KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

Aleanca ka reaguar ndaj publikimit të disa videove në rrjetet sociale, për të cilat thotë se janë të montuara, dhe që sipas partisë, përmes tyre është shtrembëruar paraqitja e nënkryetarit të parë të partisë dhe shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, gjatë seancës së fundit të Kuvendit.

Në reagimin e Aleancës thuhet se propaganda është bërë arma kryesore e kësaj shumice, ndërsa publikimi i videove të montuara përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale paraqitet si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga mungesa e rezultateve në qeverisje, transmeton IndeksOnline.

Aleanca thekson se në seancën e fundit, Besnik Tahiri kishte kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet energjetike.

Sipas reagimit, kërkesa e Aleancës është që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit “The Energy Case of Kosova”, me qëllim të rikthimit të burimeve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve vendore energjetike.

Aleanca ka bërë të ditur se do të vazhdojë të adresojë, përmes të gjithë mekanizmave, atë që e cilëson si gjendjen reale në vend.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.