Author: korrektpress

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta sulmojnë Iranin para zgjedhjeve të mesme të Kongresit, të planifikuara për 3 nëntor.Në një mesazh në rrjetet sociale, ai tha se SHBA-ja po zhvillon “diskutime produktive” me Republikën Islamike të Iranit, ndërsa theksoi se Teherani ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike dhe ushtarake.“Po zhvillojmë diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi 80-vjeçari.Lideri amerikan shtoi se, pavarësisht vazhdimit të bllokadës amerikane, nafta po qarkullon përmes Ngushticës së Hormuzit në nivele që ai i cilësoi rekord.Sipas Trumpit, vetëm gjatë natës së kaluar përmes ngushticës kanë kaluar 22 milionë…

Read More

Zvicra është renditur në vendin e parë në botë për kushtet më të favorshme për kapitalizëm, sipas Global Capitalism Index, indeksit të ri të Universitetit të Virxhinias.Në renditjen e vitit 2025, Zvicra ka marrë 96.9 pikë nga 100, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 95 pikë, Hong Kongun me 94.5, Kanadanë me 93.8 dhe Singaporin me 93.3 pikë. Në total janë vlerësuar 161 shtete, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.Studimi nuk mat pasurinë apo performancën ekonomike të një vendi, por kushtet institucionale që mundësojnë funksionimin e tregjeve. Në vlerësim përfshihen të drejtat e pronësisë, konkurrenca, tregu i punës, sistemi bankar, tregjet…

Read More

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një tjetër polemikë, këtë herë për shkak të një mesazhi privat që i dërgoi gazetarit dhe prezantuesit të njohur anglez, Piers Morgan.41-vjeçari është bërë sërish temë diskutimi pas largimit nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë dhe përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus. Në qendër të vëmendjes tashmë ka hyrë edhe analisti dhe prezantuesi anglez Simon Jordan.Morgan, një prej mbështetësve më të zëshëm të Ronaldos, ishte i ftuar në talkSPORT, ku pati një debat të ashpër me Jordanin teksa mbronte yllin portugez.Cristiano Ronaldo tells Simon Jordan to lay off Botox in savage text – ‘Looks like an…

Read More

Banorët e lagjes Dardania në Prizren së shpejti do të kenë në dispozicion çerdhen e re, ndërtimi i së cilës është në fazën finale.Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se objekti ka rreth 2 mijë metra katrorë hapësirë dhe kapacitet për 160 fëmijë.Sipas Çekut, investimi në këtë çerdhe kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.“Po vazhdojmë investimet në çerdhe të reja gjithandej Kosovës, që sa më shumë fëmijë të kenë qasje në edukim cilësor që në vitet e para të jetës. Kështu mbështesim zhvillimin e fëmijëve dhe ua lehtësojmë prindërve harmonizimin e jetës familjare me punën”, ka…

Read More

I arrestuari dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.Një shtetas ukrainas është arrestuar në Tiranë sot më 8 tetor pas bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe ukrainase.Anatolii Streletskyi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev. Ai dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të sigurisë dhe hetimit. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.Njoftimi i Ambasadës Amerikane:Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin…

Read More

Komuna e Domleschg, në kantonin Graubünden, ka paralajmëruar për mungesë të ujit në zonat Feldis dhe Scheid, pasi burimet e ujit kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga mesi i qershorit.Sipas komunës, nëse rrjedha e burimeve vazhdon të bjerë me të njëjtin ritëm, furnizimi me ujë në Scheid mund të mos jetë më i mjaftueshëm nga mesi i dhjetorit, ndërsa në Feldis situata kritike mund të paraqitet që në fillim të nëntorit.Për këtë arsye, komuna ka vendosur masa të menjëhershme për kursimin e ujit. Ndalohet mbushja dhe rimbushja e pishinave, ujitja e hapësirave të gjelbra, si dhe larja e automjeteve,…

Read More

Nesër moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të rastit. Në disa vende të kësaj do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi.Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 22 deri në 29 gradë.Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të rastit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga…

Read More

Ish-futbollisti i Kombëtares së Spanjës, David Silva, e ka përzgjedhur mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, si favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë, ndërsa ka paralajmëruar Real Madridin se gara për titullin e La Ligës mund të jetë shumë e vështirë nëse Barcelona vazhdon me formën aktuale.Duke folur në “El Partidazo” të COPE, Silva ka vlerësuar trofetë e fituar nga Fabian Ruiz dhe rëndësinë e tij për Paris Saint-Germainin dhe Kombëtaren e Spanjës.“Për mua, suksesi kolektiv vjen i pari, sepse ndryshe nuk mund ta fitosh. Por, nëse do të duhej t’ia jepja dikujt, do të ishte Fabiani,…

Read More

Mia Goth ka paraqitur kërkesë për divorc nga Shia LaBeouf, pas rreth një dekade nga martesa e tyre. Sipas dokumenteve të dorëzuara të martën, aktorja 32-vjeçare ka cituar dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes dhe ka vendosur 28 korrikun 2025 si datën e ndarjes.Goth dhe LaBeouf u martuan më 10 tetor 2016 dhe kanë një vajzë së bashku, Isabel, e cila është katër vjeçe, shkruan DailyMail.Në dokumentet e divorcit, Goth po kërkon kujdestarinë ligjore dhe fizike të vajzës, si dhe që gjykata të mos japë mbështetje bashkëshortore për asnjërin prej tyre. Kërkesa për divorc vjen pas një periudhe të…

Read More

SHBA-ja ka humbur ose dëmtuar 81 mjete ajrore ushtarake gjatë luftës me Iranin, me një vlerë që mund të arrijë deri në 3.3 miliardë dollarë, sipas një raporti të Shërbimit Kërkimor të Kongresit amerikan.Në mesin e mjeteve të prekura janë aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe dronë. Më shumë se gjysma e humbjeve i përkasin dronëve MQ-9 Reaper, të cilët përdoren për zbulim, mbikëqyrje dhe misione luftarake.Lista përfshin edhe disa prej mjeteve më të avancuara të Forcave Ajrore amerikane, mes tyre aeroplanët luftarakë F-35A dhe E-3 Sentry, të pajisur me sisteme radari për zbulimin e objektivave dhe menaxhimin e hapësirës ajrore.Sipas raportit,…

Read More