- Brad Pitt bëri shaka me George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të kërcejë
- Estevao mendon largimin nga Chelsea
- Nëntë ditë nën rrënoja, dy persona gjenden të gjallë në një tunel në Nepal – pamje
- Bekim Sali: Zgjerimi duhet të mbetet proces i besueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita
- Mos e përdorni kurrë këtë produkt për të pastruar pllakat e jashtme, mund t’i dëmtojë ato përgjithmonë
- “Shaje Gjestin” – publikohet videoja e plotë e rrahjes, Edi shihet i gjakosur teksa Jozi e detyron të ulet në gjunjë
- Serbët nga epruveta
- Gashi për ndryshimet kushtetuese: Po zhvillojmë bisedime në nivelet më të larta të mundshme, të shpresojmë për rezultat pozitiv
Author: korrektpress
Aktorja Minnie Driver ka zbuluar se pësoi një dëmtim në qafë pas një aksidenti të rëndë me makinë në Francë.Driver e ndau lajmin në një video të postuar në Instagram, në të cilën ajo shtrihet në shtrat duke mbajtur një mbajtëse qafe.”Disa ditë më parë pata një aksident shumë të keq me makinë me shokun tim Ben dhe disi ia dolëm mbanë. Epo, nuk dolëm. Dolëm zvarrë, por shpëtuam gjallë”, tha Driver.Ajo shtoi se ata nuk ishin përgjegjës për aksidentin.”Për të qenë plotësisht i qartë, nuk ishte faji ynë. Po ngisnim makinën në një rrugë rurale në mes të Francës…
Milani ka bërë një ofertë për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes, i cili aktualisht është pjesë e Boca Juniorsit, raportohet në Argjentinë.Sipas gazetarit Arevalo Martin, gjatë një transmetimi live në ESPN është bërë e ditur se klubi italian ka kontaktuar Paredesin dhe i ka paraqitur një ofertë për ta bindur të rikthehet në Serie A, pas një viti të kaluar në vendlindjen e tij.Megjithatë, detajet e ofertës nuk janë bërë publike, pasi nuk dihet ende vlera e mundshme e transferimit, paga që i është ofruar lojtarit apo kohëzgjatja e kontratës.Paredes u rikthye te Boca Juniors verën e kaluar për një shumë…
Aleanca ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sonte në seancë të jashtëzakonshme, me synimin që procesi i konstituimit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar.Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se kërkesa është bërë në koordinim me grupet e tjera parlamentare dhe se seanca propozohet të mbahet në orën 22:30.“Si grup parlamentar, në diskutim edhe me grupet e tjera parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme, e cila duhet të thirret sonte në orën 22:30”, tha Tahiri në një konferencë për media.Sipas tij, deputetët e zgjedhur dhe të betuar synojnë të mblidhen për t’i…
Miliona njerëz i përdorin çdo ditë, por mitet për efektet anësore vazhdojnë të krijojnë pasiguriMr.Ph. Diellza S. MustafaStatinat janë ndër barnat më të përdorura në mjekësinë moderne, kryesisht për uljen e kolesterolit LDL dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ato përdoren prej dekadash dhe janë ndër terapitë farmakologjike me bazën më të gjerë të provave klinike për parandalimin e infarktit të miokardit dhe goditjes në tru.Megjithatë, rreth tyre vazhdojnë të qarkullojnë shumë shqetësime, sidomos për efektet anësore. Një pjesë e tyre janë reale, por të rralla; të tjera raportohen po aq shpesh edhe te personat që nuk marrin statina.Pikërisht këtu bëhet…
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar sërish kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me ftesë për takim, duke përsëritur edhe ofertën për një marrëveshje rreth pozitave drejtuese në Kuvend.Në letrën e dërguar më 7 gusht, Kurti ka shprehur habinë për refuzimin e takimit nga Hamza, duke argumentuar se çështjet që lidhen me formimin e institucioneve duhet të diskutohen drejtpërdrejt.“Ju faleminderit për përgjigjen e sotme. Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë dhe zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet për kryetar komune më 18 tetor, pasi kohët e fundit ndërroi jetë papritur kryetari i komunës, Jovica Ilievski.Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, në seancë theksoi se Komisioni zyrtarisht ka filluar të gjitha aktivitetet operative për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune.“Sikurse edhe deri më tani, KSHZ-ja mbetet e përkushtuar ndaj rolit të saj ligjor dhe…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të nuk duhet të lejojnë Kinën të dominojë në fushën e Al dhe kriptovalutave, duke i cilësuar këto sektorë si vendimtarë për të ardhmen ekonomike dhe teknologjike.Në një intervistë për Punchbowl News, Trump u shpreh se nuk dëshiron ta shohë Kinën të marrë epërsinë në zhvillimin e Al apo në përdorimin e kriptovalutave.“Nuk duam ta shohim Kinën të marrë përsipër kriptovalutat. Nuk dua ta shoh Kinën të fitojë me Al”, tha ai.Presidenti theksoi se SHBA-ja aktualisht po kryeson garën ndaj Kinës në Al, duke argumentuar se vendi që fiton këtë garë…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.MIT ka bërë të ditur se kufizimi vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do…
Ndërsa disa mace mund të bëhen xheloze, këto tri raca njihen si më të qetat dhe më të përshtatshmet për familjet me foshnjaArdhja e një foshnje në familje ndryshon tërësisht përditshmërinë, ndërsa prania e një kafshe shtëpiake mund të jetë një shqetësim shtesë për prindërit. Prandaj, zgjedhja e racës së maces kërkon kujdes. Disa mace njihen për natyrën e tyre të qetë, durimin dhe aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimet, ndërsa të tjera mund të bëhen xheloze ndaj anëtarit më të ri të familjes.Nëse dëshironi të shmangni stresin dhe të mos shqetësoheni se si do ta përjetojë macja ardhjen e…
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si mbeturina, por do të përdoren për ndërtimin e një parku të ri motorik në Vodno, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.Ai theksoi se, përveç sanimit të pasojave të motit të keq, qëllimi është që nga dëmet të krijohet vlerë e re për qytetarët. Trungjet e shëndosha nga drunjtë e rrëzuar do të shndërrohen në pajisje natyrore për parkun motorik, i cili do të mundësojë zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, saktësisë dhe përgatitjes fizike.Hapësira e re do të jetë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari