BeerFest Kosova 2026 vjen më 2, 3 dhe 4 tetor, me një koncept të ri dhe një program të pasur që sjell më shumë muzikë, argëtim dhe eksperienca për publikun.
Ky edicion do të mbahet në AMC Hall Parking, Prishtinë, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm për festivalin. Hapësira e re do të krijojë një ambient festiv të përshtatur për muzikën live, birrën dhe aktivitetet e ndryshme që do të zhvillohen gjatë tri netëve.
- Lokacion i ri dhe orar i zgjatur
Një nga risitë kryesore të BeerFest Kosova 2026 është lokacioni i ri në AMC Hall Parking, ndërsa këtë vit festivali do të ketë edhe orar të zgjatur, nga 18:00 deri në 02:00 pas mesnate. Kjo do të thotë më shumë kohë për muzikë, argëtim dhe atmosferë festive gjatë secilës prej tri netëve.
- Tri net, tri zhanre muzikore
BeerFest 2026 sjell një koncept të ri muzikor, ku secila natë do të ketë identitetin e saj:
2 tetor – Rock Night – Nata e parë do t’i kushtohet muzikës rock.
3 tetor – Hip-Hop dhe R&B Night – Nata e dytë sjell ritmet e hip-hop dhe rap.
4 tetor – Popullore Night – Nata e tretë do të sjellë muzikë popullore dhe atmosferë festive.
Në skenën e BeerFest do të performojnë këngëtarë dhe artistë të mirënjohur, ndërsa line-up-i zyrtar do të publikohet së shpejti.
- Rreth 15 lloje birrash vendore dhe ndërkombëtare
BeerFest Kosova 2026 do të sjellë rreth 15 lloje birrash, vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar një përzgjedhje të larmishme për vizitorët dhe adhuruesit e festivalit.
Përveç muzikës, BeerFest do të ketë edhe aktivitete interaktive, lojëra dhe shpërblime që do ta bëjnë përvojën e vizitorëve më argëtuese gjatë gjithë festivalit.
Nga sfidat dhe lojërat festive deri te aktivizimet e ndryshme të brendeve, publiku do të ketë mundësi të jetë pjesë aktive e atmosferës së BeerFest.
- Vetëm 10 euro për të tri netët!
Një nga lajmet më të mira për publikun është çmimi i biletës: vetëm 10 euro për të tri netët e BeerFest Kosova 2026 në fazën e hershme (numri eshte i limituar) Biletat mund të blihen përmes platformës së shitjes së biletave të festivalit RAVE