KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juljan Shehu: Shpresojmë të sigurojmë kualifikimin në Europian përmes eliminatoreve

Juljan Shehu: Shpresojmë të sigurojmë kualifikimin në Europian përmes eliminatoreve

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Juljan Shehu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij dhe fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë, në një prononcim për televizionin “Klan”.

Shehu vlerësoi rëndësinë e triumfit për ekipin kuqezi, duke theksuar se Shqipëria ka potencialin dhe cilësinë e nevojshme për të përballuar edhe kundërshtarë më të fortë, shkruan Indeksonline

Mesfushori gjithashtu shprehu dëshirën që Kombëtarja të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian përmes fazës eliminatore, pa pasur nevojë të kalojë nga “play-off”-i.

“Jam shumë i lumtur që performova mirë, por më e rëndësishmja është që ndihmova ekipin për të arritur një rezultat pozitiv. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi potencialin dhe cilësinë e duhur për t’u përballur me ekipe më të forta.

“Shpresoj të arrijmë në Europian përmes eliminatoreve, sepse do të ishte gjëja më e bukur për ne. Nuk do të ishte e vështirë të shkonim në ‘play-off’, por shpresoj që kualifikimin ta sigurojmë përmes eliminatoreve”, deklaroi Shehu.

Ndërkohë, fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë i ka dhënë Shqipërisë edhe një tjetër objektiv të rëndësishëm të përmbushur, sigurimin e kalimit në Ligën B të UEFA Nations League./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.