KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mbi 2.7 milionë euro për rrugën Guri i Matozit–Gradancë në Suharekë

Mbi 2.7 milionë euro për rrugën Guri i Matozit–Gradancë në Suharekë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se punimet për ndërtimin e rrugës Guri i Matozit–Gradancë po zhvillohen sipas planit, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit, projekti është i ndarë në dy faza, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratave arrin në 2,758,896.18 euro.

Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka zotuar financim në vlerë prej 2,045,000 euro, ndërsa pjesa tjetër, në vlerë prej 713,896.18 euro, do të mbulohet nga Komuna e Therandës, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve.

Komuna ka bërë të ditur se punimet në të dyja fazat po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në përputhje me planin e zbatimit.

Sipas autoriteteve komunale, realizimi i këtij projekti do të përmirësojë qarkullimin dhe ndërlidhjen e zonës me pjesët përreth, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në zonat rurale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.