- Mickoski: Përveç shqipes, në Shkollën e Policisë do të mësohet edhe në gjuhën turke e rome
- Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së
- “Kosova mbi të gjitha”, Gashi i LDK-së publikon fotografi nga debati me Kurtin: Kundërshtarë po, armiq jo
- Hap i madh në mjekësi, veshka e derrit funksionoi 271 ditë në trupin e një pacienti
- Basha: Nis asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq në Artanë
- Aeroporti i Tiranës me 6 milionë pasagjerë, i pari në rajon – Aeroporti i Prishtinës i katërti, Rama publikon statistika
- Jennifer Lawrence pranon se ka përdorur Botox: Do të doja të hiqja dhjamin nga faqet, por nuk mundem
- Defekt në gypin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në dy lagje të Gjilanit
Author: korrektpress
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë dhe zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet për kryetar komune më 18 tetor, pasi kohët e fundit ndërroi jetë papritur kryetari i komunës, Jovica Ilievski.Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, në seancë theksoi se Komisioni zyrtarisht ka filluar të gjitha aktivitetet operative për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune.“Sikurse edhe deri më tani, KSHZ-ja mbetet e përkushtuar ndaj rolit të saj ligjor dhe…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të nuk duhet të lejojnë Kinën të dominojë në fushën e Al dhe kriptovalutave, duke i cilësuar këto sektorë si vendimtarë për të ardhmen ekonomike dhe teknologjike.Në një intervistë për Punchbowl News, Trump u shpreh se nuk dëshiron ta shohë Kinën të marrë epërsinë në zhvillimin e Al apo në përdorimin e kriptovalutave.“Nuk duam ta shohim Kinën të marrë përsipër kriptovalutat. Nuk dua ta shoh Kinën të fitojë me Al”, tha ai.Presidenti theksoi se SHBA-ja aktualisht po kryeson garën ndaj Kinës në Al, duke argumentuar se vendi që fiton këtë garë…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.MIT ka bërë të ditur se kufizimi vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do…
Ndërsa disa mace mund të bëhen xheloze, këto tri raca njihen si më të qetat dhe më të përshtatshmet për familjet me foshnjaArdhja e një foshnje në familje ndryshon tërësisht përditshmërinë, ndërsa prania e një kafshe shtëpiake mund të jetë një shqetësim shtesë për prindërit. Prandaj, zgjedhja e racës së maces kërkon kujdes. Disa mace njihen për natyrën e tyre të qetë, durimin dhe aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimet, ndërsa të tjera mund të bëhen xheloze ndaj anëtarit më të ri të familjes.Nëse dëshironi të shmangni stresin dhe të mos shqetësoheni se si do ta përjetojë macja ardhjen e…
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si mbeturina, por do të përdoren për ndërtimin e një parku të ri motorik në Vodno, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.Ai theksoi se, përveç sanimit të pasojave të motit të keq, qëllimi është që nga dëmet të krijohet vlerë e re për qytetarët. Trungjet e shëndosha nga drunjtë e rrëzuar do të shndërrohen në pajisje natyrore për parkun motorik, i cili do të mundësojë zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, saktësisë dhe përgatitjes fizike.Hapësira e re do të jetë…
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Javier “Chicharito” Hernandez, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke insistuar se ylli portugez nuk duhet të konsiderohet si një futbollist arrogant.Duke folur për ish-bashkëlojtarin e tij, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes te Manchester United, Hernandez ka lavdëruar karakterin, profesionalizmin dhe mentalitetin fitues të Ronaldos, duke theksuar se vetëbesimi i tij shpesh është keqinterpretuar.“Nuk e kam menduar kurrë se Cristiano ishte arrogant. Ai është një person i jashtëzakonshëm, shumë njerëzor dhe shumë modest”. “Ai gjithmonë ka shkuar kundër rrymës dhe ishte i gatshëm të luftonte për ata që ishin…
Leo ka publikuar në YouTube projektin e tij më të ri muzikor me titull “DON”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut jo vetëm për muzikën, por edhe për rikthimin e tij në krah të Lelës.Pas aludimeve dhe sinjaleve të ditëve të fundit, videoklipi i ri duket se ka konfirmuar gjithçka. Lela shfaqet në klipin e këngës, duke i dhënë fund spekulimeve se dyshja kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi lidhjes së tyre.Një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat është edhe një prej vargjeve të këngës, ku Leo këndon: “Zemra mu…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.Në një deklaratë për media, LDK ka paralajmëruar se mosrespektimi i afatit mund ta çojë vendin drejt, siç e ka cilësuar partia, “paqartësisë kushtetuese” dhe mungesës së legjitimitetit institucional.“Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”, thuhet në deklaratën e…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Mitrovicë të Veriut janë gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset të kanalizimit.Gjatë kontrollit të pusetës, policët kanë hasur në një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime teksa pas nxjerrjes së saj janë gjetur: pesë kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, dy gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta mbajtëse për karikatorë, një çantë mbajtëse për radio-lidhje, dy çanta ushtarake për municion dhe një palë doreza, njofton Dukagjini. Në një puset në Mitrovicë të Veriut,…
Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari