Author: korrektpress

Paralajmërimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për zgjedhje të reja në pranverë, në rast të bllokimit të zgjedhjes së presidentit, po interpretohen nga analistët politikë si një strategji presioni ndaj opozitës dhe jo si një synim real për ta çuar vendin sërish në zgjedhje.Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në një deklaratë për Telegrafin, thotë se deklaratat e Kurtit duhet interpretuar në funksion të balancave parlamentare dhe interesave politike aktuale.“Paralajmërimet e Kurtit për zgjedhje të tjera në pranverë, në rast se bllokohet zgjedhja e presidentit, duhet interpretuar më shumë si një strategji politike dhe…

Read More

Në ditën e parë të punës për këtë vit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke i kthyer premtimet në veprime konkrete.Sipas Ramosajt, vendimet përfshijnë: Subvencion prej 500 euro për çdo person që përballet me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira; Subvencion prej 300 euro për çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për kontributin e tyre në familje dhe shoqëri. Kryetari Ramosaj theksoi se këto vendime janë dëshmi e përkushtimit të komunës ndaj politikave sociale dhe e mbajtjes së…

Read More

Mesfushori defensiv 25-vjeçar vjen nga Kluzh dhe pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe cilësinë në repartin e mesfushës së kuqezinjve, njofton Telegrafi.Mesfushori defensiv Drilon Islami është zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka realizuar një nga transferimet më të spikatura të afatit kalimtar dimëror, duke siguruar shërbimet e futbollistit 25-vjeçar.Islami së fundmi ishte pjesë e ekipit rumun Kluzh, ndërsa deri pak kohë më parë ishte shumë pranë një transferimi te kampioni i Kosovës, Ballkani. Megjithatë, marrëveshja mes palëve nuk u finalizua, pasi nuk u arrit një akord përfundimtar.Pas dështimit të këtij transferimi, Shkëndija reagoi menjëherë duke…

Read More

Drejtuesit e Real Madridit nuk kanë ndërmend të përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar të dimrit.Pavarësisht se ekipi ndodhet katër pikë larg Barcelonës në renditjen e La Ligës dhe ka shfaqur një formë të paqëndrueshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, klubi madrilen nuk planifikon afrime të reja në muajin janar.Sipas gazetarit Mario Cortegana, vendimi bazohet në tre arsye kryesore. Së pari, drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për të konkurruar për të gjithë trofetë. Si shembull përmendet reparti i mesfushës, ku pavarësisht zërave për nevojën e një mesfushori kreativ, klubi vlerëson se…

Read More

Manchester City barazoi 1:1 ndaj Chelsea në xhiron e 20-të të Ligës Premier, por trajneri Pep Guardiola është më shumë i shqetësuar për situatën e lëndimeve sesa për rezultatin.Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë në minutën e 51-të dhe u nxor jashtë fushës mbi supet e fizioterapistit dhe lojtarit rival, Reece James. Guardiola paralajmëroi se Gvardiol mund të mungojë për disa javë, duke pritur rezultatet e ekzaminimeve zyrtare mjekësore.“Gvardiol nuk duket mirë, mendoj se do të duhet të pushojë për disa javë, por le të presim ekzaminimet zyrtare mjekësore”, tha Guardiola. Edhe mbrojtësi tjetër Ruben Dias…

Read More

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në ditën e parë të punës për këtë vit ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke vënë në zbatim premtime të dhëna për mandatin e ri.Sipas Ramosajt, komuna do të subvencionojë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si formë mbështetjeje morale dhe financiare gjatë periudhave të vështira.Po ashtu, është marrë vendim që çdo nënë lehonë të përfitojë subvencion prej 300 eurosh për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për rolin dhe sakrificën e tyre në familje dhe shoqëri.“Këto…

Read More

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ftoi qeverinë amerikane të bashkëpunojë në një axhendë bashkëpunimi, në një deklaratë në mediat sociale që pati një ton pajtues pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-të.Ajo tha se Venezuela “aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme” dhe se donte t’i jepte përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve të ekuilibruara dhe respektuese me Shtetet e Bashkuara.”Një mesazh nga Venezuela për botën dhe për Shtetet e Bashkuara: Venezuela riafirmon angazhimin e saj për paqe dhe bashkëjetesë paqësore. Vendi ynë aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme, në një mjedis respekti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne besojmë…

Read More

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rregullave evropiane dhe qasjes së bazuar në meritë ndaj zgjerimit, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Drafti i Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është hartuar në maqedonisht dhe anglisht nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në konsultim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian. Dokumenti përmban masa, afate dhe institucione kompetente të përcaktuara qartë dhe është plotësisht në përputhje me standardet më të larta evropiane”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke ndjekur pikëpamjet e kolegëve të…

Read More

Mesditën e së hënës, një objekt është përfshirë nga zjarri në zonën pranë stadiumit në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat janë duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura.Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Zjarrfikësve për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/

Read More

Owen Cooper, 16-vjeçar, shkëlqen si aktori më i ri ndonjëherë që fiton një çmim Critics Choice, duke ndarë skenën me Timothee Chalamet dhe Jacob Elordi, dhe duke marrë një përqafim nga Stephen Graham.Aktori i ri nga Warrington arriti të bëhet ylli i serialit të Stephen Graham, “Adolescence”, që ka mesatarisht rreth 45 milionë shikime në muaj. Cooper u shpall aktori më i ri fitues i një Critics Choice, duke e vërtetuar edhe një herë talentin e tij pas fitores në Emmy në vitin 2025. Gjatë ceremonisë, Owen u përqafoi nga kolegët e tij Elordi dhe Graham, ndërsa Chalamet dhe Kylie…

Read More