Author: korrektpress

Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka arritur ta ndalë rritjen e madhësisë së ushtrisë ruse në rrethanat aktuale.Presidenti ukrainas pohoi se Moska po humb rreth 45 mijë trupa në muaj.“Vitin e kaluar, në këto muaj, shifra ishte rreth 15 mijë. Pra, Rusia nuk po mendon për këtë, por ne po mendojmë. Ne mendojmë se si po humbasin dhe sa ushtarë po humbasin. Ne e dimë se ata mobilizojnë 40–43 mijë persona në muaj dhe fillojnë të humbasin 45 mijë. Nga këta 43 mijë, duhet ta dini se rreth 10–15 për qind dezertojnë dhe ka edhe të plagosur. Por ushtria e…

Read More

Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë Federico Chiesan të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse në tavolinë vjen një ofertë e përshtatshme për transferim të përhershëm, raportojnë mediat britanike.Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe Napoli, klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, duke i dhënë përparësi përfitimit financiar dhe jo një largimi të përkohshëm të sulmuesit italian.Chiesa ka kaluar një periudhë jo të lehtë në “Anfield”, me minuta të kufizuara në dispozicion dhe një dëmtim të lehtë së fundmi, çka ka nxitur interesimin e klubeve nga Serie A për një rikthim të mundshëm në…

Read More

77-vjeçari Hazir Haziri nga Podujeva është liruar mbrëmë nga burgu në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth katër muaj, ndonëse ndaj tij nuk ishte vërtetuar asnjë vepër penale. Ai ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe pa arsyetim të qartë dhe, sipas familjarëve, ishte mbajtur padrejtësisht në paraburgim.Haziri ishte dërguar në një nga burgjet qendrore në Serbi, ku, siç rrëfen vetë ai, ishte përballur me kushte të rënda dhe provokime nga të burgosur të tjerë. Ai ka treguar se për shkak të këtyre rrethanave, për një periudhë të gjatë kishte shmangur daljen nga qelia.Pas lirimit, Haziri sot ka rrëfyer…

Read More

Një kontroll në kohën e duhur mund të parandalojë probleme të mëdha më vonë dhe t’i japë fëmijës siguri, shëndet oral dhe një buzëqeshje të natyrshmeAss.Dr.Sci. Visar DishaSpecialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së NofullaveSpecialist i Kirurgjisë Orale dhe ImplantologjisëTel. +38344559287Shumë prindër pyesin: “Kur është koha e duhur për t’ia vendosur fëmijës aparatin dentar?” .Kjo pyetje është thelbësore, sepse drejtimi i dhëmbëve nuk lidhet vetëm me pamjen estetike, por edhe me shëndetin oral dhe zhvillimin e duhur të nofullës.Vizita e parë tek ortodonti rekomandohet të bëhet rreth moshës 6-7 vjeçare, kohë kur dalin dhëmbët e përhershëm dhe mund…

Read More

“Kush të ka zhgënjyer më së shumti deri tani?”, ishte pyetja e publikut që e bëri të mendonte Alba Pollozhanin.Por banorja nuk hezitoi të përgjigjej, duke përmendur edhe raste konkrete.“Për ta thënë realitetin jam zhgënjyer nga çdokush në sasi të ndryshme, por kjo jo patjetër për faj të tyre”, u përgjigj Alba. Foto: YouTube”Një rast konkret tani ka qenë me Labin që afrimitetin tim njerëzor e ka përkthyer komplet për të sulmuar moralin tim si femër. Realisht më ka prekur e pranoj, po sidoqoftë çdokush dëshmon veten e vet. Ndonjëherë bëhet e tepërt ngarkesë. Vet unë, nuk dua të dëgjoj…

Read More

Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë të madhe verore për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, por “Blutë” kanë vendosur një çmim shumë të lartë për reprezentuesin e Argjentinës, që varion nga 100 deri në 140 milionë euro.Me kontratën e tij të vlefshme deri në vitin 2032, Chelsea ndodhet në një pozitë shumë të fortë për të kërkuar një shumë të konsiderueshme për njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa çdo marrëveshje e mundshme do të renditej ndër transferimet më të mëdha të afatit të ardhshëm kalimtar.PSG ka shfaqur interes konkret për fituesin e Kupës së Botës dhe tashmë…

Read More

Roma ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Stuttgartit, në kuadër të xhiros së shtatë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.“Romakët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat komod 2-0.Niccolo Pisilli me një supergol e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Romën në epërsi pas 40 minutave lojë.Stuttgart kishte një rast të mirë shënimi përmes Deniz Undav, megjitahtë ky i fundit dështoi ta konkretizonte.Roma arriti ta ruante rezultatin dhe ishte Pisilli që e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur, ku kësaj radhe u asistua nga Paulo Dybala (90+3’).Roma me këtë fitore ngjitët në pozitën…

Read More

Zëdhënësja e presidentit amerikan, Donald Trump, Karoline Leavitt, njoftoi se, mes të tjerash, Belgjika e kishte pranuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për t’iu bashkuar Komitetit për Paqe, por pak më vonë nga Brukseli erdhi një përgënjeshtrim.Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, shkroi në X se ky informacion nuk është i vërtetë.“Belgjika nuk ka pranuar të nënshkruajë dokumentin themelues të Komitetit për Paqe; ky informacion është i pasaktë”, shkroi Prevot.Ai shtoi se përgjigjja e Belgjikës do të jetë në përputhje me përgjigjen e përbashkët të vendeve evropiane. — (@) “Ne dëshirojmë një reagim të përbashkët…

Read More

Dolce dhe Lim Hoti po vazhdojnë të jenë në vëmendje të publikut gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.Dyshja, të cilët po tregohen edhe më të afërt, nuk po ndalojnë momentet e bukura së bashku.Ata së fundmi shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjë që tregon se ky raport po bëhet edhe më i fortë. Foto: InstagramNdonëse nuk e cilësojnë si lidhje, të njëjtit po shijojnë çdo moment së bashku.Kjo vjen në kohën kur në shtëpinë e famshme ndodhet edhe Alba Pollozhani, e cila ka qenë në lidhje me Limin.Ka akoma paqartësi se kur janë ndarë…

Read More

Numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme është në rritje. Sipas të dhënave nga IShP-ja, që nga fillimi i sezonit të gripit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 2.8 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.335 raste.Pritjet janë që kulmi i gripit mund të ndodhë nga fundi i janarit deri në mesin e shkurtit. Mjeku Fadil Cana për TVM2 thekson se numri i kontrolleve të pacientëve në Klinikën Infektive arrin deri në 100 dhe shumica prej tyre vuajnë nga gripi sezonal influenca A.“Në Klinikën Infektive numri i…

Read More