- ESHS:Është rritur numri i pesonave të punësuar, papunësia ra në 11,3%
- Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Presim më të mirën
- Princi Harry dhe Meghan Markle mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pas gjashtë vitesh jetese në ShBA
- Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë
- Drenica nuk ndalet në Evropë, fiton bindshëm edhe ndaj Muratës
- E kryer, Asllani kalon te Al Jazira – marrëveshje totale me Interin
- “Nuk kam kohë të plakem”, fjalët e fundit të Dolly Parton para vdekjes
- Përmbytjet në Nepal, shkon në 95 numri i viktimave – dhjetëra ende të zhdukur
Author: korrektpress
Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash.Sipas njoftimit, më shumë se 45 nga gjithsej 112 shtylla janë shkatërruar, dëmtuar ose larguar, ndërsa dëmi financiar vlerësohet në të paktën 8 mijë euro, apo rreth 500 mijë denarë.Shënjimi dimëror është realizuar në kuadër të projektit “Slavkov – Shënjimi i shtigjeve malore në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur financiarisht nga Ambasadat e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe nga Birraria e Shkupit.…
Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.Pas publikimit të spotit,…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë së misionit në urën mbi lumin Ibër, është reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve vendore të sigurisë.Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se ky proces bazohet në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk nënkupton zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Kosovë.“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është para së gjithash reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në…
Futbolli shqiptar jashtë trojeve shqiptare nuk luhet vetëm në stadiumet e mëdha. Në Zvicër dhe Gjermani, qindra futbollistë shqiptarë e kosovarë vazhdojnë të mbajnë gjallë pasionin për futbollin përmes klubeve që janë krijuar nga komunitetet shqiptare dhe që, në shumë raste, tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e futbollit lokal.Nga nivelet e larta të futbollit amator zviceran, deri te ligat rajonale dhe Kreisliga në Gjermani, këto skuadra nuk janë thjesht vende ku luhet futboll. Për shumë prej tyre, klubi është edhe një pikë takimi për komunitetin, një mënyrë për të ruajtur identitetin dhe një mundësi për t’u dhënë të rinjve…
Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Masës 3.4, ka realizuar shpërndarjen e 1,400 pakove ushqimore për familjet në nevojë.Pakot janë shpërndarë në Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren dhe Mitrovicë.Sipas Islamic Relief Kosova, ndihmat u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë dhe familjeve që përballen me kushte të rënda ekonomike.Nga organizata është theksuar se kjo mbështetje synon t’u ofrojë ndihmë konkrete familjeve që kanë më së shumti nevojë. /Telegrafi/
Petrit Ndoci, i dënuari që vuante dënimin në burgun e Reçit, është larguar gjatë kohës që ndodhej me leje dhe nuk është kthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit.Sipas burimeve, Ndoci duhej të paraqitej në burg ditën e sotme, në orën 12:30. Punonjësit e institucionit kanë tentuar ta kontaktojnë në numrin e telefonit të deklaruar, por përgjigjen e ka dhënë vëllai i tij, i cili ka njoftuar se i dënuari ishte larguar.Mësohet se, përpara largimit, Ndoci kishte lënë edhe një letër për familjarët. “Po largohem, ju dua shumë”, citohet të ketë shkruar ai.Petrit Ndoci është dënuar për veprat penale “vjedhje…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka përgatitur propozimin për shportë shkollore e cila pritet të marrë pëlqimin në seancën e ardhshme të Qeverisë.Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski kjo masë bëhet me qëllim që të ulë barrën financiare të familjeve në periudhën para fillimit të vitit shkollor, sidomos familjet me më shumë fëmijë.“Në seancën e ardhshme qeveritare të martën, do të marrim vendim për përcaktimin e shportës shkollore. Dhe mendoj se në kuadër të mundësive, e gjithë kjo do të jetë tërheqëse për prindërit dhe nxënësit”, tha Hristijan Mickoscki, Kryeministër.Masa, ashtu si vitin e kaluar, do të përfshijë furnizimet bazë shkollore që…
Christine McGuinness ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja me bikini, teksa iu bashkua një trendi viral dhe përcolli një mesazh për vendosjen e kufijve personalë.38-vjeçarja publikoi në Instagram disa poza me bikini, ndërsa krahas tyre shkroi një mesazh ku theksonte se është “paksa elegante të jesh e padisponueshme”. Christine foli gjithashtu për rëndësinë e të qenit vetvetja dhe të ruajtjes së paqes personale, shkruan DailyMail. “Ka kaq shumë elegancë të kesh kufij. Ka kaq shumë elegancë të thuash ‘nuk jam e disponueshme’ dhe të dish se paqja është e paçmuar”, shkroi ajo, duke shtuar se…
Më 4 korrik 2026, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me mbishkrimin “Plazhet publike në Ksamil”. Pamjet tregonin një hapësirë të organizuar nga Bashkia Sarandë, me çadra në dispozicion të pushuesve.Në video, hapësira publike dukej e kufizuar në katër rreshta me nga gjashtë çadra secila, ndërsa menjëherë ngjitur shtrihej një plazh privat dukshëm më i madh.Nën postimin e kryeministrit reagoi edhe Aleksandër Trajçe, drejtues i PPNEA, i cili ngriti pikërisht çështjen e raportit mes hapësirës publike dhe asaj private: “Sa qesharake të lësh 20 metra plazh publik dhe gjithë pjesën tjetër privat. A mos duhej të ishte…
Cristian Chivu ka konfirmuar se sulmuesi Lautaro Martinez do të qëndrojë te Interi, duke i mbyllur kështu spekulimet për një transferim që e lidhte yllin e klubit me një largim drejt Barcelonës.Pavarësisht raporteve të vazhdueshme që e lidhin sulmuesin argjentinas me Barcelonën, burimet zbulojnë se nuk po zhvillohen negociata të drejtpërdrejta midis dy klubeve.Interi e konsideron kapitenin e tyre rreptësishtë të patransferueshëm dhe synon ta ndërtojë të ardhmen e tyre rreth tij. Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron? Është vetë trajneri i Nerazzurrëve, Chivu, i cili ka konfirmuar qëndrimin e Lautaros te kampionët e Italisë. “Gjithmonë ka histori në këtë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari