KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Urdhër për të qëlluar aeroplanin, frikë nga sulmet kimike – çfarë ndodhi brenda FBI-së më 11 Shtator?

Urdhër për të qëlluar aeroplanin, frikë nga sulmet kimike – çfarë ndodhi brenda FBI-së më 11 Shtator?

Michael Chertoff ishte sekretar i Sigurisë Kombëtare në ditën e sulmeve të 11 shtatorit dhe shpejt u drejtua për në qendrën e komandës së FBI-së.

Ai ka dhënë një pasqyrë se si ishte reagimi i ekspertëve më të shquar të sigurisë në vend.

“Isha duke folur në telefon. Po flisja me zëvendësin tim dhe zëvendësi im tha se një aeroplan goditi Qendrën Botërore të Tregtisë”, tha ai.

“Dhe si shumë njerëz, reagimi im i parë është se ndonjë pilot i një aeroplani të vogël duhet të jetë ngatërruar”, shtoi Chertoff.

“Por brenda pak minutash, ai tha se një aeroplan i dytë u godit dhe unë i thashë se nuk është aksident”, vazhdoi ai.

“Ne e dinim që tani ishim nën sulm.”

Disa minuta më vonë, ai shkoi në Qendrën e Operacioneve dhe Inteligjencës së FBI-së, ku do të menaxhohej çdo krizë sigurie.

“Mbaj mend qartë që dëgjova urdhrin, në të vërtetë, për të rrëzuar aeroplanin e katërt”, tha ai.

“Por, siç ndodhi, aeroplani nuk u rrëzua për shkak se u qëllua me armë, por për shkak të heroizmit të pasagjerëve që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”, deklaroi ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare

Shqetësimi kryesor që kishin në momentet e para, zbuloi ai, ishte: sa sulme të tjera do të ketë sot dhe a do të jenë ato edhe më keq?

“A do të ketë sulme kimike, sulme biologjike?”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.