KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Armand Duka pas suksesit të Shqipërisë: Sonte duhet vetëm të festojmë!

Armand Duka pas suksesit të Shqipërisë: Sonte duhet vetëm të festojmë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë, duke përgëzuar futbollistët dhe stafin teknik për paraqitjet gjatë edicionit të Ligës së Kombeve.

Përmes një mesazhi, Duka e cilësoi këtë edicion si fantastik, duke vlerësuar karakterin, përkushtimin dhe vendosmërinë e lojtarëve kuqezi në çdo ndeshje. Ai veçoi gjithashtu punën e stafit teknik, e cila, sipas tij, ka ndikuar në paraqitjet dhe rezultatet e përmirësuara të Kombëtares, shkruan Indeksonline

Kreu i FSHF-së nuk e la pa përmendur as humbjen në Helsinki, të cilën e konsideroi të pamerituar, ndërsa theksoi se nga kjo skuadër priten të tjera suksese në të ardhmen.

Duka u ndal edhe te arritjet e Shqipërisë në këtë edicion, duke veçuar vendin e parë në grup, sigurimin e kalimit në fazën tjetër dhe ngjitjen në Ligën B të UEFA Nations League.

“Një rekord të ri për Kombëtaren tonë: 15 pikë të grumbulluara dhe plot 12 gola të shënuar në një edicion të Ligës së Kombeve!”, shkroi Duka.

Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti i FSHF-së përcolli një urim për të gjithë shqiptarët, duke theksuar: “Sonte duhet vetëm të festojmë!”./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.