Author: korrektpress

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesuesi i ri i këtij organi.Me shumicë votash të anëtarëve të Kuvendit Komunal, për kryesues u zgjodh Fatmir Ademaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga gjithsej 27 anëtarë, ku Nisma Socialdemokrate ka 13 përfaqësues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjashtë, LDK katër, Lëvizja Vetëvendosje tre dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar.Pas zgjedhjes, Ademaj falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do ta ushtrojë funksionin e tij me paanshmëri dhe…

Read More

Në fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri që kur u zgjodh kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit, Friedrich Merz përshkruan një botë të pasigurt, të mbushur me konflikte dhe gjithnjë e më të fragmentuar.Por ai gjithashtu u përpoq ta ripoziciononte Gjermaninë në këtë skenar në ndryshim, duke pikturuar një pamje jo të qetësimit, por të vetësigurisë, transmeton Telegrafi.”Ne nuk jemi një gur shahu i fuqive të mëdha”, tha Merz, duke kundërshtuar hapur ndjenjën e shumë njerëzve që mendojnë se Gjermania po humbet ndikimin dhe kontrollin përballë krizave globale.Në vend të kësaj, Merz theksoi aftësinë…

Read More

I titulluar “The Rightside Up”, episodi i fundit është në fakt episodi i tetë i sezonit të pestë dhe të fundit të serialit. Netflix publikoi katër episodet e para të sezonit të pestë në Ditën e Falënderimeve (27 nëntor) si “Stranger Things 5 : Volume 1” dhe më pas tre episodet e tjera në Ditën e Krishtlindjeve si “Volume 2”.Pjesa e dytë përfundon me episodin e shtatë, në të cilin Max (Sadie Sink), i rikthyer me sukses në vetëdije, zbulon planin e të keqes kryesore Vecna për të bashkuar botën me një dimension paralel. – YouTube www.youtube.com Personazhet hartojnë një…

Read More

Mendi Qyra dhe VLEN lëshuan pe përballë OBRM-PDUKM-së dhe nga sot Mite Stefovski nga partia e Mickoskit është kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Strugës. OBRM-PDUKM për më shumë se dy muaj insistonte që kryetari i këshillit të jetë nga radhët e saj, në të kundër kërcënonte me largim nga koalicioni me VLEN në nivel lokal. Përveç dhjetë këshilltarëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së, votuan edhe tre këshilltarët nga lista e ish-kreut të Strugës Ramiz Merko, si dhe këshilltari nga “E Majta”. Stefovski premtoi punë në përputhje me rregulloren dhe ligjet. Ai nuk deshi të komentojë se çfarë qëndron…

Read More

Në kryeqytet sonte shënohet ndërrimi i viteve me një program festiv të organizuar nga Komuna e Prishtinës.Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet festive nisin nga ora 18:00 dhe do të zgjasin deri pas mesnatës, duke ofruar muzikë live dhe performanca artistike për qytetarët që do të festojnë Vitin e Ri në shesh.Qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në numërimin tradicional për ndërrimin e viteve pak para mesnatës, i cili do të shoqërohet me shfaqje fishekzjarresh.“Nën organizimin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo mbrëmje vjen si një festë për të gjithë qytetarët – me muzikë, gëzim dhe energji pozitive për ta nisur…

Read More

Mesfushori kroat dhe ylli i Milanit, Luka Modric, ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku ka folur për jetën e tij, rritjen personale dhe profesionale, si dhe për përvojat e vështira që e kanë formësuar si futbollist dhe si njeri.Në mesin e temave të trajtuara, Modric u ndal edhe te përballjet mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe te periudha e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ku në vitin 2003 ishte i huazuar te Zrinjski, në moshën vetëm 17-vjeçare.Duke folur për ndeshjet kundër Serbisë, Modric theksoi se ato nuk mund të krahasohen me përballje të…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përkatësisht në Prokuple dhe Administrata Doganore, në pikën kufitare në Merdarë, sekuestruan më shumë se 30 kilogramë substancë të dyshuar si kokainë, gjatë së cilës u arrestuan dy shtetas shqiptarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, raportojnë mediat në Serbi.Dogana deklaroi në një deklaratë se droga ishte shpërndarë në 28 pako dhe u zbulua gjatë një inspektimi të detajuar në hapësirat e furgonit, transmeton Telegrafi. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestuan S. L. (23) dhe B. U. (25), shtetas të Shqipërisë,…

Read More

Gjatë një bisede të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrim Mekaj dhe Eduard Kuçi, kanë ndarë disa mendime të sinqerta mbi perceptimet dhe pritshmëritë që kanë ndaj njëri-tjetrit.Ka qenë Londrimi ai që i ka thënë Edit se ishte përgatitur të paragjykohej prej tij, duke reflektuar mbi mënyrën se si veprimet e tij mund të interpretohen nga të tjerët. “Nëse kam pritur të paragjykohem prej dikujt, për gjërat që i bëj unë, me natë të parë e kam pritur prej teje”, u shpreh ai. Foto: Instagram”Edhe kur më ke thënë ti je si model edhe këto…

Read More

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit “Shën Apostulli Pali” është legalizuar në kadastër dhe do të marrë certifikatë pronësie.”Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar!Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar!Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA “Aerodromi” dhe “TAV”, së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve Ligjore dhe institucione…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve.Sipas aktakuzës, të pandehurit fizikë N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B. dhe I.E., si dhe personat juridikë “A&F P.” Sh.p.k, “S.” Sh.p.k dhe “Sh.G” Sh.p.k, dyshohet se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë manipuluar procedurat e prokurimit publik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.Në aktakuzë thuhet se të pandehurit A.M. dhe N.D., në…

Read More