Author: korrektpress

Disa automjete u përfshinë nga flakët më 28 shtator në Baar, në kantonin Zug, ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.Zjarrfikësit mbërritën në Ruessenstrasse pak pas orës 22:00, ku disa automjete ishin përfshirë plotësisht nga zjarri. Flakët u përhapën edhe në një ndërtesë tregtare aty pranë, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u parandalua përhapja e mëtejshme e zjarrit. Megjithatë, dëmet materiale vlerësohen në disa qindra mijëra franga zvicerane.Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta.Policia kantonale e Zugut ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë diçka të dyshimtë…

Read More

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka ndaj BE-së.Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka thënë se mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohen plotësisht.“Dhomat e Specializuara të Kosovës po e vënë drejtësinë në vend, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, ka deklaruar Wigand.Ai ka theksuar se BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si një institucion i pavarur gjyqësor.“I bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve…

Read More

Real Madridi po punon për rinovimin e kontratës së Jude Bellinghamit, me synimin për të siguruar të ardhmen afatgjatë të mesfushorit anglez dhe për ta bërë atë një nga figurat kryesore të gjeneratës së ardhshme të klubit.Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se “Los Blancos” dëshirojnë të rinovojnë kontratën e Bellinghamit, pavarësisht se 23-vjeçari aktualisht është i lidhur me klubin deri në vitin 2029.Bellingham thuhet se është i lumtur në Madrid, ndaj nuk ka presion të menjëhershëm për të arritur një marrëveshje të re. Megjithatë, drejtuesit e klubit duan të përmirësojnë kushtet e kontratës së tij, duke marrë parasysh…

Read More

Ministria e Arsimit i ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj, pesë ndaj të cilëve ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale nga data 31.12.2025 për dallavere në procedura të tenderimit të Ministris së Arsimit. Kallxo mëson nga një burim nga Ministria e Arsimit.Sipas burimit, dy zyrtarë të tjerë, Bukurije Borovci dhe Nerxhivane Sejdiu, kanë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Prishtinës.“Ministria e Arsimit pasi është njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se është ngritur aktakuzë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë publikë të Ministrisë. Gjithashtu, MASh është njoftuar…

Read More

PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me dyshime për qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik në Zyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbledhje të paautorizuar të të dhënave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi Vendim me të cilin vlerësoi se nuk ka bazë për veprime të mëtejshme të prokurorisë publike.Siç thonë nga Prokuroria, gjatë procedurës, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale, u siguruan pajisje kompjuterike mbi të cilat u kryen analiza kompjuterike forenzike. U…

Read More

Real Madridi dhe disa klube të tjera të Ligës Premier po monitorojnë situatën e Scott McTominayt, në rast se Napoli nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin skocez.McTominay është në vitin e tretë të kontratës katërvjeçare që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Manchester United në verën e vitit 2024. Kontrata e tij skadon në vitin 2028, por në Itali ka shqetësime se vera e ardhshme mund të jetë mundësia e fundit që Napoli të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.Kjo pasi, nëse nuk rinovon kontratën, McTominay mund të largohet si lojtar i lirë në vitin 2028. Raportimet…

Read More

Me uljen e temperaturave në vjeshtë, në Zvicër rikthehet çdo vit pyetja se kur duhet të ndizet ngrohja në banesa dhe çfarë mund të bëjnë qiramarrësit nëse apartamenti mbetet i ftohtë.Sezoni i zakonshëm i ngrohjes zgjat nga mesi i shtatorit deri në mesin e majit. Megjithatë, nuk vendos vetëm kalendari. Nëse temperaturat jashtë bien ndjeshëm, pronari duhet të sigurojë që banesa të ketë ngrohje të përshtatshme.Nëse ngrohja nuk funksionon siç duhet dhe temperatura në banesë është shumë e ulët, qiramarrësi duhet ta njoftojë pronarin ose administratën dhe ta dokumentojë problemin. Në rast se situata nuk zgjidhet, mund të kërkohet edhe…

Read More

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.SHKKSH ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.Më herët, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz ngjyrë hiri, targat: 01-521-QN”.

Read More

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura ka ndërprerë qarkullimin në rrugën e Grimselpass, mes Innertkirchen dhe Guttannen në kantonin e Bernës.Sipas autoriteteve, masat e shkëputura të shkëmbinjve në zonën e Ritzlihornit u përzien me ujërat e reshjeve dhe zbritën përmes Spreitgraben drejt lumit Aare, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.Një sistem automatik paralajmërimi aktivizoi alarmin në kohë, duke bërë të mundur mbylljen e rrugës para se rrëshqitja të arrinte në të. Nuk raportohet për persona të lënduar apo automjete të dëmtuara.Rruga pritet të mbetet e mbyllur deri të premten paradite, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën dhe kushtet e sigurisë./Telegrafi/

Read More

Barcelona dhe Real Madridi janë aktualisht në pozicionin më të favorshëm për të transferuar talentin 16-vjeçar të Manchester United, JJ Gabriel, sipas raportimeve të CF Bayern Insider. Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Ali Barat, por sipas raportimeve, preferenca e sulmuesit të ri është të vazhdojë karrierën në Spanjë.Edhe Bayern Munich po e monitoron situatën rreth Gabrielit, megjithatë interesimi i klubit bavarez nuk konsiderohet aq konkret sa ai i rivalëve të tjerë. Raportohet se talenti anglez e ka piketuar Barcelonën si destinacionin e preferuar. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, kishte mohuar më herët interesimin për…

Read More