Donald Trump ka thënë se do të “do të donte shumë të shihte” një Irlandë të ribashkuar, duke pretenduar se “kjo do të ndodhë përfundimisht”.
Duke folur për shtypin gjatë vizitës së tij dy-ditore në Irlandë, presidenti amerikan tha se një Irlandë e bashkuar do të ishte “një dhuratë e madhe për të gjithë”.
Trump u nxit të fliste për ribashkimin e Irlandës nga një gazetar, i cili e pyeti për pikëpamjet e tij mbi këtë çështje.
Ja çfarë tha presidenti:
“Epo, nuk dua të shkaktoj ndonjë problem. Do t’ju them, do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Kam miq nga të dyja palët. Njerëz të shkëlqyer atje. Irlandezë. Si mund të jenë të këqij? Do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Mendoj se do të ishte shkëlqyeshëm. Do të ndodhë përfundimisht… Do të ndodhë përfundimisht. Gjërat do të ndodhin. Tani po flasim për këtë. Dhe keni njeriun e duhur këtu për ta vënë në lëvizje”.