Author: korrektpress

Trajneri i njohur i fitnesit, Egzon Shkololli, ka përcjellë një mesazh të fortë dhe motivues për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke vënë theksin te rëndësia e aktivitetit fizik dhe kujdesit për shëndetin.Përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Shkololli ka paralajmëruar se mungesa e kohës për sport sot, shpesh përkthehet në probleme shëndetësore nesër. Ai thekson se trupi dërgon sinjale çdo ditë, por nëse ato injorohen, pasojat janë të pashmangshme, duke u shoqëruar me vizita te mjeku, barna dhe shpenzime të mëdha financiare.“Sporte nuk është luks, është domosdoshmëri”, ka shkruar ai, duke nënvizuar…

Read More

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR), rreth 80 mijë vota të kandidatëve për deputetë kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht.Sipas Eugen Cakollit nga KDI, në Kosovë kanë pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, dhe secili votues kishte të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë. “Numri i përgjithshëm i votave preferenciale për kandidatët arrin në rreth 6.8 milion, që do të thotë se mesatarisht çdo votues ka shënuar rreth 7 kandidatë në fletëvotim”, ka shkruar Cakolli.Ai shtoi…

Read More

Në një deklaratë publike, Gjykata Speciale ka dhënë një sqarim për ligjëratën e bujshme në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë të enjten. Një ditë më parë në këtë shkollë të kryeqytetit, Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), mbajti një aktivitet që sipas organizatës kishte qëllim informimin e qytetarëve për Gjykatën Speciale.Ngjarja nxiti reagime. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare e cilësoi si “përpjekje për të kontrolluar dëmin ndaj imazhit të rënduar” të Dhomave të Specializuara. Sipas OVL UÇK-së, aktiviteti ishte i ngjashëm me pushtetin e ish-Jugosllavisë që pas protestave mbante mbledhje për t’i përgatitur…

Read More

Trajneri Mikel Arteta ka pranuar se Arsenali është ende “larg perfektes”, pavarësisht epërsive komode që skuadra e tij ka krijuar si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.“Topçinjtë” e nisin fundjavën me një avantazh prej shtatë pikësh në krye të Liga Premier, megjithëse kjo diferencë mund të ulet në katër pikë deri në momentin kur të presin Manchester Unitedin të dielën. Paralelisht, Arsenali kryeson edhe në Ligën e Kampionëve, me tre pikë më shumë se ndjekësit, ndërsa fitorja e mesjavës ndaj Interit i ka siguruar matematikisht vendin në dyshen e parë të renditjes me 36 skuadra.Pep Guardiola e…

Read More

SHBA-të dhe BE-ja shpresojnë të tërheqin 800 miliardë dollarë fonde publike dhe private për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, pasi Rusia të përfundojë agresionin e saj, sipas një dokumenti të siguruar nga POLITICO .Dokumenti 18-faqësh përshkruan një plan 10-vjeçar për të garantuar rimëkëmbjen e Ukrainës me një rrugë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian i qarkulloi planet në kryeqytetet e BE-së përpara samitit të liderëve të enjten në mbrëmje, ku u trajtua dokumenti, i datës 22 janar, sipas tre zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, të cilëve iu dha anonimiteti për të folur rreth temës së ndjeshme.Ndërsa Brukseli…

Read More

Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova 4 ka paralajmëruar se sonte, të premten, do të publikohen pamje të patransmetuara nga ajo që ka ndodhur gjatë festës së së mërkurës mbrëma brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, produksioni ka ngritur kureshtjen e publikut duke lënë të kuptohet se pritet një zhvillim i rëndësishëm, i cili nuk është shfaqur më herët në transmetimin televiziv. Në imazhin paralajmërues shfaqen Benita dhe Klodi, një zgjedhje që ka ndezur menjëherë spekulimet në mesin e ndjekësve të formatit. View this post on Instagram A post shared by…

Read More

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po realizohen punime për shtrirjen e kabllove të ndriçimit.Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional për qytetarët, duke pasur parasysh fluksin e madh të udhëtarëve që e frekuentojnë stacionin. Punimet synojnë rritjen e komoditetit dhe sigurisë gjatë lëvizjes së qytetarëve brenda dhe rreth stacionit. /Telegrafi/

Read More

Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës tashmë do të funksionojë si pjesë përbërëse e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu informuan nga BDI duke dhënë detaje nga takimi i kryetarit të partiës, Ali Ahmeti me Arjanit Hoxhën.”Duke u nisur nga thirrja publike e Bashkimit Demokratik për Integrim për bashkimin e partive politike që ndajnë të njëjtin vizion për përfaqësimin dinjitoz dhe të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sot u zhvillua një takim zyrtar mes Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha.Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe vullnet të ndërsjellë…

Read More

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK / KDWV) ka riafirmuar përkushtimin e saj për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, duke prezantuar një paketë rekomandimesh strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit 2026.OEGJK bën të ditur se, përmes rrjetit të saj prej mbi 200 kompanish anëtare, këshillon, mbështet dhe përfaqëson interesat e kompanive gjermane që operojnë ose synojnë të operojnë në Kosovë, si dhe kompanive kosovare që bashkëpunojnë me tregun gjerman, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar investime të reja.Sipas Odës, prioritet kryesor mbetet rritja ekonomike, integrimi evropian dhe përmirësimi i klimës së biznesit në…

Read More

Komuna e Kamenicës njofton konsumatorët në zonat e Stacionit të Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i përshtatshëm për pije.Si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve, parametrat kimikë të ujit në këto zona janë ndryshuar, duke bërë që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm.Në këtë kontekst, qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum deri në një njoftim të ri, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit. Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje dhe sanitare.Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe…

Read More