- Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?
- Selin flet hapur për marrëdhënien me Mirin pas Kutisë së Pandorës: Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet
- E konfirmon gazetari italian Fabrizio Romano: Ylli i Man Utd largohet në verë, do të transferohet në Serie A
- Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?
- Banorët mësojnë mesazhin e Kutisë së Pandorës, Selin përballet me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje
- Rrëfimi i Kushtrim Durakut që iu bashkua UÇK-së si 14-vjeçar
- Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik
- Trepça e fiton “El Clasicon” e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës
Author: korrektpress
Katër persona të dyshuar kanë futur me forcë një shtetas kosovar në një veturë të tipit Seat me targa vendore.Ngjarja e cila nodhi të shtunën në Prizren, dyshohet se lidhet me kontakte të mëparshme të viktimës në rrjetet sociale me një vajzë nga Peja.Sipas policisë, viktima qëndroi rreth një orë në makinë dhe pësoi lëndime të dukshme. Ai mori tretman mjekësor menjëherë pas lirimit.Katër të dyshuarit, mes të cilëve një i mitur, janë arrestuar. Si prova materiale janë sekuestruar vetura e përdorur në ngjarje, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar…
Një programues kinez ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua pa ndjenja ndërsa po punonte nga shtëpia në fund të vitit të kaluar.Gao Guanghui (emër i transliteruar), 32 vjeç, dyshohet se ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak, gjë që e ka shtyrë familjen të besojë se shkaku i vdekjes ishte puna e tepruar.Sipas mediave kineze, ai ishte promovuar së fundmi në pozitën e menaxherit të departamentit dhe, para vdekjes, kishte punuar vazhdimisht me orar të zgjatur.Përveç detyrave të programimit, ai ishte përgjegjës edhe për menaxhimin dhe shërbimin ndaj klientëve pas shitjes, çka bënte që të kthehej vonë…
Superylli slloven Luka Doncic hyri në historinë e NBA-së si basketbollisti më i ri që ka shënuar 1,500 gjuajtje për tre pikë në karrierën e tij në NBA.Doncic i udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt një fitoreje në udhëtim kundër ish-klubit të tij, Dallas, të cilin Lakers e mposhtën me rezultatin 116:110. Me tri gjuajtje për tre pikë, ai arriti shifrën e pabesueshme prej 1,500 gjuajtjeve jashtë vijës së 7.24 metrave.Slloveni u frymëzua sërish veçanërisht kundër ish-klubit të tij, i cili e kishte larguar duke e cilësuar si “shumë të shëndoshë dhe të papërgatitur”. Ai shënoi 33 pikë, dhuroi 11 asistime…
Një incident ka ndodhur të shtunën në Shkabaj, Obiliq, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi vinçi që po përdorte një tjetër person i doli jashtë kontrollit.Sipas raportit të policisë, i dyshuari shtetasi i Shqipërisë gjatë punës pranë një objekti në ndërtim duke vozitur një kamion ka manipuluar vinçin në mënyrë të pa kontrolluar. Si pasojë, vinçi është këputur dhe ka rënë duke lënduar viktimën, gjithashtu shtetas i Shqipërisë.Viktima u dërgua menjëherë për tretman mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari u arrestua, por pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.Policia ka nisur hetimet për asgjësim, dëmtim ose…
Një tjetër surprizë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 5, ku një banore e re i është bashkuar garës. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Baby G, e cila hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë hyrja e dytë e mbrëmjes, pas DJ Gimbo.Përveç hyrjes së saj si konkurrente, Baby G erdhi me një mision të veçantë nga produksioni, i cili solli dinamika të reja mes banorëve. BBVA/YouTubeAjo kishte në dorë gjithsej tetë bileta fati, nga të cilat njërën vendosi ta mbante për vete, ndërsa shtatë të tjerat ua shpërndau banorëve Brikenës, Selinës,…
Edhe pse duket se gjithçka ishte gati për transferimin e Youssef En-Nesyri te Juventus, situata ka marrë një kthesë të papritur.Sulmuesi maroken, i cili luan aktualisht te Fenerbahce, duket se nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për të finalizuar marrëveshjen. Palët kishin rënë dakord për një kontratë në formë kredie prej 5 milionë eurosh me opsion blerjeje 19 milionë euro + 3 milionë euro bonuse, dhe madje edhe presidenti i Fenerbahce kishte miratuar transferimin. Megjithatë, nënshkrimi nuk është finalizuar dhe mund të mos ndodhë.Sipas mediave në Turqi dhe Itali, En-Nesyri nuk është i bindur plotësisht nga projekti teknik dhe…
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur sot katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 të pandehurve, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosje, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.Pas shqyrtimit të kërkesave, gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vendosur që 21 të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më 23 shkurt 2026. O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh.,…
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të…
Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pas evidentimit të manipulimeve të mëdha gjatë procesit zgjedhor.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 1,591 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 62.22 për qind e totalit. Të dhënat e fundit janë publikuar më 25 janar 2026, në ora 08:11.Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026, në ora 18:00, ndërsa deri më tani është përmbyllur rinumërimi në 22 komuna. Rinumërimi po vazhdon sipas listës së vendvotimeve për të cilat…
Mbrëmjen e kaluar (e shtunë), aventura e Lornës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka marrë fund. Banorja u eliminua pas televotimit, ku ishte në nominim së bashku me Selin, Mirin, Keijsin dhe Inën, një nominim i krijuar si rezultat i zinxhirit të shpëtimit.Lorna ishte pjesë e këtij edicioni që nga Prime i parë, por nuk arriti të vijonte rrugëtimin e saj deri në finalen e spektaklit. Pas daljes nga shtëpia, gjatë fjalës së saj në studio, ajo reagoi e surprizuar nga vendimi i publikut, duke thënë: “Nuk e prisja. Por publiku do më shumë të shoh lojën…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari