- Zbulohet ëndrra që e shohim më shpesh – mesazhi i saj mund t’ju habisë
- Kur kilometrat bëhen shpresë: Historia e Arbert Lubeniqit
- Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4
- Ludo Lee përfundon i treti në finalen e Big Brother VIP Kosova 4
- Klodi renditet i katërti në finalen e madhe të BBVK 4
- Hygerta Sako – e pesta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4
- Fjolla Morina rikthehet me performancë në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4
- Teksa paralalelisht po zhvillohej finalja e BBVK 4, Edi dhe Labi hyjnë ‘live’ në TikTok duke bojktuar mbrëmjen finale
Author: korrektpress
Ousmane Dembele po kalon një nga momentet më delikate që nga transferimi i tij te Paris Saint-Germain. Klubi ka nisur kontaktet për rinovimin e kontratës, por ka qenë i qartë: nuk do të pranojë kërkesa financiare jashtë parametrave të tregut. PSG synon ta bëjë francezin lojtarin kryesor të projektit, por pa cenuar ekuilibrin ekonomik.Bisedimet janë ende në fazë fillestare dhe të dyja palët shfaqin gatishmëri për marrëveshje. Megjithatë, aspekti financiar pritet të jetë pengesa kryesore. Drejtuesit parisienë nuk duan të përsërisin gabimet e së kaluarës dhe kanë vendosur një vijë të kuqe të qartë sa i përket pagave dhe bonuseve.Modeli…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut.Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa më pas janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke kaluar kufirin e shoqërisë që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë.Të dy janë fytyra të njohura për publikun, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit Për’Puthen në Top Channel. Gjatë asaj eksperience, Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie e cila përfundoi dhe, sipas deklaratave të saj, shkak për ndarjen u bë Ina. View this post on…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit përfaqësues të American Hotel & Lodging Educational Institute dhe të Unionit të Turizmit të Kosovës, me të cilët ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të sektorit të turizmit dhe mikpritjes.Rama theksoi se avancimi i këtij sektori kërkon partneritete të qëndrueshme dhe përmbushje të standardeve bashkëkohore evropiane, duke vënë në qendër cilësinë e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kryeqytet.“Zhvillimi i turizmit dhe mikpritjes kërkon partneritete të forta dhe standarde të larta”, ka deklaruar Rama. Marrëveshje historike në turizmin e Kosovës, nënshkruhet bashkëpunimi me AHLEI Sipas tij,…
Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftojnë këtë mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.Nga atje thonë se ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe me mekanizmat dhe mjetet e tyre po vazhdojnë pastrimin e borës.”Në bashkëpunim me NP “Rrugët Shtetërore” dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve…
Sot janë bërë 28 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.Ishte 22 janari i vitit 1998 kur nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë (Skenderaj), kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve për t’i sulmuar. E sot, 28 vjet pas, Bekim Hamëz Jashari ka publikuar një video në Facebook, ku flet Shaban Murat Jashari, i cili tregon për këtë sulm të forcave serbe. Po në këtë video, flet Hamëz Jashari i cili thotë se “kurrë nuk do ta lëshojmë vendin, do të përgjigjemi me aq sa kemi mundësi”.…
Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, kanë shënuar rezultate të larta pune gjatë vitit 2025.Sipas të dhënave të institucionit, gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 425 ndërhyrje kirurgjikale në fushën e ORL-së, ndërsa janë ofruar edhe rreth 10 mijë e 600 vizita ambulantore për pacientët.Këto shërbime janë realizuar me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentareve dhe infermierëve, të cilët kanë kontribuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm dhe cilësor.Nga spitali vlerësohet angazhimi profesional i mjekëve dhe stafit mbështetës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit…
Pas një operacioni të suksesshëm ushtarak në Venezuelë në fillim të këtij muaji, Donald Trump i inkurajuar filloi të përshkallëzonte retorikën mbi Grenlandën, shkruan BBC.Ditë pas dite, bota u përball me pretendime pronësie, kërcënime për veprime ushtarake dhe tarifa kundër aleatëve tradicionalë në Evropë.Tani, në një re tymi të dukshme, gjithçka mund të jetë zhdukur, transmeton Telegrafi.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duket se e ka bindur presidentin të ulë nivelin e tij të rrezikshëm.Javën e kaluar gjatë një vizite në Uashington nga ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës, gjithçka përfundoi me një marrëveshje për një “grup pune”…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.Takimi i Trumpit me Zelenskyn është planifikuar të zhvillohet pas një eventi të Bordit të Paqes në Gaza në Davos dhe vjen pas takimeve dypalëshe të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqësit e Polonisë, Belgjikës dhe Egjiptit.Takimi i presidentit vjen në mes të një ngecjeje të dukshme në negociata, shkruan Politico.Rusia ka vazhduar të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa e dronë.Energjia elektrike në Kiev është e paqëndrueshme dhe me këtë dimër që…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini nga Peja u ka bërë thirrje konsumatorëve që, në prag të rënies së temperaturave gjatë sezonit dimëror, të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen dhe izolimin e ujëmatësve dhe instalimeve të ujit.Sipas njoftimit të kompanisë, tubacionet dhe instalimet brenda pronave private, përfshirë edhe ujëmatësit, mund të ngrihen nëse janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj temperaturave të ulëta. Për këtë arsye, konsumatorëve u rekomandohet që të ndërmarrin masa parandaluese në kohë.Hidrodrini këshillon që në ndërtesat kolektive, përkatësisht në pusetat me ujëmatësin kryesor, si dhe në shtëpitë private, ujëmatësit të izolohen në mënyrë adekuate për të shmangur ngrirjen.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari