Author: korrektpress

Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Arsenal filloi fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 29-të përmes një autogoli të Lisandro Martinez, por Manchester United reagoi shpejt. Në minutën e 37-të, Bryan Mbeumo barazoi shifrat, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së Arsenalit. telegrafi.com Në pjesën e dytë, skuadrat treguan lojë sulmuese dhe strategji ndryshimesh. Patrick Dorgu kaloi United në avantazh 2-1…

Read More

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la…

Read More

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë…

Read More

Një në tre persona me diabet ka sëmundje të veshkave – ja pse kjo rrit ndjeshëm rrezikun për zemrënShkencëtarët kanë zbuluar përgjigjen ndaj një misteri shumëvjeçar se pse më shumë se gjysma e pacientëve me sëmundje kronike të veshkave përfundojnë duke vdekur nga probleme kardiovaskulare. Studiuesit nga University of Virginia zbulojnë se arsyeja është fakti që veshkat e sëmura prodhojnë një substancë që është toksike për zemrën.1 në 3 pacientë me diabet ka sëmundje të veshkaveStudiuesit nga University of Virginia dhe nga spitali Mount Sinai thonë se ky zbulim mund t’u mundësojë mjekëve të identifikojnë më herët personat në rrezik…

Read More

Endri, këngëtari që dikur shkëlqente me hitet e tij, është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut dhe këtë herë jo vetëm për muzikën.Ai ishte i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive me Liberta Spahiun, ku nuk i shpëtoi pyetjeve që të gjithë donin të dinin. Pas një pauze nga skena, rikthimi i tij artistik shënohej me projektin e ri muzikor “Pa ty”, por vëmendja e publikut u fokusua më shumë te marrëdhënia e tij me banoren e Big Brother VIP Kosova, Benitën. Foto: YouTubePas shumë spekulimeve dhe kuriozitetit të madh rreth kohës së tij jashtë skenës, Endri foli…

Read More

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Read More

Në ndeshjen e Serie A mes Juventusit dhe Napolit, pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal për vendasit (1-0).Zonja e Vjetër e nisi më mirë ndeshjen. me Khephren Thuram që kishte një gjuajtje, që goditi shtyllën, duke treguar rrezikshmërinë e Juventusit që nga fillimi i ndeshjes.Goli vendimtar erdhi në minutën e 22-të, kur Jonathan David shfrytëzoi një pasim perfekt dhe realizoi me një goditje të saktë drejt pjesës së djathtë të portës së Napolit për 1-0. Juventusi ka mundur ta shtojë epërsinë, por Francisco Coinceaco, nuk shënoi nga një pozitë ideale. Me këtë rezultat, Juventusi shkon në pushim me avantazh…

Read More

Ministrja e “Çështjeve të Vendbanimeve e Izraelit”, Orit Strock, e ka denoncuar “Bordin e Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si një “plan të keq”, duke i bërë thirrje Izraelit të pushtojë Gazën.Duke folur për stacionin radiofonik të kolonëve, Galey Israel, Strock tha se ushtarët izraelitë nuk duhet të sakrifikohen për “një iniciativë të gabuar”.”Ne nuk supozohet t’i rrezikojmë ushtarët tanë për këtë plan të keq, dhe mund të më duhet të largohem nga qeveria”, tha ajo të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Komentet e saj erdhën disa ditë pasi Trump nënshkroi kartën themeluese të “Bordit të Paqes”…

Read More

Periudha e dimrit është njëkohësisht periudhë kur mbizotëron motivim i ulët për stërvitje, prandaj shumë ekspertë këshillojnë që të zgjidhni stërvitjen në shtëpiRuajtja e kontinuitetit të aktivitetit fizik është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, ndërsa trajnerët theksojnë se rezultate të njëjta mund të arrihen edhe duke u stërvitur në shtëpi.Aktiviteti fizik gjatë muajve të dimrit nuk është vetëm metodë për ruajtjen e formës, por është i rëndësishëm edhe për forcimin e imunitetit, duke e bërë organizmin më rezistent ndaj ftohjeve sezonale dhe viruseve, shkruan Healthline. Ushtrimet e rregullta nxisin metabolizmin dhe kontribuojnë në parandalimin e mbipeshës.Gjatë…

Read More

Policia e Strugës ngriti kallëzime penale kundër katër banorëve të Shkupit të moshës 18 deri në 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbimin me dhunë të një vajze 23-vjeçare.“Drejtoria Rajonale e Policisë së Strugës ngriti kallëzim penal kundër A.A. (25), D.K. (35), R.K. (18) dhe R.K. (21), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim” dhe “Bashkëpunim në Rrëmbim”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Të akuzuarit e kanë kryer krimin në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, në dëm të një vajze 23-vjeçare nga Shkupi. Pasi 25-vjeçari AA e vuri re vajzën,…

Read More