- Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët
- Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
- Testosteroni pa mungesë të konfirmuar mund ta rrisë rrezikun për zemrën
- Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës
- Trump sends envoys to Moscow, Zelensky stops attacks on Russia
- Trump dërgon të dërguarit në Moskë, Zelensky ndalon sulmet në Rusi
- Ngjyra e flokëve mes kafesë, bakrit dhe gështenjës që pritet të dominojë këtë vjeshtë
- Sydney Sweeney mahnit në Venecia me fustan me xixa, shfaqet krah të dashurit Scooter Braun
Author: korrektpress
Nëntë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj në aksident ishin të përfshira dy vetura. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.Krasniqi tha se ekipet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë…
Qeveria e Kroacisë ka prezantuar një model të ri për rritjen e pensioneve të veteranëve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, nëse ndryshimet ligjore miratohen nga Parlamenti. Masa do të përfshijë edhe veteranët që pas luftës janë rikthyer në punë.Aktualisht, pensionet e këtyre veteranëve llogariten sipas sistemit të përgjithshëm të pensioneve, bazuar në vitet e punës dhe pagat, ndërsa më pas u shtohet një përfitim shtesë që varet nga koha e kaluar në luftë. Pikërisht për këtë kategori, partia opozitare Mozhemo kishte propozuar një rritje të pensioneve deri në 20 për qind, raporton index.hr.Megjithatë, Qeveria…
Policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.K. mashkull nga Prizreni.Sipas një njoftimi për media thuhet se i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 8 muaj e gjysmë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.“I arrestuari është dënuar për veprën penale ‘Vjedhje’ nga neni 314, i KPRK-së. I arrestuari M.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.Po ashtu thuhet se policia mbetet e përkushtuar…
Në zonat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në lindje të vendit, pyjet dhe fushat janë mbuluar me mbetje të holla kabllosh optike që përdoren nga dronët modernë. Këto kabllo mbeten pas dronëve me fibra optike, të cilët kontrollohen përmes një lidhjeje fizike dhe jo përmes sinjaleve radio.Kjo teknologji u përdor gjerësisht gjatë luftës sepse dronët me kabllo optike janë shumë më të vështirë për t’u bllokuar nga sistemet e luftës elektronike. Kablloja, e cila mund të shtrihet për kilometra pas dronit, mbetet në terren pasi misioni përfundon ose droni rrëzohet.Pamjet e zonave të prekura krijojnë një pamje të pazakontë: degë…
Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në korrik, krahasuar me qershorin e këtij viti, është rritur me 0,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, me 4,4 për qind, si dhe te rekreacioni dhe kultura, banimi dhe shërbimet hotelierike.Në të njëjtën kohë, ulja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1,1 për qind, si dhe te orenditë dhe pajisjet për amvisëri.Në nivel vjetor, kostoja e jetesës në korrik është më e lartë për 2,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 1,8 për…
Policia e Vlorës ka zbardhur brenda 48 orësh autorësinë e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua se ishte shkaktuar aksidentalisht.Në pranga ka rënë shtetasi B. H., 33 vjeç, i dyshuar se i ka vënë zjarrin derës së një apartamenti ku ndodheshin dy persona, vëlla e motër.Sipas hetimeve paraprake, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë konkurrenca në biznes, pasi autori dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies së apartamenteve me qira në qytetin e Vlorës.“Vlorë/Zbardhen brenda 48 orëve, autorësia dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në…
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoratit kanë identifikuar dhe evidentuar tetë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave në Prizren.Nga kompania kanë bërë apel tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë kyçje të paautorizuara në rrjet.Sipas njoftimit, ndaj personave që konstatohet se kanë realizuar lidhje ilegale do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha njësitë operative, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët. /Telegrafi/
Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush.Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë kontrollit të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës, një automjet është përzgjedhur për kontroll doganor.“Gjatë intervistimit nga zyrtarët doganorë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë zbuluar 504 copë Barium Sulfate (Bariumsulfate) të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit”, thuhet në njoftim.Po ashtu…
Nëse jeni në kërkim të një banese me hapësirë të bollshme, tarracë të madhe dhe kushte të përshtatshme për jetesë familjare, ky penthouse në Lagjen e Spitalit ofron një kombinim të mirë të rehatisë, funksionalitetit dhe lokacionit.Prona ofrohet me qira me çmim prej 2,200 euro në muaj dhe ndodhet në rrugën “Ismet Hoti”, në një objekt të ndërtuar nga Berisha Group. Penthouse-i ka 160m² sipërfaqe të brendshme, ndërsa plotësohet edhe me një tarracë prej 80m², duke krijuar hapësirë shtesë për qëndrim dhe organizim të ambienteve të jashtme.Organizimi i brendshëm përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet,…
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar për rezultatet e fazës së parë të sistemit të kamerave të sigurisë në Kryeqytet dhe hapat për zgjerimin e tij.Sipas Ramës, aktualisht sistemi përfshin 55 lokacione me 165 kamera aktive, prej të cilave 40 janë kamera ANPR për njohjen automatike të targave, me monitorim 24 orë në ditë.Ai ka bërë të ditur se nga janari deri në fund të korrikut, përmes këtij sistemi janë evidentuar dhe shqiptuar rreth 4 mijë e 400 gjoba për shkelje në trafik. Rama ka njoftuar se faza e dytë e projektit do të përfshijë zgjerimin në më shumë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari