Author: korrektpress

Paris Saint-Germain po vazhdon të punojë për përforcimin e skuadrës, ndërsa objektivi i radhës është talenti belg i Ajaxit, Mika Godts.Sipas Mundo Deportivo, 21-vjeçari ka arritur tashmë marrëveshje personale me kampionët e Francës dhe ka dhënë pëlqimin për transferimin në “Parc des Princes”. Tashmë mbetet vetëm që PSG dhe Ajax të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit.Klubi holandez dëshiron ta mbajë Godts edhe për një sezon, por është i vetëdijshëm se një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh do ta bënte të vështirë refuzimin e shitjes. Drejtori sportiv i Ajaxit, Jordi Cruyff, deklaroi se klubi dëshiron ta mbajë…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill, duke thënë se partia që sot e promovon festivalin, dikur ishte përpjekur ta pengonte organizimin e tij.Përmes një reagimi publik, Rama tha se pesë vjet më parë Vetëvendosje kishte përdorur të gjitha mjetet politike për të bllokuar projektin dhe kishte hedhur akuza ndaj tij.“Për këtë Sunny Hill, para pesë vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar Rama.Deklarata e tij lidhet…

Read More

DJ britanike, Kim Turnbull, është e ftuar të performojë sonte (2 gusht), në natën e tretë të Sunny Hill Festival në Bërnicë të Prishtinës.Para paraqitjes së saj në festival, Kim ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë nga jeta private. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të një buqete me trëndafila të bardhë, të cilën ia ka dërguar i dashuri i saj Romeo Beckham, djali i legjendës së futbollit David Beckham. Foto: InstagramEdhe pse nuk ndodhet pranë saj, Romeo ka gjetur një mënyrë për ta surprizuar Kim.”Ky njeri gjithmonë do të gjejë një mënyrë, edhe kur…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u kërkuar qytetarëve të mbrojnë grupet më të ndjeshme dhe të njohin shenjat paralajmëruese të rrezikut nga vapa.Përmes një njoftimi, IKShPK ka apeluar që qytetarët të tregojnë kujdes të veçantë ndaj të moshuarve, sidomos atyre që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar.Instituti rekomandon që ata të kontaktohen të paktën një herë në ditë, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.Një tjetër apel i rëndësishëm ka të bëjë…

Read More

MPB ka njoftuar se më 01.08.2026, në orën 12:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.H. (21) nga fshatin Idrizovë, rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak të I.B. (44), se më 31.07.2026, në orën 23:50, në fsh. Idrizovë, V.H. i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor djalit 15-vjeçar të denoncuesit, lidhur me prishjen e mëparshme të rendit dhe të qetësisë publike.Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për kryerje të veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131 të Kodit Penal.

Read More

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic, i cili i bashkohet bardhezinjve me kontratë deri më 30 qershor 2031.Klubi italian njoftoi se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin përfundimtar të sulmuesit anësor 19-vjeçar, duke konfirmuar kështu një nga goditjet më premtuese të afatit kalimtar.Alajbegovic, i lindur në Këln, por me kombësi boshnjake, mbërrin në Torino pas një sezoni shumë të mirë me Red Bull Salzburgun, ku zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 13 gola dhe duke dhënë katër asistime. Në komunikatën zyrtare, Juventusi e përshkruan Alajbegovicin si një futbollist dinamik dhe shumë të…

Read More

Nuk është rraskapitje e zakonshme. Ekspertët paralajmërojnë për një fenomenqë lë pasoja të thella psikologjike dhe prek edhe kujdesin ndaj pacientëve Një mjek e di se cili trajtim do ta ndihmonte pacientin, por ai nuk është i disponueshëm. Një infermiere kujdeset njëkohësisht për aq shumë pacientë, sa nuk arrin t’i kushtojë secilit kohën që meriton. Një punonjës shëndetësor sheh gjendjen e pacientit të përkeqësohet ndërsa pritet një vizitë, një shtrat i lirë apo një vendim që nuk varet prej tij.Kur kthehet në shtëpi, nuk ndihet vetëm i lodhur. E mundon ndjenja se nuk arriti të bëjë atë për të cilën…

Read More

Dy helikopterë zjarrfikës u përplasën ndërsa luftonin me një zjarr të madh në zonën e Psathas në perëndim të Athinës, ndërsa Greqia vazhdon të luftojë me zjarre të shumta që kanë djegur sipërfaqe të gjera pyjesh dhe tokash bujqësore në të gjithë vendin.Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë për të gjetur dhe ndihmuar ekipet e përfshira në përplasjen në ajër. Nuk u dha asnjë informacion i menjëhershëm mbi viktimat ose shkakun e rrëzimit.Aksidenti ndodhi ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se Greqia po përballej me ditë “jashtëzakonisht të vështira”, me erëra të fuqishme dhe mot…

Read More

Charli XCX, e lindur si Charlotte Emma Aitchison më 2 gusht 1992 në Cambridge të Anglisë, është një këngëtare, kantautore dhe producente britanike, e cila gjatë më shumë se një dekade karrierë është shndërruar në një nga figurat më me ndikim të muzikës bashkëkohore pop.Ajo nisi të krijojë muzikë që në adoleshencë dhe fitoi vëmendje fillimisht përmes skenës ‘underground’ dhe publikimeve në ‘MySpace’. Suksesi i saj ndërkombëtar erdhi me këngën “I Love It” të grupit Icona Pop, të cilën e shkroi dhe e interpretoi në versionin demo si dhe me hitin “Fancy” në bashkëpunim me Iggy Azalea. Charli XCXMë pas…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mund të kishte siguruar një pagë vjetore prej mbi 30 milionë eurosh, plus bonuse shtesë, nëse do të ishte miratuar plani i tij për ristrukturimin e të drejtave komerciale të Kupës së Botës. Sipas llogaritjeve të gazetës britanike The Times, të ardhurat e Infantinos do të ishin lidhur drejtpërdrejt me projektin për shitjen e një pjese të të drejtave të turneut më të madh të futbollit.Detajet e planit të refuzuar Projekti, i quajtur FIFA Forward Enterprise, parashikonte shitjen e 20 për qind të të drejtave komerciale të Kupës së Botës. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, FIFA synonte…

Read More