Author: korrektpress

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se pika kufitare në Mexhitli do të jetë e mbyllur për automjetet e mallrave.”Pika kufitare Niki (Mexhitli) në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi do të jetë e mbyllur për trafikun e automjeteve mallrash sot nga ora 10:00 deri në orën 16:00.Shoferët e automjeteve mallrash këshillohen të planifikojnë në përputhje me rrethanat dhe të përdorin pika alternative kalimi gjatë mbylljes”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

Read More

Aromat e pakëndshme që mbeten pas gatimit janë një problem i zakonshëm në shumë familje, veçanërisht pas përgatitjes së peshkut, ushqimeve të skuqura ose ushqimeve me erëza të forta. Megjithatë, disa përbërës që keni tashmë mund t’ju ndihmojnë të heqni qafe ato.Edhe pse aroma të tilla shpesh duket se qëndrojnë për orë të tëra ose edhe ditë, ka mënyra të thjeshta për ta freskuar shpejt një hapësirë dhe për ta bërë të këndshme qëndrimin përsëri.Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është ventilimi i mirë. Hapja e një dritareje menjëherë pas gatimit, dhe idealisht gjatë përgatitjes së ushqimit, lejon që…

Read More

Borussia Dortmund po merr në konsideratë largimin e Nico Schlotterbeck dhe ka rishikuar përsëri pragun e çmimit për qendërmbrojtësin 26-vjeçar.Zgjatja e kontratës së Schlotterbeck mbetet përparësia kryesore e Dortmundit, por aktualisht ka pak shenja që ai të nënshkruajë një kontratë të re. Një largim gjatë verës së ardhshme nuk është i pamundur, dhe BVB ka rregulluar çmimin e kërkuar, duke kërkuar të paktën 70 milionë euro, një rritje nga shifra e mëparshme prej 50 milionë eurosh, megjithëse lojtarit i mbetet një vit kontratë.Ka shumë klube të interesuara. Përveç Bayern Munich dhe Barcelona, edhe Real Madridi po e ndjek me kujdes…

Read More

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës. A2 CNN raporton se një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën.Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Read More

Riho Terras, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.“Rezultati i zgjedhjeve të Kosovës duhet të përfundojë më në fund bllokadën politike që i ka kushtuar vendit miliona euro fonde të BE-së”, ka shkruar Terras në një postim në rrjetin social X, raporton Telegrafi.Ai gjithashtu nënvizoi përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se: “Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësinë për të qeverisur në mënyrë më…

Read More

Gjatë një momenti relaksues brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Elijona u pa duke përgatitur krepa së bashku me Klodin, por nuk mundi të mos bëjë disa ngacmime ndaj tij. Në fillim, ajo i dha një përqafim të lehtë, ndërsa Klodi mbeti i përqendruar te gatimi dhe nuk reagoi shumë.Në fund, Elijona i tha me humor: “I dogja gishtat për ty, përnjëmend e kom djegë, jo vetëm gishtin”, duke filluar të qeshë. BBVK/InstagramAjo shtoi më pas tha: “Këto hajgare që po i bëj, do të jem pishman që po i bëj”.Megjithatë, komentet e ndjekësve nuk kanë qenë të gjitha…

Read More

Nga: Robert Fox / The Independent Përkthimi: Telegrafi.comKa diçka ambivalente në lidhje me sezonin e festave, pasi zakonisht nxit një shpërthim parashikimesh gazetareske për gjëra të këqija që priten në Vitin e Ri – më shumë telashe, murtaja dhe luftëra më të këqija. Një pikë ngushëllimi është se gazetarët, në përgjithësi, janë profetë të dobët. Kështu që, në frymën e paqartë të sezonit, le të hedhim një vështrim mbi vendet dhe rastet që mund të nxisin përplasje më të gjera, madje edhe një luftë rajonale apo një përballje globale.Nuk parashikoj një luftë në Evropë apo diku tjetër – të llojit…

Read More

Amazon ka njoftuar të dielën se nuk do të vazhdojë projektin e shpërndarjes së mallrave me dron në Itali. Kompania tha se, megjithë testimet e suksesshme në San Salvo dhe bashkëpunimin pozitiv me rregullatorët italianë të aviacionit, korniza më e gjerë rregullatore nuk e mbështet këtë iniciativë. Autoriteti italian i aviacionit civil ENAC e konsideroi vendimin të papritur dhe tha se ai lidhet me “ngjarjet financiare të fundit të Grupit”. Amazon shtoi se pas një rishikimi strategjik, nuk është e mundur të realizohen objektivat afatgjata për këtë program. Projekti kishte nisur në dhjetor 2024 me testime fillestare të suksesshme. /Telegrafi/

Read More

Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, Ministria e Brendshme informon se nga gjithsej 18.318 urdhërpagesa të lëshuara, 4.019 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së përcaktuar.”123 persona u ndaluan për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 100 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 për tejkalim të shpejtësisë brenda vendbanimeve…

Read More

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë po trajtohen për lëndimet e tyre pasi një tren doli nga shinat në Meksikë, thanë autoritetet.Aksidenti ndodhi të dielën midis qyteteve Chivela dhe Nizanda në shtetin jugor të Oaxacas, në një linjë që lidh Oqeanin Paqësor me Gjirin e Meksikës, përcjell Telegrafi.Rreth 250 persona, përfshirë 241 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord, sipas detajeve të publikuara nga Marina Meksikane, e cila kontrollon rrugën.#ULTIMAHORA | SE DESCARRILA EN #OAXACA EL TREN INTEROCEÁNICO.Los hechos se reportaron la mañana de este #Domingo a la altura de Chivela, en el #Istmo…

Read More