Author: korrektpress

Një aksion është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Sipas informacioneve që ka siguruar Telegrafi, Policia është duke realizuar një kontroll të detajuar në zyrat e ARBK-së. Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje zyrtare. /Telegrafi/

Read More

Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të përballet me një deficit raketash që po përdor për të luftuar Rusinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.Në një intervistë ekskluzive me BBC-në, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin i Rusisë dëshironte një “luftë të gjatë” midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit sepse kjo do të dobësonte Kievin, me burimet amerikane që do të drejtoheshin diku tjetër.Zelensky gjithashtu pretendoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ishte në “asnjë anë” në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe nuk donte ta “irritonte” Putinin, transmeton Telegrafi.Ai i kërkoi Trump dhe kryeministrit britanik Keir…

Read More

Në një nga zonat më të njohura të Prishtinës, në Dragodan, ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe 120m², e vendosur në Rrugën “Ferid Curri”, në një objekt të ndërtuar nga Berisha Group.Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një ambient të rehatshëm për jetesë. Organizimi i brendshëm përfshin qëndrimin ditor me kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, depo si dhe dy ballkone, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për jetesë familjare.Ngrohja është e mundësuar përmes energjisë elektrike, ndërsa ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron edhe garazh, duke shtuar…

Read More

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Podujevë-Prishtinë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 ku ka qenë e përfshirë një motoçikletë. “Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Ahmeti.Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/

Read More

Kuba ka shprehur gatishmëri për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm nga jashtë, në një moment kur tensionet politike janë rritur ndjeshëm. Presidenti kuban, Miguel Díaz-Canel, deklaroi përmes platformës X se çdo agresion i huaj do të përballet me një rezistencë të fortë dhe të pathyeshme nga populli i Kubës. Ai theksoi se vendi mbetet i vendosur për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e tij, pavarësisht presioneve ndërkombëtare. Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se mund të ketë “nderin” të marrë kontrollin mbi Kubën, një koment që ka nxitur reagime të ashpra dhe shqetësim në…

Read More

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar rreth rastit të rëndë në Vjenë në një kantier ndërtimi, ku për pasojë kanë humbur jetën disa persona.Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet austriake, ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja.Ambasada njofton se deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se dy nga viktimat janë shtetas të Republikës së Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977). Katër persona humbin jetën në vendin e punës në Austri, prej tyre tre shqiptarë “Ambasada e Republikës së Kosovës…

Read More

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder, kampionit aktual të NBA-së, u bënë skuadra e parë që siguroi një vend në play-off këtë sezon.Oklahoma City fitoi ndeshjen e nëntë radhazi, duke mposhtur Orlando Magic me rezultatin 113:108 në udhëtim.Shai Gilgeous-Alexander udhëhoqi Thunder drejt fitores me 40 pikë, Chet Holmgren shënoi 20 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Paolo Banchero shkëlqeu për ekipin vendas me 32 pikë dhe 10 kërcime.With their 9th straight victory tonight, the Thunder clinch a Western Conference top 6 seed in the NBA Playoffs presented by @Google! pic.twitter.com/aLPBpmXewN— NBA (@NBA) March 18, 2026 Oklahoma arriti kështu fitoren e 54-t në…

Read More

Një person ka informuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 16.03.2026 në fshatin Kralan, të Gjakovës. Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar. “Fsh. Kralan, Gjakovë 16.03.2026 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se djali i tij mashkull kosovar i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Një burrë nga qyteti i largët minerar Vorkuta u kthye në apartamentin e tij pas tre vitesh dhe gjeti një pamje të jashtëzakonshme: shtëpia e tij ishte pushtuar nga merimangat dhe mbeturina që ata kishin lënë pas.Sipas raportimeve, pronari kishte lënë një dritare hapur para se të largohej për punë, dhe kjo mjaftoi që zogjtë të krijonin një “banesë të re” brenda apartamentit. Videoja e publikuar nga vetë rusi tregon dhjetëra merimanga mbi mobiljet dhe dysheme të mbushura me pendë e mbetje. Ekspertët paralajmërojnë se pastrimi i apartamentit do të jetë i kushtueshëm dhe i ndërlikuar, përfshirë pastrimin e mobilieve…

Read More

Më shumë se 20 organizata evropiane kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa të shpejta kundër Google, duke kërkuar vendosjen e gjobave për shkelje të Aktit për Tregjet Digjitale (DMA).Ata paralajmërojnë se zvarritja e hetimit mund të ketë pasoja serioze për mediat dhe kompanitë evropiane, madje duke i çuar disa prej tyre drejt falimentimit.Në një letër drejtuar zyrtarëve të BE-së, organizatat theksojnë se është thelbësore të merret një vendim sa më shpejt dhe të ndalet dominimi i kompanive të mëdha teknologjike.Sipas tyre, praktikat e Google po dëmtojnë konkurrencën dhe po ulin mundësitë e zhvillimit për bizneset evropiane. Ata…

Read More