KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork

Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork

Autoritetet amerikane kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për transferimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro drejt një gjykate federale në Nju Jork.

Ai u nxor nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn dhe u shoqërua nga agjentë të DEA-s nën masa të jashtëzakonshme sigurie.

Rrugët përgjatë itinerarit drejt Gjykatës Federale Daniel Patrick Moynihan në Manhattan u mbyllën për publikun.

Sipas autoriteteve, qëllimi ishte të shmangej çdo kontakt i Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, me qytetarët.

Transferimi u krye me automjet dhe më pas me helikopter mbi Manhattan.

Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeçe, pritet të dalin para gjykatës këtë pasdite.

Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se ai përballet me akuza të rënda penale.

Akuzat përfshijnë komplot për narkoterrorizëm, import kokaine dhe posedim armësh të rënda kundër Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.