Author: korrektpress

FC Bashkimi nga Kumanova ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke prezantuar Nickel Ronaldo Orr si lojtarin më të ri të skuadrës. Futbollisti vjen nga ekipi qipriot PAEEK dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për repartet e ekipit, njofton Telegrafi.Nickel Ronaldo Orr përfaqëson profilin e një lojtari modern, me vizion të mirë loje, fizik të fortë dhe shpejtësi, elemente që i japin skuadrës më shumë balancë, siguri dhe energji në fushë. Në klub besojnë se ai do të përshtatet shpejt me filozofinë e lojës dhe do të japë kontribut të vlefshëm në realizimin e objektivave…

Read More

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Siç shihet, ata po tentojnë të rikthejnë marrëdhënien e tyre sikur më parë.Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët ngelën të befasuar. View this post on Instagram…

Read More

Trepça regjistroi fitoren e tetë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Bashkimin 90:81 në kryendeshjen e xhiros së 17-të në “Minator”.Pjesa e parë ishte e niveluar. Çereku i parë u takoi mitrovicasve 28:19, por Bashkimi u kthye më pas në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 25:19. Shkëputja e “xehetarëve” u bë në çerekun e tretë. Trepça e fitoi 26:17 periudhën e tretë, ndërsa e katërta u takoi prizrenasve, 20:17.Mitrovicasit kryesojnë tani me 31 pikë (14 fitore, 3 humbje), ndërsa Bashkimi mbetet me 28 pikë (11 fitore, 6 humbje). Te Trepça, Akili Vining ishte lider me…

Read More

Një erë e fortë ka shkaktuar rrëzimin e disa pishave në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin në zonë mbrëmjen e kësaj të diele.Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal. Autoritetet apelojnë për kujdes nga drejtuesit e mjeteve, pasi kushtet e motit mbeten të vështira.

Read More

Një grua u rrezikua seriozisht ndërsa përpiqej të bënte selfie pranë detit në Paignton, Devon – Angli, gjatë valëve të forta të Stuhisë Ingrid. Pamjet e regjistruar nga një banor e tregon tërheqjen e saj nga vala dhe britmën e frikës kur u përplas pjesërisht nga uji. Megjithëse u rrezikua, ajo u kthye sërish disa herë drejt skajit për të kapur “foton perfekte”. Sjellja e saj rriti shqetësimet për edukimin e të rinjve mbi rreziqet e detit. Ngjarje të tjera tragjike u rikujtuan, përfshirë humbjen e jetës së një vajze 15-vjeçare dhe një kalimtari që përpiqej ta shpëtonte. Autoritetet britanike…

Read More

Trajneri Mikel Arteta ka marrë mbi vete përgjegjësinë e plotë për humbjen 3-2 të Arsenalit ndaj Manchester United në “Emirates Stadium”, disfata e parë në shtëpi për “Topçinjtë” në sezonin 2025/26 të Ligës Premier.Trajneri spanjoll nuk kërkoi justifikime pas ndeshjes dhe theksoi se përgjegjësia bie mbi të, ndërsa përgëzoi kundërshtarin për paraqitjen dhe rikthimin e tyre.“Ne e pranojmë humbjen. I përgëzojmë kundërshtarët. Vazhdojmë përpara. Duhet t’ua kujtojmë lojtarëve sa të mirë që janë. Unë e marr përgjegjësinë për gjithçka!”. Pas ndeshjes, Arteta vuri theksin te nevoja për unitet dhe mbështetje ndaj lojtarëve në një moment të vështirë, duke kërkuar që…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” të tij, në një atmosferë që sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikë dhe pasiguri globale. Duke folur për përshtypjet nga Davosi, në një intervistë për Novosti, Vuçiq tha se Trump është “simpatik” dhe di si ta bëjë audiencën të qeshë, por se këtë herë përballë kishte një publik shumë serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mësuar. “Trump është simpatik, ai di si ta…

Read More

Monitorimi përmes kamerave të sigurisë, sipas njësisë së trafikut në kryeqytet, po rezulton efikas. Për kundërvajtje, në baza ditore raportohet se ndëshkohen nga 50 deri në 100 persona. Policia vazhdon të bëjë thirrje që ngasësit të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe t`i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. Kamera të sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit.Kamerat e sigurisë, të vendosura muaj më parë nga drejtoria e policisë në kryeqytet, japin edhe efikasitetin në ndëshkime për shkelësit në trafik, duke u konsideruar…

Read More

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend. Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor. Plani është që bllokadat të zgjasin shtatë ditë, por protestuesit janë të gatshëm t’i ndërpresin ato nëse BE-ja nis negociata për zgjidhjen e problemit.“Nëse qoftë ditën e parë apo të dytën dërgohet sinjal…

Read More

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij. Foto: YouTubeZëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët. Që në fëmijëri ajo ka qenë…

Read More