Kylian Mbappe ka zbuluar gjashtë talentët e rinj që e kanë impresionuar më së shumti në futbollin e sotëm, duke përfshirë disa prej emrave më të bujshëm të gjeneratës së re.
Sulmuesi i Real Madridit e nisi listën me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, për të cilin ka pasur vazhdimisht vlerësime të mëdha.
“Lamine Yamal, Estevao… Arda Guler gjithashtu mund të shkojë shumë larg”, deklaroi Mbappe, duke përmendur tre prej talentëve që i sheh me potencial të jashtëzakonshëm.
Francezi përfshiu në listën e tij edhe bashkëlojtarin te Real Madridi, Endrick, për të cilin tha se “ka potencial”.
Dy emrat e tjerë vijnë nga futbolli francez. Mbappe veçoi Warren Zaire-Emery dhe Desire Doue, dy prej talenteve më premtues të Paris Saint-Germainit.
Lista e Mbappes përfshin kështu Lamine Yamal, Estevao, Arda Guler, Endrick, Warren Zaire-Emery dhe Desire Doue, gjashtë lojtarë që francezi i sheh me potencial për t’u shndërruar në yje të mëdhenj të futbollit botëror./Telegrafi/