- Moti sot në Kosovë, vranësira dhe intervale me diell
- Kush është Yassir Zabiri, sulmuesi që po shënon sa Mbappe dhe Lamine Yamal dhe po mahnitë La Ligën
- Ben Affleck flet për Jennifer Lopez dy vjet pas divorcit: Kam respekt të madh për të
- A mund të shkojnë astronautët evropianë në hapësirë pa NASA-n?
- Polemikat dhe kartoni i kuq i Viniciusit, Mourinho frikësohet nga pasojat para El Clasicos
- A po i ruani ushqimet siç duhet në frigorifer? Këto gabime mund t’i prishin më shpejt
- Zelensky komenton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Ukrainë
- Shpëtohen dy bjeshkatarë çekë të bllokuar nga moti i keq në majën e Piribregut
Author: korrektpress
“Për herë të parë, vetë prokurori pranon atë që e gjithë publiku e ka thënë – se Prokuroria Publike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me legjitimitet të humbur, nën barrën e ndikimit politik dhe me drejtësi selektive”.Kjo u theksua sot në një konferencë për shtyp nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, në lidhje me dorëheqjen e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.”Fakti që kjo dorëheqje po vjen vetëm tani, dhe jo që nga dita e parë kur ishte e qartë se institucioni ishte i kompromentuar, vetëm sa konfirmon më tej thellësinë e problemit dhe përpjekjet për muaj të tërë…
Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe familja e tij po jetojnë një jetë të izoluar luksoze në Moskë më shumë se një vit pas rënies së regjimit të tij, me al-Assad që thuhet se është rikthyer në profesionin e tij të mëparshëm si oftalmolog.Al-Assad, i cili u trajnua si mjek i syve në Londër përpara se “të merrte përsipër rolin e të atit”, iku nga Siria në orët e para të 8 dhjetorit 2024, ndërsa forcat e opozitës përparuan drejt Damaskut nga drejtime të shumta.Sipas raportimeve, ai u shoqërua nga forcat ruse në bazën ajrore Khmeimim në bregdetin…
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të përsëritura të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi.Krasniqi tha se nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjnë këta dy anëtarë që të shkarkohen“Nuk di çfarë tjetër duhet të bëjnë Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi që të shkarkohen nga KQZ. Në mënyrë të përsëritur, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që cenojnë drejtpërdrejt integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.Ai ka shtuar se veprimet e tyre filluan pas shkarkimit të Valdete Dakës nga Presidentja Osmani, vendim që, sipas Krasniqit…
MPB njofton se një i burgosur nga Shkupi është gjetur i vdekur në burgun e Shtipit.”Më 15.12.2025 në orën 10:35 të mëngjesit, Departamenti i Policisë së Shtipit njoftoi se në njërën nga dhomat e Institucionit Ndëshkues – Burgu i Shtipit, i dënuari V.M. (40) nga Shkupi është gjetur i vdekur”, thonë nga MPB.Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.”Është kryer inspektimi i vendit të ngjarjes, dhe me udhëzime të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Të martën në orët e mëngjesit janë kryer kontrolle të banesave dhe ambienteve private të individëve të dyshuar për përfshirje në abuzime me tenderët publikë.Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë realizuar këto kontrolle pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar masat e sigurimit për 8 persona, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të AKSHI-t.Lexoni të plotë njoftimin e SPAK-ut:Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të…
Poezi nga: Eugenio Montale Përktheu: Anton Paplekaqë njerëzit e nesërm mund të jenë njerëz, është qesharake të mendosh që majmuni të ketë shpresuar të ecë një ditë me dy këmbë.Është qesharake ta lësh peng kohën dhe është po aq qesharake të imagjinosh një kohë të ndarë në shumë kohë.Dhe më qesharake sesa gjithçka tjetër është të hamendësosh që diçka ekziston përtej të ekzistueshmes e vetmja gjë që nuk përpiqet fare për të ekzistuar.
Pas shumë episodeve ku Alba është prekur dhe është parë duke qarë sepse banorët ia merrnin arushin e saj Stitch, Fjolla, e cila ka hyrë në shtëpi më vonë, pati një bisedë me Albën në oborrin e shtëpisë.Gjatë bisedës, Fjolla e këshilloi Albën të jetë më e gjallë në lojë dhe të mos shqetësohet shumë për Stitch-in. “Leje Stitch-in rehat, kënaqu për vete, kur të dalësh merresh me Stitch-in”, i tha ajo, duke i dhënë një mesazh të qetë dhe mbështetës. BBVK/InstagramAlba u duk e qetësuar nga fjalët e Fjollës dhe nisi të përqendrohej më shumë tek pjesëmarrja në aktivitetet…
Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comPresidenti Volodymyr Zelensky ka bërë një kompromis të rëndësishëm që mund të lehtësojë rrugën drejt paqes në Ukrainë. Në një tërheqje të habitshme nga mocioni parlamentar i shkurtit të vitit 2019 – që sanksiononte në Kushtetutë synimin e Ukrainës për anëtarësim në NATO – Zelensky tani është i hapur ndaj braktisjes së kërkesës së Kievit për t’u anëtarësuar në bllokun euroatlantik.Gatishmëria e Zelenskyt për të ndërmarrë këtë hap të jashtëzakonshëm varet nga sigurimi i garancive të fuqishme të sigurisë nga partnerët perëndimorë të Ukrainës. Efikasiteti i këtyre garancive mbetet i paqartë. Nëse ato marrin formën e…
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditë më parë në qytetin e Ferizajt, ku një i mitur nga Fushë Kosova, po dyshohet se është dhunuar nga një person të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale.I mituri raportohet se ka treguar se përmes rrjetit social TikTok ishte njohur me një person që nuk e njihte më herët. Lidhur me rastin Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të cilët kanë njoftuar se janë në fazën e mbledhjes së provave.“Prokurori i Shtetit ka pranuar një informacion të tillë në lidhje me këtë çështje. Aktualisht çështja në fjalë është…
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë thirrje që të respektohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe të ndalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave të fundvitit.Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari