin.

Ndërkohë, ishte bërë e ditur se Grupi Punues Shtetëror do të vazhdojë punën edhe për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes në Apel. /eo

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.