Author: korrektpress

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, duke e cilësuar si tronditëse sasinë e energjisë dhe propagandës që Serbia ka investuar për të paraqitur rastin sikur ishte një “inskenim i Kosovës”.Musliu thotë se aktakuza e Prokurorisë Speciale dëshmon pa asnjë dyshim se sulmi është kryer nga persona të rekrutuar dhe të trajnuar nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Serbisë, të cilët ishin të pajisur me armatim dhe eksploziv ushtarak. Përveç sabotimit të infrastrukturës strategjike, ata kishin kryer edhe vëzhgime të ndjeshme të sigurisë.“Sulmi ishte kryer nga serbë të rekrutuar nga Shërbimet…

Read More

Ka vdekur 26 vjeçari i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit të ndodhur në Leposaviq.Lajmin e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se ka vdekur i lënduari i cili ishte në gjendje kritike.Ndryshe, në këtë aksident të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë.Aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave në hyrje të Leposaviqit.

Read More

Ylli i njohur i Hollywood-it Leonardo DiCaprio, ka zbuluar pse mban shpesh maska në publik.Aktori 51-vjeçar, i cili u bë i famshëm si adoleshent në filmin “What’s Eating Gilbert Grape”, tani krenohet me një karrierë që shumica e aktorëve vetëm mund ta ëndërrojnë, dhe një sërë çmimesh, përfshirë tre Golden Globes dhe një Oscar.Megjithatë, suksesi i tij i shkëlqyer erdhi me një çmim, dhe aktori shpesh mund të shihet në publik me një maskë në fytyrë ose me një kapelë. Duke folur për jetën e tij të jashtëzakonshme jashtë punës si një nga yjet më të njohur në botë, DiCaprio…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha gazetës Politico se sundimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro po i afrohet fundit dhe se udhëheqja e tij nuk do të zgjasë shumë. Ai theksoi se situata në Venezuelë është e rëndësishme për SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se qeveria e Maduro-s po përballet me presion të madh politik dhe ekonomik.“Ditët e tij janë të numëruara”, deklaroi 79-vjeçari, duke nënkuptuar se ndryshimet në udhëheqjen e Venezuelës janë të pashmangshme.BREAKING: Trump on Maduro:His days are numbered. pic.twitter.com/Tjpijyh8vi— Clash Report (@clashreport) December 9, 2025 Kur gazetarët e pyetën për mundësinë e një…

Read More

Karim Benzema i ka mbyllur të gjitha dilemat për të ardhmen. Ylli francez ka nënshkruar zyrtarisht një zgjatje dyvjeçare me Al-Ittihad, marrëveshje që do ta mbajë 38-vjeçarin te kampionët e Ligës Profesionale Saudite deri në vitin 2028.Ky rinovim, i konfirmuar të hënën, i jep fund muajve të spekulimeve për një rikthim sensacional te Real Madridi. Vetë Benzema e kishte lënë derën hapur, duke thënë se një rikthim do të ishte “i mundshëm” për aq kohë sa Florentino Pérez vazhdon të jetë president. “Nëse Florentino është ende aty, është e mundur. Ne flasim… Unë jam një madrilen, e ndiej këtë brenda…

Read More

Shumë njerëz duken të qetë dhe të rregullt, por brenda luftojnë me presion të padukshëm, frikë nga dështimi dhe lodhje që askush nuk e vërenKëta persona vuajnë, planifikojnë me detaje, janë të suksesshëm, por për gjithçka paguajnë një çmim. Të gjithë jemi herë pas here më shumë ose më pak të ankthshëm, “duam të dalim nga lëkura jonë”. Megjithatë, ekziston një formë ankthi kur njeriu, në shikim të parë, duket i organizuar, është i suksesshëm në punën me të cilën merret, por jeton nën presion të vazhdueshëm, në thellësi të shpirtit fsheh frikën nga dështimi dhe dyshon në aftësitë e…

Read More

Interi dhe Liverpooli po luajnë baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në duelin e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.Kjo pjesë e parë karakterizua nga intensitet i madh, episode dramatike dhe dy ndërhyrje të detyruara për vendasit, ndërsa VAR-i mori rolin kryesor në momentin më të rëndësishëm të fraksionit.Interi e nisi ndeshjen me telashe. Që në minutën e 11-të, Hakan Çalhanoglu u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, duke e detyruar trajnerin Cristian Chivu të aktivizojë Piotr Zielinskin. Situata u përkeqësua sërish në minutën e 31-të, kur edhe Francesco Acerbi nuk ishte në…

Read More

Agjencia për Pronësi Industriale e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe regjistruar patentën “Ventilatori Mekanik me Lidhje Rivepruese të Rregullimit”, një shpikje e profesor Arbnor Pajaziti nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.Kjo pajisje inovative, e projektuar për të ofruar kontroll të avancuar të procesit të ventilimit, përfaqëson një hap të rëndësishëm teknologjik dhe ndërthur fushat e mekatronikës, mjekësisë dhe industrisë. Pajisja mund të përdoret në ambiente ku kërkohet monitorim dhe rregullim i saktë i ventilimit mekanik.Në zhvillimin e saj ka kontribuar edhe inxhinieri Petrit Abdyli, i diplomuar në nivelin master në të njëjtin fakultet. Aplikimi për patentë…

Read More

Një drer hyri në një dyqan me dekorime për Krishtlindje në qytetin Jonesborough, Tennessee – dhe përfundoi i bllokuar në një karrige, para se të dilte jashtë. Dreri thyen xhamin e dyqanit dhe hyri brenda – kishte zbukurime festive, drita dhe objekte Krishtlindjeje – dhe më pas mbeti i ngujuar mes tyre. Askush s’ka pësuar lëndime dhe autoritetet – së bashku me stafin e dyqanit – arritën ta nxjerrin drerin jashtë në mënyrë të sigurt, pa dëmtime serioze. Policia bëri shaka duke thënë se “dreri duhet të ndalojë së piri eggnog”.Pronarja tha se nuk mund t’i fajësojë drerit për shijen…

Read More

Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë, theksohet në komunikatën e ASH-së. së Taravarit.”Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare, luftën më të…

Read More