Author: korrektpress

Trainkos njofton udhëtarët se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në kilometrin 51/200, e cila ka dëmtuar binarin hekurudhor. Si pasojë, treni në relacionin Klinë – Prishtinë nuk ka mundur të qarkullojë.“Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj, ndërsa i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit të Lëvizjes së trenave”, thuhet në njoftimin e Trainkos në Facebook.Po ashtu, kompania njofton se treni Pejë – Prishtinë do të rikthehet në orarin e rregullt të qarkullimit nga data 6 janar 2026.Trainkos apelon te udhëtarët…

Read More

Shteti ka arkëtuar mbi tre milionë euro vetëm për vitin 2020 nga persona që kanë punuar jashtë vendit ose për kompani të huaja nga vendi, e që nuk kanë deklaruar tatim për atë vit. Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, thotë se janë përgatitur urdhëresa për 6.600 qytetarë, prej të cilëve 2.200 i kanë dorëzuar përllogaritjet ndërsa 4.400 kanë marrë ftesa.“Sa i përket tatimit të këtyre mbi 11 mijë qytetarëve, deri më tani është përcaktuar tatim për 6.600 qytetarë për vitin 2020, që do të thotë se për të tjerët është konstatuar se të ardhurat nuk i nënshtrohen tatimit. Nga këta…

Read More

Juventusi ka kontaktuar zyrtarisht për një rikthim të mundshëm të Federico Chiesas gjatë afatit kalimtar së janarit, sipas raportimeve të fundit.Gjigantët e Serie A janë të vendosur të përforcojnë repartin ofensiv këtë muaj dhe e shohin Chiesan si një përforcim me vlerë të madhe për skuadrën e tyre, veçanërisht në krahët e sulmit. Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme do të varet nga gatishmëria e Liverpoolit për të negociuar, si dhe nga vetë vendimi i lojtarit.Burime pranë situatës bëjnë të ditur se bisedimet ndodhen ende në një fazë fillestare dhe aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje konkrete. Pavarësisht kësaj, Juventusi vazhdon ta…

Read More

Në Critics Choice Awards 2026, momenti më i komentuar i mbrëmjes ndodhi kur Timothee Chalamet u shpall Aktori më i Mirë për rolin e tij në “Marty Supreme” dhe shpërtheu në lot duke i shprehur dashurinë Kylie Jenner.Në të njëjtën kohë, fytyra e ftohtë dhe serioze e Michael B. Jordanit tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet virale të natës. Kontrasti mes emocioneve të Chalamet dhe reagimit të Jordan u bë menjëherë objekt memesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Chalamet e mbylli fjalimin duke thënë: “Dhe së fundmi, faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Faleminderit…

Read More

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është: Kushtrim Beqiraj, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë.Policia bën thirrje: “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe gjetjen e tij, ju lutemi kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën info@kosovopolice.com”.Autoritetet vlerësojnë çdo informacion të dhënë dhe sigurojnë konfidencialitet për personat që ofrojnë ndihmë, duke…

Read More

KRU Gjakova ka njoftuar qytetarët për vështirësitë e shkaktuara nga reshjet e fundit dhe rrjedhja e ujërave atmosferikë dhe të ndotura, të cilat kanë krijuar probleme në disa objekte në qytet.Sipas kompanisë, shumica e defekteve lidhen me podrumet që janë ndërtuar nën nivelin e lejuar të kanalizimit, në kundërshtim me rregullat teknike, dhe për këtë arsye rregullimi i tyre mbetet përgjegjësi e pronarëve.“Kompania jonë nuk mund të ndërhyjë në këto raste, por po bën maksimumin e mundshëm për të menaxhuar situatën. Aktualisht, dy ekipe tona janë duke punuar në terren për të adresuar problematikat e tjera”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.Vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet…

Read More

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me Drejtoreshën e të Ardhurave Publike, Elena Petrova, njoftuan sot fillimin e zbatimit të sistemit të faturës elektronike, duke e vlerësuar atë si një reformë të rëndësishme në financat publike dhe një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale.”Lufta kundër ekonomisë informale, pra formalizimi i saj, është një prioritet i Qeverisë dhe pjesë e programit katërvjeçar. Vlerësimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian tregojnë se ekonomia informale në vend arrin në rreth 30 përqind të BPV-së, që është mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Prandaj, na duhet një qasje sistemike, me masa që…

Read More

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se studentët që aplikojnë për bursa mund të sigurojnë dokumentacionin nga gjendja civile edhe përmes platformës e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.Ky mundësi lehtëson dhe përshpejton procesin e pajisjes me dokumente, duke shmangur pritjet, veçanërisht gjatë afateve të aplikimit për bursa.Po ashtu, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se afati për aplikim për bursa është shtyrë deri më 12 janar 2026, duke u ofruar studentëve më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.Studentët mund të përdorin platformën e-Kosova për të kërkuar dokumentet e nevojshme dhe për të përfituar nga procedura…

Read More

Autoritetet amerikane kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për transferimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro drejt një gjykate federale në Nju Jork. Ai u nxor nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn dhe u shoqërua nga agjentë të DEA-s nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Rrugët përgjatë itinerarit drejt Gjykatës Federale Daniel Patrick Moynihan në Manhattan u mbyllën për publikun.BREAKING: Nicolás Maduro surrounded by heavy security as he is transported to New York City court ahead of his arraignment. pic.twitter.com/2EqrMrNKxe— Fox News (@FoxNews) January 5, 2026 Sipas autoriteteve, qëllimi ishte të shmangej çdo kontakt i Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…

Read More