- Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën
- Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan
- A po shkojnë Izraeli dhe Turqia drejt konfrontimit?
- Këto pije duhet t’i ndani nga koha kur merrni magnez
- Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?
- Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”
- Arsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres
- Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin
Author: korrektpress
“Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022″, tha ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova pas një takimi dypalësh me Ministrin e Jashtëm të RMV-së Timço Mucunski në Sofje.”Ne zhvilluam një takim dypalësh konstruktiv me ministrin Mucunski. U kërkua nga Maqedonia dhe unë e pranova. Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, me kushtet për të që mbeten të pandryshuara nga viti 2022. Ne presim që të përmbushen si ndryshimet kushtetuese ashtu edhe të gjithë elementët e tjerë të konsensusit të dakordësuar”, tha Petrova.Ajo tha se i kishte kërkuar Mucunskit të…
Kate Moss shkaktoi kaos në hapjen e një ekspozite kushtuar viteve të 90-ta në Tate Britain, pasi u tërhoq nga eventi në minutën e fundit, ndonëse ishte një nga figurat qendrore të ekspozitës.Supermodelja 52-vjeçare pritej të shfaqej në tapetin e kuq dhe të pozonte pranë disa prej fotografive dhe veshjeve të saj ikonike nga vitet e 90-ta. Megjithatë, sipas burimeve të Daily Mail, ajo vendosi të mos merrte pjesë për shkak të shqetësimit se mund të përballej me një numër të madh fansash dhe fotografësh gjatë mbërritjes. Burimet thanë se organizatorët nuk e kuptuan se Kate ishte tërhequr deri rreth…
Real Madridi nuk planifikon ta largojë Rodrygon gjatë afatit kalimtar të janarit dhe llogarit që braziliani të jetë një “përforcim” i rëndësishëm për Jose Mourinhon në pjesën e dytë të sezonit.Sulmuesi 25-vjeçar vazhdon rikuperimin pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior dhe dëmtimit të meniskut të jashtëm në gjurin e djathtë. Rodrygo iu nënshtrua operacionit më 10 mars 2026 dhe që atëherë ka qenë jashtë fushave, duke ndjekur një program të veçantë rehabilitimi.⚪️ Real Madrid close doors to Rodrygo’s exit in January, recovering well and staying this season.Arda Güler to sign soon, Thibaut Courtois next and Bellingham contract talks also…
Një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me motor të mërkurën në Aigle, në kantonin Vaud.Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10 në Route des Ormonts, në drejtim të Le Sépey. Për arsye ende të paqarta, motoçiklisti humbi kontrollin mbi mjetin, u rrëzua dhe u përplas me mbrojtësen anësore të rrugës.Ai pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spitalin CHUV në Lozanë. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, 33-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Viktima ishte shtetas zviceran dhe banonte në rajon.Prokuroria e Vaud-it ka hapur procedurë penale, ndërsa specialistët e njësisë së trafikut të…
Një shtetas i kosovës, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhja e rëndë”, është ekstraduar të enjten nga Gjermania në Kosovë.Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 8 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.Pas ekstradimit, i dyshuari…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se ushtarakët tanë fituan medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar,Ai vlerësoi se kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.“Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit…
Google ka bërë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën SynthID Detector, një mjet që mund të kontrollojë nëse një imazh, video ose skedar audio është krijuar me inteligjencë artificiale.Mjeti është tashmë i disponueshëm globalisht në gjuhën angleze dhe, përveç përmbajtjeve të krijuara me teknologjitë e Google, mund të identifikojë edhe materiale të prodhuara me AI nga kompani partnere, përfshirë OpenAI, NVIDIA dhe Kakao. Google thotë se së shpejti do të mbështetet edhe përmbajtja e krijuar me mjetet e AI-së së Apple.SynthID funksionon duke vendosur shenja uji të padukshme në përmbajtjet e krijuara me AI. Këto shenja nuk…
Pas debutimit të iX3 të ri, BMW ka prezantuar modelin e tij më sportiv dhe me linja më të rrjedhshme, iX4, SUV-in elektrik që i bashkohet familjes së re Neue Klasse.BMW iX4 kombinon siluetën e një SUV-i coupé me teknologjinë e gjeneratës së gjashtë eDrive. Modeli do të hyjë në prodhim në fillim të vitit 2027 dhe do të ofrohet fillimisht në dy versione, të dyja me katër rrota aktive (xDrive). Versioni bazë iX4 50 xDrive përdor dy motorë elektrikë që zhvillojnë së bashku 463 kuaj fuqi dhe 475 lb-ft çift rrotullues. BMW pretendon se makina përshpejton nga 0 në…
Javën e kaluar, nga 30 shtatori deri më 6 tetor, në Maqedoni nuk u raportuan raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor, as nuk u regjistrua asnjë vdekje e re. Dy pacientë u liruan nga trajtimi spitalor, sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).Që nga fillimi i vitit 2026, deri më 6 tetor, në vend janë regjistruar gjithsej 71 raste me ethet e Nilit Perëndimor, nga të cilat 66 janë konfirmuar dhe pesë janë të mundshme. Dhjetë pacientë kanë vdekur, të gjithë burra të moshës 62 deri në 83 vjeç. Të ndjerit janë nga Shkupi…
Idaho ka hyrë në librat e rekordeve Guinness me një porcion gjigant me rreth 668 kilogramë, patate të skuqura.Komisioni i Patateve të Idahos, në bashkëpunim me zinxhirin e restoranteve Spud Daddy, realizoi përpjekjen për rekord gjatë festivalit Boise Potato Days, të mbajtur të premten.Një ekip prej 50 kuzhinierësh përdori rreth 900 kilogramë patate të Idahos, të cilat u përpunuan dhe u skuqën në gjashtë fritezë, duke rezultuar në një porcion rekord prej rreth 668 kilogramësh.“Nëse do të mbani rekordin botëror për porcionin më të madh me patate të skuqura, ne mendojmë se ai i takon Idahos”, tha Jamey Higham, president…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari