- Josh Duhamel thotë se aktorët duhet të heshtin për politikën: Pse do ta bënit publikun t’ju përçmonte?
- Si të përdorni maskën për flokë që yndyrosen shpejt
- Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë
- Reagon Shkëlzen Gashi: Ekspozita u bazua në listën e Kandiqit, mungon lista zyrtare e viktimave
- Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore
- Çfarë dimë dhe nuk dimë për negociatat e luftës me Iranin?
- Salah mund të rikthehet te Roma pas largimit nga Liverpooli
- Kuvendi i Kosovës për ekspozitën me pasaktësi: Përgjegjësia u takon autorëve
Author: korrektpress
Vetëm 14 përqind e qyteteve në të gjithë botën thithin ajër të sigurt, një rënie nga 17 përqind në vitin e kaluar.Kompania zvicerane e monitorimit të ndotjes IQAir analizoi të dhënat nga 9,446 qytete në 143 vende, rajone dhe territore, për Raportin e saj të sapo publikuar Botëror të Cilësisë së Ajrit 2025.Ai zbuloi se cilësia e ajrit po përkeqësohet globalisht, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, thuhet në një shkrim të Euronews, përcjell Telegrafi. Tymi i zjarreve në pyje, në veçanti, shkaktoi cilësi të dobët të ajrit në vitin 2025, së bashku me stuhitë e…
Prokurori i ri Publik i Shtetit, Nenad Saveski, i cili si gjyqtar nuk i pranonte gjithmonë kërkesat e Prokurorisë për paraburgim efektiv me burg për personat e akuzuar, në një intervistë për “360 Gradë” tha se paraburgimi do të jetë një nga aspektet në të cilat ai do të sjellë ndryshime.Kur u pyet se cili ishte qëndrimi i tij i përgjithshëm ndaj temës, kur dhe sa kohë duhet të vendoset paraburgimi, Saveski tha se paraburgimi është masa “më rigoroze, më e kushtueshme dhe më çnjerëzore” për të parandaluar arratisjen e një të akuzuari.”Ne jemi një vend i varfër. Paraburgimi është…
Atletico Madrid ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 32 milionë eurosh për sulmuesin anësor Nico Gonzalez, i cili është në pronësi të Juventusit.Drejtuesit e klubit madrilen dhe trajneri Diego Simeone kanë rënë dakord të kufizojnë minutazhin e lojtarit gjatë sezonit, në mënyrë që klauzola e blerjes të mos bëhej e detyrueshme. Në këtë mënyrë, “Los Colchoneros” synojnë të hyjnë në negociata me klubin italian për një transferim të mundshëm me një kosto më të ulët se ajo e përcaktuar fillimisht.Kontrata e futbollistit argjentinas me Juventusin është e vlefshme deri më 30 qershor 2029, ndërsa aktualisht ai luan…
Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., komuna Skenderaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 mars në një restaurant në Fushë Kosovë. “Vetëm qenke me fëmijë se pa të vra nuk e kisha lan”, arrestohet i dyshuari që kanosi dëshmitarin bashkëpunues në rastin “Brezovica” “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë më 21…
Administrata Tatimore e Shqipërisë sapo na dha, pa dashje, dëshminë më të qartë se turizmi shqiptar është më shumë një tullumbace propagandistike sesa një minierë ari sikurse po trumbetohet. Duke njoftuar se ka akses në të dhënat e Booking-ut për të kërcënuar pronarët që i kanë lëshuar pronat për qira turistike, tatimet zbuluan një realitet matematikor që dhemb. Faktikisht këtë lajmërim e kanë shoqëruar me një infografikë që tregon se 17 225 prona kanë pasur xhiro 80 122 524 euro me rezervime në nëntë muaj, nga të cilat 12 858 004 euro kanë shkuar në komisione për platformën Booking.Pra, ironikisht,…
Një shpërthim është regjistruar në një rafineri të kompanisë Valero Energy në Port Arthur të Teksasit duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale. Si pasojë, banorëve në pjesën perëndimore të qytetit iu kërkua të qëndrojnë brenda shtëpive për arsye sigurie. Pas incidentit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi rafineri, duke ngritur shqetësime për ndotje të mundshme, përcjell Telegrafi.JUST IN: Explosion reported at Valero refinery in Port Arthur, Texas. Nearby residents told to shelter in place pic.twitter.com/wjYPyx98PW— BNO News (@BNONews) March 24, 2026 Sipas autoriteteve, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një ngrohës industrial.Videos show flames…
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka uruar mirëseardhje mbrojtësve të rinj, Bujar Pllana dhe Stavro Pilo, me një video plot emocion.Një video e veçantë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka sjellë një moment të bukur për tifozët kuqezi, duke prezantuar dy prurjet më të reja të Kombëtares: Bujar Pllana dhe Stavro Pilo.Pamjet janë të thjeshta, por me shumë domethënie. Një mirëseardhje zyrtare që shkon përtej formalitetit dhe përcjell ndjenjën e krenarisë për të veshur fanellën kuqezi. Dy futbollistët tashmë bëhen pjesë e një grupi që përfaqëson miliona shqiptarë. Sylvinho publikon listën për play-off, ftohen dy emra të rinj dhe…
Bill Cosby është shpallur përgjegjës nga një juri civile në California për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje në vitin 1972, duke u urdhëruar t’i paguajë asaj 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim.Vendimi u mor pas një gjyqi që zgjati rreth dy javë në Santa Monica. Juria e shpalli Cosbyn fajtor për abuzim seksual ndaj Donna Motsinger, e cila në padinë e saj të ngritur në vitin 2023 deklaroi se ai e kishte ftuar në një shfaqje, i kishte dhënë verë dhe dy pilula (që ajo besonte se ishin aspirina) dhe më pas kishte humbur ndjenjat. Bill Cosby Gjykata i akordoi…
Në zonat përreth Prishtinës, hapësirat që ofrojnë mundësi për zhvillim biznesi po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje nga investitorët. Një ndër to është edhe ky truall në Miradi të Poshtme, i cili kombinon sipërfaqen e konsiderueshme me infrastrukturën e gatshme për ndërtim. Trualli ka sipërfaqe prej 61.5 Ari dhe ndodhet në një lokacion me qasje të lehtë, çka e bën të përshtatshëm për zhvillime të ndryshme afariste. Çmimi për Ari është 13,000€.Sa i përket infrastrukturës, prona është e pajisur me të gjitha lidhjet bazë, duke përfshirë rrugën, ujësjellësin, kanalizimin dhe energjinë elektrike, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në fillimin e…
Drejtori i DMSH-së dhe Kryetari i Partisë së Dinjitetit, Stojançe Angelov, thotë se ka pikëpamje pro-amerikane në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe beson se amerikanët kanë arsye të mira për sulmet ndaj Iranit.Angelov e justifikon sulmin amerikan, sepse, siç thotë ai, Irani drejtohet nga një regjim mizor që ndëshkon qytetarët e vet dhe një regjim që ka siguruar një sasi serioze raketash, si dhe përgatitjen e armëve bërthamore.”Imagjinoni kur një qeveri si ajo iraniane do të kishte në dispozicion armë bërthamore? Cila do të ishte siguria e botës? Unë e justifikoj plotësisht sulmin nga Shtetet e Bashkuara…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari