KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka bërë të ditur se vendimi lidhet me pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se PDK-ja nuk po heq dorë nga e drejta e saj.

“Shefi i Grupit Parlamentar Arian Tahiri e dorëzon letrën në Kuvend që deri sa ta sqarojë Gjykata, nuk marrim pjesë. Nuk heqim dorë nga e drejta, po e presim vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Çitaku për Telegrafin.

Ajo shtoi se po presin afatin e fundit për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

PDK-ja pritet të qëndrojë jashtë seancës deri në sqarimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.