Author: korrektpress

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se sot, më 26 janar 2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.Sipas njoftimit, kjo masë është marrë si rezultat i organizimit të protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, si reagim ndaj masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit. Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë dhe do ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.QKMK paralajmëron se ndërprerja mund të…

Read More

Më 1 Prill do të nis “faza e radhës e daljes së konsumatorëve në tregun e hapur të energjisë elektrike”, tha Zyra e Rregullatorit për Energji, ndërsa nuk u përgjigj për kthimin eventual në Shërbimin Universal të bizneseve që u ka rënë numri i punëtorëve nën 50 ose qarkullimi vjetor nën 10 milionë euro. Në Shoqatën e Prodhuesve, në anën tjetër, ankohen se ka rreth 1000 biznese që mbesin në tregun e hapur jashtëligjshëm, pa i përmbushur kriteretDuke u bazuar në dy kritere, nga 1 Qershori i vitit të kaluar rreth 1300 biznese të mëdha u nxorën në tregun e…

Read More

Gjatë kësaj jave në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri në të lartë, çka mund të shkaktojë vështirësi në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me shi, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me…

Read More

Nga kombinimet e biznesit deri te daljet në mbrëmje, pantallonat e qepura janë pjesa kyçe e gardërobës për vitin 2026Ndërsa disa, pa u menduar gjatë, zgjedhin një fund saten prej mëndafshi ose mbështeten te një fustan që thjesht e veshin për të krijuar menjëherë përshtypjen e elegancës, të tjera mbeten besnike ndaj pantallonave. Ato alternojnë mes modeleve fluide prej sateni, xhinseve me prerje të gjerë dhe pantallonave të qepura në mënyrë perfekte.Gjithçka rreth nesh ndryshon, ashtu edhe moda. Që nga momenti kur pantallonat klasike dolën nga korniza e uniformës strikte të biznesit dhe u bënë pjesë e veshjes së përditshme,…

Read More

Ekzistojnë shenja të horoskopit të njohura për forcë psikike dhe qëndrueshmëri. Këto shenja i frymëzojnë të tjerët me qasjen e tyre ndaj përballjes me sfidatDisa njerëz duken të pathyeshëm, të aftë të përballojnë edhe goditjet më të rënda të jetës. Astrologjia tregon se disa shenja të Zodiakut kanë një forcë të lindur të brendshme që i ndihmon të përballen me krizat dhe të dalin prej tyre më të fortë se kurrë.Këto shenja të horoskopit dallohen veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri dhe forcë mendore. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre shpesh i frymëzojnë të tjerët të mos dorëzohen, edhe kur përballen…

Read More

Labinot Rexha ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.Derisa kanë ngelur edhe një muaj deri në përfundim të spektaklit, banorët e këtij edicioni kanë nisur me aludime.Këngëtari nga Rahoveci thotë se ka qenë shumë i zhurmshëm dhe se e meriton finalen. Foto: Instagram”Si unë që kam bërë zhurmë këtu nuk besoj që ka bërë dikush”, u shpreh ai.Në vazhdim gjatë bisedës me Lim Hotin theksoi: “Është mëkat unë të mos jem në finale”.Labi ka qenë protagonist thuajse në çdo ngjarje e temë të zhvilluar në Big Brother, ndonëse ka marrë edhe shumë kritika…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë e vizitës ishte Nova Site.Kreu i qeverisë ka ndarë foto nga vendi dhe shkruan, “Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.”Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Jeruzalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.Gjatë kësaj vizite, kryeministri pritet të mbajë një fjalim historik në Parlamentin izraelit (Knesset), si pjesë e…

Read More

Përdorimi total nga burimet e rinovueshme në të gjithë BE-në ka arritur pothuajse 50%, i nxitur nga energjia hidrike dhe, gjithnjë e më shumë, nga energjia diellore.Austria kryeson BE-në për përdorimin e energjisë elektrike të rinovueshme, me pjesën më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e gjelbra.Sipas Eurostat, vendi u rendit i pari me një normë përdorimi të energjisë elektrike të gjelbër prej gati 90%, e rritur nga 16 hidrocentralet e saj.Suedia vjen e dyta me 88%, e mundësuar kryesisht nga era dhe uji, ndërsa një vend tjetër nordik, Danimarka, vjen e treta me 80%, falë rrjetit të…

Read More

Ura e Golikut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndërtuar në fund të shekullit XVII, po përballet sot me rrezikun real të shkatërrimit. Një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Mokrës, e lidhur historikisht me degëzimin e rrugës antike Egnatia, po dëmtohet vazhdimisht nga gërmimet e paligjshme.Prej vitesh, ura bie pre e kërkuesve të arit dhe materialeve arkeologjike, të cilët ndërhyjnë në mënyrë të përsëritur në strukturën dhe trupin e saj, duke cenuar seriozisht qëndrueshmërinë e monumentit. Dëmtime të tilla janë konstatuar edhe së fundmi, por autorët mbeten të paidentifikuar, pasi gërmimet kryhen gjatë…

Read More

Klubi i Sporteve Ujore Otrila vazhdon të dëshmojë se është një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të notit në Kosovë, me sportisten e këtij klubi, Hana Beiqi, që është shpallur sportistja më e mirë e vitit në not në vend.,Ajo e merr këtë vlerësim të merituar për paraqitjet dhe rezultatet e jashtëzakonshme gjatë vitit. Beiqi është rekordere e Kosovës në disa disiplina të notit dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të sporteve ujore në vend. Sukseset e saj janë rezultat i një pune të strukturuar, përkushtimi maksimal dhe një sistemi profesional trajnimi, që karakterizon filozofinë e punës…

Read More