KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Qysh u mashtru një shqiptari, jemi mashtru edhe ne”, flet vëllai i Endrit Azemit

“Qysh u mashtru një shqiptari, jemi mashtru edhe ne”, flet vëllai i Endrit Azemit

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar rreth 200 mijë euro nën pretendimet se vua nga leukemia akute.

Përmes Gofund me, qytetarë të shumtë të Kosovës, ndihmuan Endrit Azemin.

Kjo doli që nuk u mashtruan vetëm qytetarët por edhe familjarët gjithashtu nga vetë Endriti, ku sot një një lidhje direkte në ATV, vëllai i Endrit Azemit tregoi arsyen e thirrjes së tij ku edhe tregoi se ku qëndron e vërteta.

 ”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat…”, ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.