Author: korrektpress

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit pamje dhe video nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, që po mbahet në Bërnicë të Prishtinës.Duke publikuar momente nga atmosfera e festivalit, artistja nga Kosova ka shprehur emocionet e saj për këtë përjetim.”Dita e dytë në Sunny Hill Festival – nga EsDeeKid, Lewis Capaldi, Gjin dhe Pawsa… çfarë përjetimi plot emocione. Dhe s’dua që kjo të mbarojë kurrë”. Foto: InstagramNata e dytë e festivalit solli në skenë disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare. Performanca kryesore e mbrëmjes ishte ajo e Lewis Capaldit, i…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në autostradën „Nënë Tereza“, në afërsi të pikës pagesore të Glumovës, në drejtim nga Tetova për në Shkup.Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në orën 20:20, me ç’rast në një përplasje zinxhirore kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh dhe dy motoçikleta.Sipas njohurive të para, në aksident kanë marrë pjesë një veturë e llojit „Mercedes“ me targa të Tetovës, e drejtuar nga 35-vjeçari N.A. nga fshati Poroj, një motoçikletë „Ducati“ me targa të Shkupit që e drejtonte 45-vjeçari D.A. nga Shkupi, si dhe një motoçikletë „Honda“ po…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ka kundërshtuar hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër, duke argumentuar se një vendim i tillë nuk mbështetet në kriteret e përcaktuara nga Konventa Konsullore e Vjenës e vitit 1963 dhe se nuk mund të justifikohet me parimin e reciprocitetit.Në një koment publik, Fevziu tha se marrëveshja e përfolur për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk përbën reciprocitet real.Sipas tij, Konventa e Vjenës parashikon disa rrethana që justifikojnë hapjen e një konsullate, si prania e një komuniteti të madh të shtetasve të vendit përkatës, interesa…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripostuar një imazh në Truth Social ku Venezuela shfaqet si shteti i 51-të i SHBA-së. Postimi tregon një hartë të veriut të Amerikës së Jugut, ku territori i Venezuelës është shënuar me ngjyrat e flamurit amerikan. Sipër hartës është shkruar “Shteti i 51-të”.Njoftimi vjen muaj pasi Trump tashmë kishte sugjeruar publikisht se Venezuela mund të bëhej pjesë e SHBA-së. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ai ka publikuar harta të tilla.Trump ka publikuar më parë imazhe të modifikuara të lidhura me ambiciet territoriale të SHBA-së. Në janar, ai ndau një fotografi në…

Read More

Mjafton ta vendosni në tre pika strategjike për të arritur një rezultat krejt ndrysheKur bëhet fjalë për korrektorin, më pak do të thotë më shumë. Nëse e teproni me sasinë ose e aplikoni në vendin e gabuar, mund të arrini efektin e kundërt nga ai që dëshironi.Ky rregull është veçanërisht i rëndësishëm për zonën poshtë syve, ku lëkura është më e hollë dhe korrektori mund të grumbullohet lehtësisht në vijat e imëta, duke i bërë rrudhat më të dukshme.Pikërisht për këtë ka folur edhe grimerja e njohur Kate Talbert, e cila në një video të publikuar në Instagram zbuloi gabimin…

Read More

Fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit veror po shoqërohet me rritje të ndjeshme të çmimeve në qytetet bregdetare të Shqipërisë, ndërsa banorët e Vlorës thonë se këtë verë po përballen me një kosto shumë më të lartë të jetesës.Sipas qytetarëve, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, në disa raste pothuajse janë dyfishuar, ndërsa më të shtrenjta janë bërë edhe shërbimet e ndryshme.Banorët shprehen se me pagat dhe pensionet aktuale e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet e përditshme, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të monitoruar dhe kontrolluar rritjen e çmimeve.Ata theksojnë se shtrenjtimi…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në rrjetet sociale për Sunny Hill Festival, i cili po zhvillohet në Bërnicë dhe sonte (2 gusht) mbyll edicionin me natën e tretë dhe të fundit.Rama ka rikujtuar debatet dhe kundërshtimet që festivali kishte hasur disa vite më parë, duke kritikuar ata që, sipas tij, kishin tentuar ta pengonin organizimin e tij.“Për këtë Sunny Hill, para 4 vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn”.”Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar Rama ndër tjerash.Sunny Hill Festival këtë vit…

Read More

Në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999, në Rashkë të Serbisë është zbuluar një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.Kjo njësi ushtarake prej vitesh përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur.Në ceremoninë e organizuar në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i kësaj brigade, Lubisha Dikoviq.Gjatë ceremonisë, Brigada e…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit se do të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit.Administrata Trump kishte dhënë sinjale se sulmet e tjera ishin të afërta, duke përfshirë paralajmërime për qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme që të tregoheshin më të kujdesshëm për shkak të situatës së tensionuar me Iranin.Paralajmërimet përfshinin Bahrejnin, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Libanin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qytetarëve amerikanë u kërkohej të përgatiteshin për mundësi të ndërprerjeve të udhëtimeve për shkak të zhvillimeve të mundshme.Këto zhvillime duket se kanë çuar në vendimin e presidentit amerikan për…

Read More

Dizajni i dritave të pasme në makinat e vjetra të Mercedes-Benz i bënte ato të dalloheshin menjëherë, por forma e tyre karakteristike nuk ishte krijuar vetëm për pamje të veçantë – ajo kishte një funksion shumë më të rëndësishëm.Në automjetet e sotme, dritat e frenimit janë bërë shpesh një element shumë i theksuar i dizajnit të përgjithshëm, ndërsa funksioni i tyre fillestar gradualisht është zhvendosur në plan të dytë.Megjithatë, industria e automobilave nuk ka arritur kurrë një ide aq të zgjuar sa ajo që përdori Mercedes-Benz në vitet ’70. Pikërisht në atë periudhë, kompania filloi të vendoste në automjetet e…

Read More