Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Si po e ndihmon Rusia, Iranin?

    September 16, 2026

    Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon

    September 16, 2026

    Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Si po e ndihmon Rusia, Iranin?
    • Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon
    • Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen
    • “Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë
    • KRU Bifurkacioni njofton për ndërprerje të ujit nesër në tri fshatra
    • Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje
    • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse
    • Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët? Ja disa shenja
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, September 16
    • Ballina
    • Lajme

      Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

      September 16, 2026

      Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

      September 16, 2026

      Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

      September 16, 2026

      Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person

      September 16, 2026

      Tensione në Hagë, arrestohen disa protestues

      September 16, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026

      Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

      September 14, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore

      September 13, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës

    FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës

    korrektpressBy korrektpressJuly 29, 2026 Fifa 2 Mins Read
    FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës
    FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës pas incidentit në Kupën e Botës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    FIFA ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit për ngjarjet që shoqëruan paraqitjet e kombëtares në Kupën e Botës 2026, përfshirë edhe shfaqjen e një pankarte me mesazh politik pas fitores në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

    Pas triumfit 2-1 në Atlanta, disa futbollistë argjentinas festuan kualifikimin në finale duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Las Malvinas son Argentinas” (“Malvinat janë argjentinase”), në lidhje me Ishujt Falkland, territor që administrohet nga Mbretëria e Bashkuar, por që Argjentina vazhdon ta pretendojë si pjesë të saj.

    Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon përdorimin e ngjarjeve sportive për demonstrime me karakter jofutbollistik, ndërsa ky veprim shkaktoi reagime të shumta politike në të dyja anët e Atlantikut.

    Përfaqësues të qeverisë britanike reaguan duke theksuar se Ishujt Falkland janë territor britanik, ndërsa Andrew Giuliani, drejtues i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për FIFA-n, mbrojti futbollistët argjentinas duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara besojnë në lirinë e shprehjes.

    Ky nuk është rasti i parë kur Argjentina ndëshkohet për një mesazh të tillë. Në vitin 2014, FIFA e kishte gjobitur federatën me 20 mijë funte pasi lojtarët shpalosën një pankartë të ngjashme para një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovenisë.

    Përveç pankartës, aktakuza disiplinore e FIFA-s ndaj Federatës Argjentinase përfshin edhe akuza për thirrje dhe gjeste diskriminuese, vonesa në fillimin e ndeshjeve, mosrespektim të protokolleve të organizimit dhe sigurisë, shfaqje të mesazheve të papërshtatshme nga skuadra dhe tifozët, si dhe hedhje objektesh në fushë gjatë disa takimeve të turneut.

    Nën hetim janë edhe disa futbollistë për incidentet që ndodhën pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, kur festimet e kampionëve u shoqëruan me përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

    Mesfushori Leandro Paredes përballet me tri akuza për sulm fizik sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, pasi u pa duke rrëzuar në tokë Eric Garcian e Spanjës. Ndërkohë, Nahuel Molina akuzohet për dy raste sulmi – një të kryer dhe një të tentuar – si dhe për sjellje josportive.

    Edhe ndihmëstrajneri Roberto Ayala është nën hetim për një akuzë për sulm fizik, ndërsa Thiago Almada, i cili nuk luajti në finale, akuzohet për sjellje josportive. Nga ana tjetër, edhe mesfushori spanjoll Gavi është përfshirë në procedurat disiplinore për sjellje josportive.

    FIFA ka bërë të ditur se të gjithë të përfshirëve u është dhënë mundësia të paraqesin mbrojtjen e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Komisioni Disiplinor i organizatës në një fazë të mëvonshme./Telegrafi/

    TË TJERA

    “Lamtumira që meriton”, Messi rikthehet te Argjentina për një natë historike

    Ai paguhej 20 milionë euro në vit, si futbollisti më i paguar në botë: Tani ka probleme me depresionin

    E çoi Spanjën në majën e botës, ky është shpërblimi i jashtëzakonshëm që po e pret De La Fuenten

    Maroku tha se do ta presë finalen e Botërorit 2030, FIFA del me reagimin e papritur

    Fundi i epokës së Messit, Argjentina ka zgjedhur kapitenin e saj të ri

    Lamine Yamal flet hapur për ambiciet e tij për Topin e Artë

    “Asgjë nuk ka ndryshuar” – Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

    LEXO GJITHASHTU

    Si po e ndihmon Rusia, Iranin?

    September 16, 2026

    Afrim Gashi pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Beteja për drejtësi vazhdon

    September 16, 2026

    Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

    September 16, 2026

    “Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë

    September 16, 2026
    TË TJERA

    KRU Bifurkacioni njofton për ndërprerje të ujit nesër në tri fshatra

    September 16, 2026

    Flirtimin e kanë në gjak, katër shenja që fitojnë pothuajse pa asnjë përpjekje

    September 16, 2026

    SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.