- Ngjyrat që i shqetësojnë qentë dhe ato që i qetësojnë
- Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen 2 të mitur
- Arbër Hajdari: Qëllimi i Brikenës është që Mateo të dalë keq
- Irani ka një kërkesë të re për t’i dhënë fund luftës – dhe kjo mund t’i sjellë miliarda dollarë
- Paul McCartney njofton albumin e ri nostalgjik “The Boys of Dungeon Lane”
- Barcelona mund ta përfshijë njërin nga këta dy yje në marrëveshjen për Bastonin
- Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru
- “Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi prej Kupës së Botës 2018
Author: korrektpress
Paga mesatare mujore neto për punonjës në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, që është më e lartë për 8,3% krahasuar me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.Sipas ESHS-së, kjo rritje kryesisht i detyrohet rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët:Shërbime administrative dhe ndihmëse – rritje 12,9%Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motorëve – rritje 11,1% Industri përpunuese – rritje 10,5%.Nga ana tjetër, ulje e pagës mesatare mujore neto krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët:Transport dhe magazinim – ulje 7,4%; Ndërtimtari – ulje 5,3%; Aktivitetet financiare dhe…
Lily Allen është prezantuar si fytyra e re e markës së të brendshmeve Intimissimi, duke tërhequr vëmendjen me një fotosesion elegant dhe provokues.Këngëtarja 40-vjeçare ka pozuar me disa veshje të ndryshme, duke theksuar format e saj trupore dhe stilin karakteristik. Në disa prej pamjeve, ajo shfaqet me sete dantelle dhe veshje mëndafshi, duke kombinuar elegancën me një stil modern, shkruan DailyMail. Paraqitja e saj vjen edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale që ajo ka bërë vitin e kaluar, për të cilën ka folur hapur, duke treguar se ndihet mirë me ndryshimet në trupin e saj.Përveç muzikës, Lily duket se po forcon edhe…
USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë që ka qenë pjesë e operacioneve të luftës në Lindjen e Mesme, të hënën u kthye në një bazë detare në Kretë, ka thënë një fotograf i AFP-së.Anija, e cila mori ushqim, karburant dhe municione në Gjirin e Soudës në shkurt, raportoi një zjarr në lavanderi më 12 mars, i cili plagosi dy anëtarë të ekuipazhit.Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë masive ajrore kundër Iranit në fund të shkurtit pas një grumbullimi të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që përfshinte këtë aeroplanmbajtëse dhe një tjetër aeroplanmbajtëse,…
Leonid Radvinsky, pronari i platformës OnlyFans, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare pas një beteje me kancerin, konfirmoi kompania në një deklaratë zyrtare. Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë periudhë të vështirë.Radvinsky, sipërmarrës ukrainas-amerikan, bleu kompaninë mëmë të OnlyFans, Fenix International Limited, në vitin 2018 dhe ishte aksionari kryesor i saj.Ai gjithashtu themeloi një fond investimesh në teknologji në vitin 2009.OnlyFans, e krijuar në vitin 2016, u bë shumë e njohur gjatë pandemisë COVID-19, duke u shndërruar në një platformë globale të rëndësishme për të ardhura dhe argëtim. Nën drejtimin e Radvinsky-t, kompania arriti sukses të madh financiar,…
Profesoresha Linda Ziberi është e ftuara e radhës në emisionit PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për arsimin në përgjithësi, inteligjencën artificiale, si dhe dallimin në mes studentëve në universitetet shqip dhe atyre në vendet e jashtme.Diskutimin e filluam për propozim-ligjin e ri për arsim të lartë në Maqedoninë e Veriut, i cili së fundmi është në procedurë për t’u miratuar, për të cilin profesoresha Ziberi tha se ka shumë hapësirë për dyshime. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … Ajo theksoi se vet propozuesit e…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes ndaj Polonia, duke shprehur besim dhe motivim të lartë për këtë sfidë vendimtare.Laçi e cilësoi ndeshjen si tepër të vështirë, duke theksuar cilësitë e kundërshtarit dhe rëndësinë e kontrollit të mesfushës. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi Polonia ka lojtarë me cilësi. Ne duhet të luftojmë fort në mesfushë dhe të stabilizojmë lojën që në fillim. Duke qenë një ndeshje teke, synojmë ta mbyllim sa më shpejt, duke sulmuar dhe shfrytëzuar çdo mundësi. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën”, u…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit kanë qenë “shumë të forta” dhe se Irani “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”.Duke folur nga Florida, Trump tha se ka pasur “pika të mëdha marrëveshjeje” në diskutimet që përfshijnë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilat ai thotë se kanë shkuar “në mënyrë perfekte”.Bisedimet u zhvilluan dje dhe vazhduan deri në mbrëmje, sipas Trumpit, me një udhëheqës “të respektuar” që nuk ishte udhëheqësi i ri suprem, Ajatollah Mojtaba Khamanei.”Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje. Edhe ne do të donim të bënim një marrëveshje.…
Ministria i Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë në Kosovë.Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se kjo marrëveshje përfshin: Themelimin e Bankës Zhvillimore, Krijimin e ambientit teknik për integrim në SEPA, Rritjen e mbështetjes për Fondin për Garanci Kreditore, Rritjen e nivelit të depozitave të siguruara në banka komerciale, dhe Modernizimin e shtigjeve për transport të mallrave, përfshirë edhe digjitalizimin.Po ashtu edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave thuhet se marrëveshjet…
Kombëtarja e Kosovës i ka përgatitur edhe penalltitë para gjysmëfinales së play-offit ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar përzgjedhësi Franco Foda.“Dardanët” synojnë që të kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror, ndërsa përballë fillimisht kanë sllovakët.Në konferencë për media, Foda bëri të qartë se Kosova i ka përgatitur të gjitha skenarët, përfshirë penalltitë.“Jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme dhe këto bëjnë pjesë edhe penalltitë. Deri tani kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenat e mundshme”. “Mirëpo është diçka krejt tjetër në stërvitje dhe në lojë. Mund t’i provojmë 1 mijë penallti dhe…
Vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa të reja për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa tensionet globale në energji vijojnë të shtohen.Në Kroaci, qeveria ka miratuar një paketë të re masash për të zbutur ndikimin e krizës, duke kufizuar çmimet e karburanteve dhe duke garantuar stabilitet në furnizim. Kryeministri Andrej Plenkoviq theksoi se kjo është paketa e dhjetë e ndihmës që nga viti 2020, me synim ruajtjen e vendeve të punës dhe stabilitetit ekonomik. Sipas vendimit, çmimi i Eurodizelit është kufizuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina në 1.62 euro.Paralelisht, kanë reaguar edhe vendet e tjera të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari