KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mjellma Luma: 25 fëmijë dhe rreth 12 të rinj janë pjesë e SOS Fshatit

Mjellma Luma: 25 fëmijë dhe rreth 12 të rinj janë pjesë e SOS Fshatit

SOS Fshati aktualisht ka 25 fëmijë nën përkujdesje, ndërsa edhe rreth 12 të rinj të tjerë vazhdojnë të marrin mbështetje përmes programit të gjysmëpavarësimit, i cili synon përgatitjen e tyre për jetë të pavarur.

Përmes këtij programi, të rinjtë që arrijnë moshën madhore nuk mbeten pa përkrahje, por vazhdojnë të mbështeten në një fazë të rëndësishme të jetës së tyre, atë të kalimit drejt pavarësimit të plotë.

Mjellma Luma nga SOS Fshati, në një intervistë për emisionin Expose, ka shpjeguar se programi i gjysmëpavarësimit zgjat tre vjet dhe ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

“Është një program i cili i përkrah të rinjtë të kalojnë drejt pavarësimit të plotë. Është program 3-vjeçar, ku përkrah të rinjtë me punësim, me shkollim, me gjithçka që i duhet një të riu që pas një kohe me qenë i pavarur dhe anëtar i denjë i shoqërisë”, ka deklaruar Luma.

Përmes këtij modeli të përkrahjes, SOS Fshati synon që të rinjtë të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin, të integrohen në tregun e punës dhe të fitojnë aftësitë e nevojshme për ta organizuar jetën në mënyrë të pavarur./GazetaBlic

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.