- Mo Salah zbulon arsyen që e bindi për transferimin te Trabzonspor
- VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune
- Odesa drejt ndalimit të gjuhës ruse në art: përplasje e fortë mbi identitetin ukrainas
- Fenerbahçe shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes nga Besiktasi, në qendër të ankesave edhe Muriqi
- Gara e pazakontë në Hungari, 38 persona sfidohen për të hapur varrin më shpejt
- Hynë në xhami dhe vodhën paratë e bamirësisë, arrestohen dy të dyshuar në Lipjan
- Bebe Rexha marton vëllain, këngëtarja vallëzon nën ritmet e muzikës popullore shqiptare
- Apple po përgatit dy kontrollorë të rinj për lojëra – zbulimi vjen nga kodi i macOS
Author: korrektpress
Në mesin e ekipeve më të mira të robotikës nga e gjithë bota, Kosova do të përfaqësohet edhe këtë vit nga UBT në FIRST Global Challenge 2026, garën prestigjioze ndërkombëtare që bashkon të rinjtë më të talentuar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.Këtë vit, gara zhvillohet në Incheon, Kore e Jugut, nga 7 deri më 10 tetor me temën “Igniting Innovation”, e cila sfidon ekipet pjesëmarrëse të zhvillojnë zgjidhje inovative për adresimin e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të kohës – zjarret e egra dhe ndikimin e tyre në natyrë, biodiversitet dhe komunitete.Përfaqësimi i Kosovës edhe…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet S.M., ndërsa kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.Rasti dyshohet se ka ndodhur më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, në hyrje të banesës së një dyqani në Gjakovë.Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se i është afruar të dëmtuarit A.M. derisa po hynte në ndërtesën ku banonte dhe i ka…
Tottenhami po planifikon një investim prej rreth 125 milionë funteve për të përforcuar repartin ofensiv me dy emra të mëdhenj: Savinhon e Manchester Cityt dhe Nico Jacksonin e Chelseat.Klubi londinez është ndër më aktivët në këtë afat kalimtar dhe, pasi ka përfunduar afrimet në mbrojtje dhe mesfushë, tani synon të rindërtojë sulmin. Sipas planit, Spurs janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë funte për Savinhon dhe 65 milionë funte për Jacksonin.Sipas Fabrizio Romanos, Tottenhami ka arritur marrëveshje personale me Savinhon, i cili ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës së Roberto De Zerbit.Negociatat mes dy klubeve…
“BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte tapi të vetën. Gjoja e mbron, ndërsa në të vërtetë e mban peng për hesapet e veta partiake. Partia që dikur u shpall edhe “e gjelbër”, tani pengon avancimin e njërit prej parimeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, thonë nga partia VLEN. Ata shtojnë se për 22 vjet, BDI-ja e kishte ministra, deputetë dhe pushtet deri në fyt. Mund ta miratonte ligjin kur të donte, por nuk e bëri. Jo se nuk dinte. Nuk donte.”Pa ligj, vendet e punës i ndanin sikur…
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 02:30. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë.Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur kërpudha për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion për prejardhjen e tyre.Me vendim të prokurorit, malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Kompania Apple pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u mundësojë përdoruesve të kopjojnë dhe ngjisin tekste dhe skedarë drejtpërdrejt mes një iPhone dhe një kompjuteri me sistem Windows në vendet e Bashkimit Evropian.Ky ndryshim vjen pas kërkesave të Microsoft-it, i cili kishte kërkuar që Apple të lejojë një integrim më të mirë mes iPhone-ve dhe kompjuterëve Windows, ngjashëm me mënyrën se si funksionon aktualisht ekosistemi i Apple mes iPhone, iPad dhe Mac.Aktualisht, funksioni Universal Clipboard i Apple lejon kopjimin dhe ngjitjen e përmbajtjeve vetëm mes pajisjeve të Apple, si iPhone, iPad dhe Mac, me kusht që ato…
Maroku e kishte paralajmëruar më parë Spanjën se vendimi i Gjykatës Supreme, që emigrantët që ndaloheshin në det nuk mund të ktheheshin mbrapsht në vendin e tyre, do të krijonte probleme.Deklarata është bërë nga një zyrtar maroken, i cili ka folur në kushte anonimati.Javën e kaluar, rreth 60 mijë persona, shumica e të cilëve marokenë, hynë në enklavën spanjolle të Ceutës.Fluksi i paprecedent bëri që qyteza në Afrikën e Veriut të mbipopullohej, përpara se disa mijëra prej refugjatëve të ktheheshin vullnetarisht në vendlindje.Vendimi i Gjykatës Supreme u shpall më 8 korrik, ndërkohë që Madridi zyrtar fajësoi bandat kriminale për keqpërdorimin…
Arrestohen dy persona në Dragash për vjedhje të rëndë – sekuestrohen automjeti dhe mjetet e vjedhjes
Dy persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 4 gusht, rreth orës 21:00, ndërsa të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë.Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë sekuestruar mjete pune që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, si dhe një veturë.Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Telegrafi/
Gianni Infantino ka ndërmarrë masa urgjente pasi u akuzua për shantazh nga presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë.Presioni ndaj presidentit të FIFA-s vazhdon të rritet pas Kupës së Botës, ndërsa ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe presidenti aktual i Federatës Jordaneze të Futbollit, Princi Ali bin Al Hussein, e ka akuzuar indirekt zviceranin se ka mbajtur peng fondet që i takojnë kombëtares së Jordanisë.Princi Ali pretendon se Federata Jordaneze ende nuk ka marrë shpërblimin financiar nga FIFA për arritjen në finalen e Kupës Arabe të FIFA-s, e zhvilluar dimrin e kaluar.Në një postim në rrjetet sociale të martën (4 gusht), ai…
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin njoftoi të hënën se është larguar nga Rusia, disa ditë pasi u detyrua të pezullojë përpjekjen e tij për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, për shkak të presionit në rritje nga autoritetet.“Lajmi i mirë është se jam gjallë dhe i lirë. Por, për fat të keq, ende nuk jam në Rusi”, tha ai në një video të regjistruar para Kullës Eiffel në Paris.Videoja, e publikuar në kanalin e tij në Telegram, vjen pasi politikani kundër luftës u gjobit në korrik me 1 mijë rubla (rreth 13 dollarë) për shfaqjen e simboleve të cilësuara…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari