Author: korrektpress

Donald Trump ka thyer heshtjen për planin kontrovers të Gianni Infantinos për të shitur aksione në një kompani që mund të menaxhojë Kupën e Botës.Infantino është përballur me kritika të mëdha pas propozimit për krijimin e FIFA Forward Enterprise (FFE), një kompani që do të merrej me menaxhimin e garave të FIFA-s. Pjesa më e debatueshme e këtij plani është ideja për t’u shitur 20 për qind e aksioneve investitorëve privatë.Kompania amerikane Thrive Capital, e themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i dhëndrit të Trumpit, është përmendur si investitori kryesor i mundshëm në këtë projekt.Presidenti i FIFA-s tentoi të bindte 211…

Read More

Një kërcënim i ri terrorist ka alarmuar organet e sigurisë në veri të Kosovës. Organizata “Severna Brigada”, e shpallur zyrtarisht terroriste nga Qeveria, ka përdorur rrjetet sociale për të kërcënuar drejtpërdrejt me jetë zyrtarët institucionalë në Zubin Potok. Policia e Kosovës e ka klasifikuar menjëherë rastin si vepër penale terroriste, duke angazhuar njësitë e specializuara për ta gjurmuar origjinën e mesazheve.Ky zhvillim rikthen në skenë strukturat ilegale që sfidojnë hapur autoritetin shtetëror dhe rendin kushtetues në komunat veriore, shkruan RTK.Ajo që dikur bëhej përmes barrikadave, armëve dhe sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Policisë së Kosovës, sot po tentohet të mbahet gjallë…

Read More

Sulmuesi shqiptar Olti Hyseni ka kompletuar një transferim të rëndësishëm në futbollin danez, duke iu bashkuar Brondbyt me një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2031.Kalimi i 18-vjeçarit te një nga klubet më të njohura në Danimarkë shënon një moment historik edhe për ish-klubin e tij, Sonderjyske.Transferimi i Hysenit është realizuar për 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e Sonderjyske.Sulmuesi shqiptar aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit dhe konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit danez, falë paraqitjeve të tij në sezonet e fundit. Hyseni, i cili ka…

Read More

Komuna e Malishevës ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Lumishtë–Drenoc, pjesë e rrugës Kijevë–Malishevë, për shkak të punimeve të asfaltimit.Sipas njoftimit, qarkullimi do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në orën 11:00.Komuna u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kjo masë e përkohshme po zbatohet në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.Komuna e Malishevës ka apeluar që…

Read More

Boksieri shqiptar Dennis Buzukja, ka dhënë një mesazh të fuqishëm para paraqitjes së tij në eventin e UFC-së në Serbi, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti dhe krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë.Buzukja ka bërë të ditur se kjo do të jetë hera e parë që një event i UFC-së zhvillohet në Serbi, ndërsa ai do të jetë njëri prej sportistëve që do të mbajë flamurin shqiptar në këtë skenë të madhe.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai iu drejtua tifozëve shqiptarë dhe gjithë Ballkanit, duke kërkuar mbështetje dhe duke përcjellë mesazh uniteti e respekti sportiv.“Beograd, ju përshëndes. Shqipëri dhe…

Read More

Modelja franceze Thylane Blondeau dhe DJ Ben Attal mbajtën një ceremoni të dytë martesore në Chateau Diter në jug të Francës, pasi u martuan civilisht në Paris muajin e kaluar.Ajo veshi një fustan nusërie me dantellë nga Miu Miu dhe postoi foto nga ceremonia në Instagram. Ajo shkroi bashkë me postimin: “Fustani i nusërisë së ëndrrave të mia. I punuar me porosi. Aty ku fillon përjetësia.”Ajo shtoi se donte që dasma të ishte e thjeshtë, delikate, moderne dhe e përjetshme, dhe se Evelyn Elayani ishte përgjegjëse për organizimin. Gjatë mbrëmjes, ajo veshi një fustan mëndafshi me një pelerinë, me të…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë u regjistrua sonte në Napoli.Epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën e supervullkanit Phlegraean Fields dhe thellësia fokale vlerësohet në 4 kilometra. Sipas mediave italiane, tërmeti ishte më i forti në 40 vitet e fundit.Energjia elektrike u ndërpre në shumë lagje të Napolit dhe shumë njerëz dolën në rrugë. Janë regjistruar dëme materiale, me një mur që është shembur përgjatë vijës hekurudhore dhe një pjesë të një kodre në zonën e Pozzuolit. /Telegrafi/

Read More

Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.Sipas njoftimit të spitalit, fëmija u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencë nga ekipi i Urgjencës së Qytetit.”Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana. Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku dhe tekniku i anestezionit, Musa Kurti”, thuhet mes tjerash në njoftim.Pas stabilizimit…

Read More

Parashikimet meteorologjike, të cilat paralajmërojnë temperatura të ardhshme mbi 40°C në vend, mobilizojnë shtesë shërbimet kundër zjarrit dhe institucionet. 40 drejtues dhe operatorë me automjete speciale të ritrajnuara BTR-80 dhe Pinzgauer, shfaqën karakteristikat e tyre manovruese dhe mundësitë e Drejtorisë për Mbrotje dhe Shpëtim.”2.000 deri në 3.000 persona do të përbëjnë një ekip zjarri të Drejtoria. Ata janë të destinuar të ndihmojnë aty ku është më kritike. Këtë pranverë Drejtoria kreu prokurimin e 1.000 çantave të pompave të ujit më moderne, pra çantave të ujit me pompa të jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat janë shpërndarë në të gjitha njësitë territoriale…

Read More

Protesta e Tiranës mbështet tubimet e qytetarëve nëpër rrethe, që kundërshtojnë ndarjen e re territoriale.Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” iu bë thirrje qytetarëve në mbarë vendin që të bashkohen në protestë.Në ditën e 62 të protestës, organizatorët ju përgjigjën kryeministrit Edi Rama për “Besën”.Po ashtu në bulevard u shfaq edhe një banderolë e studentëve me mbishkrimin “Studentët protestojnë”, shoqëruar me disa letra.Kërkesa kryesore e protestës së sheshit mbetet vetëm një: dorëheqja e gjithë klasës politike.Protesta e 62 u mbyll me marshimin në rrugët e Tiranës dhe thirrjen për t’u bashkuar të shtunën e 1 gushtit në tubimin kombëtar. /tch/

Read More