KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nuk ka rikthim për Benzeman te Reali, francezi nënshkruan kontratë dy vjeçare me arabët

Nuk ka rikthim për Benzeman te Reali, francezi nënshkruan kontratë dy vjeçare me arabët

Karim Benzema i ka mbyllur të gjitha dilemat për të ardhmen. Ylli francez ka nënshkruar zyrtarisht një zgjatje dyvjeçare me Al-Ittihad, marrëveshje që do ta mbajë 38-vjeçarin te kampionët e Ligës Profesionale Saudite deri në vitin 2028.

Ky rinovim, i konfirmuar të hënën, i jep fund muajve të spekulimeve për një rikthim sensacional te Real Madridi.

Vetë Benzema e kishte lënë derën hapur, duke thënë se një rikthim do të ishte “i mundshëm” për aq kohë sa Florentino Pérez vazhdon të jetë president.

“Nëse Florentino është ende aty, është e mundur. Ne flasim… Unë jam një madrilen, e ndiej këtë brenda vetes”, u shpreh ai për AS, deklaratë që ndezi menjëherë shpresat për një ribashkim me ish-shokun e skuadrës, Xabi Alonso.

Por marrëveshja e re ndryshon gjithçka. Benzema i cili iu bashkua Al-Ittihad në vitin 2023 me një kontratë trevjeçare tejet fitimprurëse do të vazhdojë aventurën e tij në Jeddah, në vend që të kthehet në klubin ku u shndërrua në legjendë, duke fituar 25 trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe Topin e Artë 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.