- Si të përdorni maskën për flokë që yndyrosen shpejt
- Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë
- Reagon Shkëlzen Gashi: Ekspozita u bazua në listën e Kandiqit, mungon lista zyrtare e viktimave
- Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore
- Çfarë dimë dhe nuk dimë për negociatat e luftës me Iranin?
- Salah mund të rikthehet te Roma pas largimit nga Liverpooli
- Kuvendi i Kosovës për ekspozitën me pasaktësi: Përgjegjësia u takon autorëve
- Bebe Rexha publikon fotografi provokuese me bikini, duke vënë në pah linjat e kolme të trupit
Author: korrektpress
Më 23 mars 1999, një ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për çështjen e Kosovës, Richard Holbrooke kishte kërkuar nga Sllobodan Millosheviqin, në Beograd, që t’i tërhiqnin forcat nga Kosova, gjë që ky i fundit e kishte refuzuar. Millosheviqi i kishte thënë Holbrooke se Jugosllavia e Serbia nuk pranojnë atë që e quajti ultimatum të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’i tërhequr forcat nga Kosova, e i cili, në fakt, nga ndërkombëtarët…
UEFA ka publikuar zyrtarisht ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it ku përfshihet Kosova, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026 nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari nga Norvegjia, Espen Eskas, një emër i njohur në arenën evropiane. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti. Ky delegim vjen në prag të një ndeshjeje…
Sot në 27-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Shqipëria sot e përgjithmonë i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s.Begaj në një postim në Facebook shkruan se sulmet ndaj regjimit shtypës të Millosheviqit sollën lirinë në Kosovë dhe paqen në rajon. “Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviqit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin. Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve…
Kryeministri Edi Rama prej të enjtes ka nisur një seri takimesh në “Vilën 30” me secilin ministër të kabinetit qeveritar.Takimi i parë është zhvilluar të enjten me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin.Top Channel mëson se këto takime pune vijuan këtë të martë me ministrin e punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe më pas atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Burime nga Ministria e Brendshme treguan se në kë takim nuk është folur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.Formati i takimeve është konceptuar ministër, sekretar i Përgjithshëm dhe drejtor dikasteresh.Burime në dijeni të këtyre takimeve, treguan…
BDI sot ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Nga atje kërkojnë ndryshim të rregullores së KRRE-së në përcaktimin e çmimeve të derivateve.”Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës. Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator për Energjetikë vazhdon të zbatojë një model të vjetruar, të bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale.Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në…
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se shtëpia e Latif Berishës do të shndërrohet në muze dhe do të shërbejë si pikë referuese e historisë.Peci në një postim në Facebook shkruan se kjo shtëpi do të qëndrojë si kujtesë në memorien tonë kolektive si pasuri e trashëgimisë kulturore. “Shtëpia e Latif Berishës, Shtëpi Muze!Kjo shtëpi e dijes, që dëshmon të kaluarën e lavdishme, do të qëndrojë si kujtesë në memorien tonë kolektive si pasuri e trashëgimisë kulturore.Falënderoj Kryeministrin Kurti për mbështetjen në iniciativën tonë që kjo shtëpi të shndërrohet në muze, ku do të shërbejë…
Chappell Roan, emri i vërtetë i së cilës është Kayleigh Amstutz, u bë shumë e famshme brenda pak vitesh falë hitit “Good Luck, Babe!” dhe suksesit të albumit të saj. Ajo arriti kulmin me performanca të mëdha dhe fitimin e një çmimi Grammy si ‘artistja më e mirë e re’.Megjithatë, krahas suksesit, ajo është përfshirë në shumë polemika. – YouTube www.youtube.com Shpesh është ankuar për famën dhe ka pasur përplasje me fansat, duke vendosur kufij të rreptë dhe duke thënë se nuk dëshiron që njerëzit t’i afrohen. Një nga incidentet më të fundit ndodhi në Brazil, ku sipas raportimeve, një…
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e radhës së ekipit kombëtar, që do të zhvillohet më 31 mars 2026, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Fati i kësaj ndeshjeje lidhet drejtpërdrejt me përballjen paraprake në Sllovaki. Në rast se Kosova siguron fitore, atëherë përballja e 31 marsit do të jetë finale e “play-off”-it, ku kundërshtar do të jetë fituesi i duelit mes Turqisë dhe Rumanisë. Në të kundërtën, nëse “Dardanët” pësojnë humbje, kjo ndeshje do të zhvillohet si miqësore ndaj humbësit të çiftit Turqi–Rumani.Interesimi pritet të…
Nën temën e sivjetshme “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”, Kosova Finance Forum 2026 do të mbledhë në Prishtinë me 27 dhe 28 prill përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, politikëbërës, investitorë dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar zhvillimin e tregjeve financiare dhe mundësitë e mobilizimit të kapitalit në Ballkanin Perëndimor. Pas edicionit të parë,forumi po zgjerohet përtej dimensionit rajonal duke përfshirë gjithnjë e më shumë akterë globalë të financave dhe mediave ekonomike.Në mesin e folësve kryesorë të këtij viti do të jenë Marcelo Castellanos, udhëheqës i lartë për Evropën Juglindore nga IFC dhe Charlotte Ruhe nga…
Gara e Vrapimit “KOSOVA NË LËVIZJE” shënoi një bashkëpunim të suksesshëm mes Prishtina Mall, Decathlon dhe Federatës së Atletikës së Kosovës, duke sjellë një ditë të mbushur me energji, emocione dhe pjesëmarrje të madhe nga komuniteti.Atmosfera e krijuar gjatë këtij eventi reflektoi pasionin dhe angazhimin e pjesëmarrësve, duke dëshmuar rëndësinë që aktivitetet sportive kanë në promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme.Ky bashkëpunim shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm për tregun Kosovar, me ardhjen për herë të parë të brendit ndërkombëtar Decathlon në Prishtina Mall. Decathlon njihet globalisht për konceptin inovativ që kombinon cilësinë, funksionalitetin dhe çmimet e qasshme,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari