Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratën për ndërtimin e rrugëve në fshatin Mramor, me vlerë prej 344 mijë e 395 euro e 60 centë.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar përmes tenderimit të hapur, ndërsa për këtë projekt kanë konkurruar 17 operatorë ekonomikë.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë FLAMURI V SH.P.K. dhe GURËBARDHI SH.P.K., me adresë në Malishevë, raporton IndeksOnline.
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë projekt ishte 350 mijë euro, ndërsa oferta e shpallur fituese është 344,395.60 euro.
Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 16 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 18 nëntor 2026.
Në vlerësimin e ofertave, përveç çmimit, janë marrë parasysh edhe afati i realizimit dhe periudha e garancisë. /IndeksOnline/

