KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

Ministria ka rikujtuar gjithashtu se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar që para nisjes të kontrollojnë gjendjen e gomave, ndërsa gjatë vozitjes të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe nga automjetet e tjera dhe të shmangin frenimin e menjëhershëm.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, sidomos në zonat malore ku reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta mund të vështirësojnë qarkullimin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.