Author: korrektpress

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë duke qëndruar sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me të cilin nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.Kjo u konfirmua për Telegrafin nga Yuliya Matsyk, zyrtare shtypi për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, fqinjësinë dhe zgjerimin. “Mund të konfirmojmë se EUSR Sorensen po organizon sot në Bruksel një takim të rregullt të Kryenegociatorëve mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më shumë informacion mund të ndahet pas takimit”, tha Matsyk.Ndërkaq, këto takime zakonisht zhvillohen së pari…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos, për shkak se kishte zgjedhur të mikpriste në Shqipëri vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.“Ishte përpara një zgjedhjeje, t’i përgjigjesha ftesës së babait, apo të mikprisja vajzën. Dhe unë zgjodha vajzën”, u tha Trump deputetëve të opozitës, raporton A2cnn. Ndryshe, sot në Davos presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë tjerë nënshkruan themelimin e Bordit të Paqes.

Read More

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili ishte çelësi i ndërmjetësimit të planit të paqes për Gazën, ka dhënë detaje në Davos.Ai zbuloi një “master plan” për të ardhmen e Gazës, me hartën e mëposhtme që shfaqet, transmeton Telegrafi.Do të kryhet në faza, tha ai, duke përfshirë strehimin e fuqisë punëtore, punësimin 100% dhe “mundësi për të gjithë”.”Njerëzit na pyesin se cili është plani ynë B. Ne nuk kemi një plan B, ne kemi një plan. Ne nënshkruam një marrëveshje. Ne të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë atë marrëveshje të funksionojë”, theksoi Kushner. “Ekziston një master plan. Ne…

Read More

Në 28 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen Jashari nga forcat serbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se filmimet e shumta dhe fotografitë e mediave të bëra në Prekaz pas këtij sulmi, shërbejnë si dëshmi edhe sot për atë se çfarë ngjau më 22 janar 1998.Kurti në një postim në Facebook shkruan se historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar pikërisht nga njerëz kurajoz dhe familje të tilla sikur familja e Shaban Jasharit, që me aq vendosmëri dhe vetëdije u flijuan për liri.Lexoni të plotë postimin:Në 28 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen JashariÇdo 22 janar, e…

Read More

Me më shumë se 2.7 milionë njësi të shitura që nga lansimi i tij në vitin 2008, XC60 është tashmë modeli më i shitur i Volvo-s ndonjëherë.Ardhja e një homologu elektrik vjen në një kohë kur shitjet e automjeteve elektrike të kompanisë kanë pësuar një pengesë të madhe, transmeton Telegrafi. Në vitin 2025, kërkesa për automjete pa motorë me djegie ra me 13 përqind. Marka në pronësi të Geely po i mbështet shpresat e saj te EX60 për të ndryshuar gjërat.Edhe pse emri i njohur mund të sugjerojë që EX60 lidhet me XC60 me benzinë, i cili ka pasur një…

Read More

Liri Prizren ka sjellë në treg produktin e ri BIX Croissant, një zgjedhje e re dhe praktike për ata që kërkojnë diçka të shijshme, të butë dhe të lehtë për t’u konsumuar në çdo moment të ditës.I pjekur butë dhe i mbushur me krem të pasur, BIX Croissant vjen si një snack ideal për fëmijë, nxënës dhe familje, veçanërisht për ditët e shkollës, kur nevojitet diçka e shpejtë dhe e shijshme për t’u marrë me vete.Tre shije, një ide e thjeshtëProdukti i ri prezantohet në disa variante:Croissant me çokollatë,Croissant Double me çokollatë dhe vanilje,Croissant Double me vanilje dhe qershi.Kombinimi i…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos. Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë. Por, çka është Bordi i Paqes?Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e…

Read More

Superkompjuteri i Opta nuk parashikon vetëm favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, por gjithashtu llogarit raund pas raundi rrugën e mundshme të secilës skuadër. Renditja aktuale tregon nuanca të rëndësishme në lidhje me performancën e ekipeve deri tani.Arsenali mbetet skuadra më e besueshme në këtë garë, me 100 për qind shanse për të arritur në raundin e 16-tave dhe 84.6% për të shkuar në çerekfinale. Këto statistika shpjegojnë pse Opta u jep atyre 49% shanse për finale dhe mbi 30% për të fituar titullin. Bayern Munich i ndjek nga afër, gjithashtu me 100% probabilitet për raundin e 16-tave dhe…

Read More

Komuna e Mitrovicës ka siguruar mbi 2 milionë euro për implementimin e Projektit të Banimit Social Adekuat, që synon ndërtimin e njësive të reja të banimit social, renovimin e objekteve ekzistuese dhe përmirësimin e kushteve për familjet në nevojë.Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, së bashku me udhëheqësen e Njësitit të Implementimit të Projektit, Sebahate Tahiri, pritën përfaqësuesit e Njësitit për Menaxhimin e Projektit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet e cenueshme dhe për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Mitrovicën e Jugut”,…

Read More

Kreu i sapozgjedhur i prokurorisë së Shkupit, Anel Fidoski, bëri sot betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë.Ai u zgjodh në krye të prokurorisë më të madhe në vend disa ditë më parë, me mbështetjen e 7 anëtarëve të Këshillit.”Para së gjithash, dua të falënderoj anëtarët e Këshillit që më mbështetën. Është një nder për mua të mbaj këtë pozicion, por në të njëjtën kohë është përgjegjësi e madhe, sepse do të drejtoj një prokurori që është më e madhja, e cila ka numrin më të madh të çështjeve dhe prokurorëve. Sa i përket kompleksitetit të çështjeve, është prokuroria…

Read More