Author: korrektpress

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën organizon protestë për të shprehur pakënaqësinë nga mosrritja e pagës minimale në 600 euro dhe të gjithë pagave tjera për 100 euro. Protesta do të fillojë në orën 17 para ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë. “Është koha të luftojmë së bashku për paga dinjitoze së bashku me punëtorët. U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve, pagat e të cilëve nuk janë rritur, të gjithë punëtorëve që pyesin veten se si t’ia dalin mbanë këtë muaj, punëtorëve që i gënjyen shefat e…

Read More

Gjatë një debati të tensionuar në dhomën e ndenjes, banorja Benita ka akuzuar publikisht produksionin e Big Brother VIP Kosova për dhënien e sinjaleve ndaj disa banorëve, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.Debati ndodhi mes Benitës dhe Londrimit, kur banorja shprehu pakënaqësinë e saj me mënyrën se si po zhvillohet loja. “Mjafton me ta japë Leonora një opinion dhe më të thënë ndërrone lojën, por lojtarët mos i ndro. Sinjal. Finalistë të dështuar, nëse ju shkoni në finale jeni të dështuar. Pse? Sepse merrni sinjale, merrni sinjale. A po mendon që unë jam budallçie a, a…

Read More

Rikthimi i Kostas Tsimikas te Liverpooli nga Roma duket edhe më i mundshëm, pasi disa burime raportojnë se “Reds” janë gati t’i drejtohen klubit italian për të ndërprerë huazimin e mbrojtësit.Reprezentuesi i Greqisë pritet të kthehet në “Anfield” gjatë këtij muaji, sidomos nëse Andy Robertson realizon kalimin te Tottenham. Mediat italiane kishin raportuar që në fillim të javës se Roma ishte e gatshme ta dërgonte Tsimikasin mbrapsht, pasi 29-vjeçari nuk ka bindur gjatë periudhës së tij të huazimit në Olimpico.Tashmë, sipas gazetarëve Ben Jacobs dhe Fabrizio Romano, Liverpooli është i përgatitur të bëjë një kërkesë zyrtare për rikthimin e Tsimikasit,…

Read More

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka pritur në takim përfaqësuesit e FAO-së, Ekrem Yazici dhe Daniela Mangione, nga Zyra Rajonale në Budapest.Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar mbi forcimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndër vite ndërmjet FAO-s dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe mbi planet konkrete për bashkëpunim e deritashëm për sektorin e pylltarisë. Pyjet e Kosovës në fokus të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutohet menaxhimi afatgjatë dhe sfidat kryesore “FAO ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë…

Read More

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka këmbëngulur se Cole Palmer është pjesë e planeve afatgjata të klubit, mes zërave të fundit për një largim të mundshëm.Palmer realizoi gol në fitoren e Chelseat ndaj Brentfordit në ndeshjen e fundit të Liga Premier, por u la pushim në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Pafos, teksa vazhdon rikuperimin nga një lëndim në ijë.23-vjeçari ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe është paraqitur vetëm një herë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar gjithsej pesë gola në këto takime.Që nga transferimi i tij në Stamford Bridge në verën e vitit 2023,…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ia paraqiti argumentet e presidentit të SHBA-së Donald Trump BE-së pas dyerve të mbyllura këtë javë, në një përpjekje për të qetësuar tensionet transatlantike.Në një samit në Bruksel të enjten, Meloni u tha homologëve të saj të BE-së se luftimi i Trumpit ishte një ide e keqe sepse Evropa ka gjithçka për të humbur nga një konflikt me Amerikën, sipas katër personave të informuar mbi bisedat e udhëheqësve, të cilëve iu dha anonimitet për të detajuar bisedat private. Në vend të kësaj, ajo i nxiti të gjithë të qëndronin të qetë dhe të mos e konsideronin…

Read More

Leonardo DiCaprio është nominuar për çmimin Oscar për herë të gjashtë në kategorinë e rolit kryesor mashkullor për filmin “One Battle After Another”, në të cilin luan rolin e babait beqar dhe revolucionarit të hutuar Bob Ferguson. Deri më tani, ai është nominuar për këtë çmim prestigjioz gjithsej tetë herë në karrierën e tij.Dhjetë vjet pasi fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për filmin “The Revenant”, DiCaprio tani i është bashkuar shoqërisë së rrallë të Daniel Day-Lewis. Duke përfshirë një nominim për aktor mbështetës në filmin “What’s Eating Gilbert Grape”, ai është tani një nga vetëm tetë aktorë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova e mbështet fuqishëm nismën e Bordit të Paqes, duke theksuar se përvoja e vendit në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes mund të shërbejë si shembull për botën.Deklarata e Osmanit u bë para mediave ndërkombëtare pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëthemeluesve të tjerë të kësaj nisme.Osmani theksoi se Kosova vjen nga një përvojë e dhimbshme lufte dhe se paqja që sot gëzon vendi është rezultat i mbështetjes ndërkombëtare, veçanërisht të SHBA-së.“Duke ardhur nga Republika e Kosovës, një…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kritikuar vendosjen në funksion të sistemit “Safe City”, informon Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se ky sistem ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve, pasi nëpër rrugët ku janë vendosur kamerat e sigurisë në komunikacion, nuk ka as semaforë e as parkingje dhe sipas tij janë vendosur në lagjet ku banojnë shumicë shqiptare. “Është për të ardhur keq kur sheh që edhe projektet që promovohen për të mirën e përgjithshme, sigurinë e qytetarëve siç ka qejf ta thot qeveria, për qëllim ka zhvatjen e një kategorie qytetarësh! Nqs keni dlieme se në xhepin e…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, njoftoi se ka marrë sot një ftesë nga gjykata lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në institucionin zyrtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Në një postim në rrjetin social Facebook, Rexhepi theksoi se kjo është një dëshmi e presionit institucional ndaj shqiptarëve në Preshevë.“Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore. Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, shkruan ai.Rexhepi riafirmoi vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e komunitetit shqiptar në rajon, pavarësisht sfidave institucionale.

Read More