Author: korrektpress

Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Barcelona nuk ka në plan të ndahet nga Ferran Torres, pavarësisht zërave të shumtë për një largim të mundshëm të sulmuesit spanjoll.Paris Saint-Germain thuhet se është e interesuar për transferimin e kampionit të botës me Spanjën, i cili gjithashtu shënoi golin e fitores në finalen ndaj Argjentinës, duke synuar një marrëveshje me kosto të ulët, pasi kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm.Megjithatë, Barcelona e konsideron 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të projektit të saj dhe është e vendosur të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë në klub.Jo vetëm paraqitjet…

Read More

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se, në kuadër të aktiviteteve të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës”, Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka hapur një ekspozitë fotografike kushtuar trashëgimisë kulturore dhe historisë së qytetit.Sipas njoftimit të komunës, ekspozita sjell për vizitorët një koleksion fotografish që pasqyrojnë monumentet, objektet me vlera historike e kulturore, si dhe momente të rëndësishme nga e kaluara e Ferizajt.Përmes kësaj ekspozite synohet promovimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja e kujtesës historike dhe afërsimi i brezave të rinj dhe mërgatës me identitetin, historinë dhe vlerat e qytetit. Finalizohen përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës 2026” në Ferizaj Komuna…

Read More

Dhimbja e barkut është një nga shqetësimet më të shpeshta për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore, por jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet se nga cili organ vjen ajo. Mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët, tëmthi apo veshkat mund të japin simptoma që shpesh përzihen me njëra-tjetrën.Për këtë temë ka folur kirurgu abdominal, Ymer Durmishi, në episodin e 82-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari se si mund të dallohet dhimbja e barkut nëse vjen nga mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët apo veshkat, Durmishi tha se kjo është…

Read More

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varns.Fokusi kryesor i takimit ishte dinamika e realizimit të aktiviteteve aktuale të projekteve të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane, si dhe planet dhe projektet e ardhshme në sektorin e energjisë.Duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike në sektorin e energjisë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nicole Varns, vlerësoi përpjekjet e ministres Sanja Bozhinovska dhe të Ministrisë të orientuara drejt arritjes së…

Read More

Poezi nga: Amrita Pritam Përktheu: Anton PaplekaUnë do të vij prapë tek ti Ku? Si? Nuk e di fare Ndoshta si një vegim i imagjinatës sate Do të vendosem te tabloja jote Mbase si një vijë e mistershme në tablo E heshtur, unë do të të shoh.Ndoshta si një rreze dielli Do të shkrihem te ngjyrat e tua Dhe e bashkuar me ato ngjyra Do ta pikturoj tablonë tënde. Si? Ku? Nuk e di fare. Por unë do të vij tek ti.Në mos po, unë do të bëhem një gurrë Dhe si një ujëvarë Do ta përkëdhel trupin tënd me…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.51 euro për litër.Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. /Telegrafi/

Read More

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për veprën penale “Dhumin”.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 28 korrik 2026.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Aktori që luajti një nga gjigantët në filmin e Christopher Nolan, “The Odyssey”, Lloyd Ejimbe, ka prekur ndjekësit me një histori të veçantë pasi e fejuara e tij i organizoi një premierë surprizë, pasi çifti nuk mori ftesë për premierën zyrtare të filmit.Nneka Muotto përgatiti bileta të personalizuara me foton e Lloyd nga filmi dhe e çoi në kinema në O2 Arena në Londër për ta parë filmin. Në fund të shfaqjes, ajo iu drejtua publikut duke thënë se i fejuari i saj ishte një nga gjigantët në film, gjë që u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e Tregut të Veturave dhe Poligonit për Auto-Shkolla, dy projekte që synojnë rregullimin dhe modernizimin e një sektori që për vite ka funksionuar pa infrastrukturë të përshtatshme.Sipas njoftimit, këto investime do të sjellin më shumë rend, siguri dhe standarde më të larta, duke krijuar kushte më të mira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset që operojnë në këtë fushë.Projekti për Tregun e Veturave dhe Poligonin për Auto-Shkolla pritet të ndikojë në organizimin më efikas të aktiviteteve, përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e…

Read More

Të jesh i pranishëm në treg nuk mjafton. Për të tërhequr klientë të rinj dhe për të forcuar pozicionin e biznesit, mesazhi juaj duhet të shfaqet në kanalet që audienca i ndjek dhe u beson.Përmes reklamimit në Telegrafi Zvicër, Plan B u mundëson bizneseve shqiptare të prezantojnë produktet, shërbimet dhe ofertat e tyre drejtpërdrejt para komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër.Çdo fushatë përshtatet sipas objektivave të biznesit, audiencës që synon të arrijë dhe mesazhit që dëshiron të komunikojë. Nga artikujt promovues dhe videot, deri te bannerët digjitalë dhe formatet e personalizuara, Plan B kujdeset që prezantimi i biznesit të jetë…

Read More