- Labinot Rexha uron Muajin e Ramazanit me fotografi nga Qabeja: Allahu na i faltë gabimet
- Zelensky ‘përmbledh rezultatet e negociatave në Gjenevë’ – shpreson që faza tjetër të zhvillohet brenda muajit shkurt
- Loredana thyen heshtjen pas ‘diss’-it të Mozzikut: Ai është në gjendje për famë me e harru edhe çikën e vet
- Izraeli po pret ‘dritën jeshile nga SHBA’ për sulm ndaj Iranit – Trump ‘po flet me shumë njerëz’ rreth mundësive
- Mes emocionesh të përziera, ish-krerët e UÇK-së dhanë deklaratat e fundit në gjykimin ndaj tyre
- Aksident në Mitrovicë, humb jetën një 30 vjeçar
- Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë
- Arsenali gabon në udhëtim ndaj Wolves – gjithçka e hapur në luftën për titull
Author: korrektpress
E diela e fundit ishte dita më e keqe për anulimet e fluturimeve në SHBA që nga koha e COVID-19, sipas firmës së analizave të aviacionit Cirium.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo thotë se mbi 17,000 fluturime janë anuluar gjithsej gjatë kësaj stuhie.Fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA janë goditur gjithashtu rëndë, me rreth një të tretën e fluturimeve të planifikuara nga jashtë shtetit të anuluara të dielën, sipas të dhënave të Cirium. Aeroportet kryesore në të gjithë vendin raportuan ndërprerje të përhapura, duke përfshirë më shumë se 80% të fluturimeve të anuluara në LaGuardia, JFK, Newark dhe Filadelfia…
Rihanna tregoi stilin e saj të relaksuar dhe të rafinuar teksa shijoi një mbrëmje në Paris me të dashurin e saj, ASAP Rocky, gjatë Javës së Modës. Këngëtarja 37-vjeçare rrallë gabon kur bëhet fjalë për modën, dhe e diela nuk ishte përjashtim, pasi çifti u nis drejt klubit Silencio për një mbrëmje në kryeqytetin francez.Rihanna zgjodhi një fustan të zi me dekolte dhe një dizajn të veçantë, ndërsa u largua nga hoteli George V, shkruan DailyMail. Më herët, ata kishin darkuar në restorantin luksoz Siena, ku Rihanna kombinoi një fustan maksi gri me një bluzë me kapuç dhe një çantë…
Komuna e Mitrovicës ka aktivizuar ekioskun elektronik për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve te procedurat dhe dokumentet komunale.Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, tha se ky hap synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve dhe të lehtësojë qytetarët, duke u mundësuar atyre kryerjen e shërbimeve administrative pa pasur nevojë të vizitojnë drejtpërdrejt zyrat e komunës.“Ky ekiosk është një mundësi e re për qytetarët që të kryejnë shërbime në mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, duke rritur efikasitetin e punës administrative në Komunën tonë”, tha Fejzullahu.Ekiosku ofron shërbime…
Ziadin Sela, së bashku me Ilire Dautin dhe Elmi Azirin, sot ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, me të cilat finalizohet projekti “Safe City”.Sela para gazetarëve tha se ligji ka shumë dilema dhe nuk duhej të miratohej me procedurë të shpejtë. Sipas tij, për këto ndryshime ligjore dhe për këtë projekt duhej të kishte debat më të gjerë dhe të merrej edhe mendimi i ekspertëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Sot dorëzuam iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje nëpërmjet të cilëve po zbatohet projekti Safe City. Ky…
Një pinguin i vetmuar, në mes të Antarktidës së akullt, duke ecur drejt një mali gjigant të mbuluar me borë, është bërë një simbol i papritur i qëndrueshmërisë dhe rebelimit.Ky klip i shkurtër ka fituar miliona shikime, është shpërndarë dhe rishpërndarë nga qindra llogari, dhe interneti është i fiksuar pas tij.Disa thonë se pinguini zgjodhi ‘rrugën që nuk e deshi’ dhe pati më shumë guxim sesa shumë të tjerë.Imazhi viral ka bërë që edhe Shtëpia e Bardhë të ndante një të tillë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqej Donald Trump duke ecur përkrah një pinguini drejt maleve të akullta.Në…
Le të votojmë për birin e dëshmorit të UÇK-së nga Kosova, Mustafë QorrajNë restorantin “Cielo” me një dekor elegant dhe i njohur për ngjarje të veçanta, shqiptari nga Kosova Shpetim Tim Qorraj hapi fushaten per t’u zgjedhur në Parlamentin e Nju Jorkut.Shpëtim Tim Qorraj, biri i dëshmorit të UÇK-së nga Kosova, Mustafë Qorraj është kandidat për në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut. Në këto mjedise ishin personalitete të njohura shqiptare, shqiptarë të thjeshtë dhe lider në komunitet për ta mbështetur kandidaturën e tij.Në hapjen e fushatës ndodheshin Imam dhe Kapelan i NYPD-së Tahir Kukaj, Fitim Shabani, Anëtar i Komitetit…
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka bërë të ditur se të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet që publikon për qytetarët bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të verifikuara.Në një njoftim, Drejtoria thekson: “Të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet tona bazohen ekskluzivisht në informata zyrtare, të siguruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe institucione të tjera kompetente. Qëllimi i këtyre komunikimeve nuk është krijimi i panikut, por informimi në kohë, i saktë dhe i besueshëm i qytetarëve”.Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se komunikimi i hershëm dhe korrekt u mundëson qytetarëve të marrin masa parandaluese dhe të jenë…
Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale kur Elijona pranoi ndjenjat e saj për Klodin.Fillimisht, Elijona dukej e nervozuar dhe përpiqej të largohej nga lavanderia, por Klodi ia bllokoi rrugën. Ajo i tha Labit se nuk donte të qëndronte sepse po shpifnin për të.Klodi dhe Labi e pyetën për xhelozinë e saj, duke u përpjekur të kuptonin reagimin e saj kur Klodi po ndihmonte Benitën. Elijona, e nervozuar, i kërkoi Labit të ndalonte shpifjet. BBVK/InstagramNë fund, Labi i tha Elijonës për ndjenjat e Klodit: “A e di…
Një fjalosje ka përfunduar me rrahje në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.Një incident me përplasje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.Gazeta ka mësuar nga burime se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme.Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së.Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Sejdi…
Në javët e fundit, disa lojtarë të Barcelonës janë lidhur me një largim të mundshëm nga klubi përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror. Dro Fernandez pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germain, ndërsa një tjetër produkt i ‘La Masias’, Marc Casado, është gjithashtu mes emrave që mund të largohen nga ‘Camp Nou’.Së fundmi, Casado është përfolur për interesim nga disa klube. Atletico Madrid e ka përfshirë atë në listën e objektivave për mesfushën, ndërkohë që përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar edhe bisedime me zyrtarë të Manchester United. Mesfushori spanjoll ka pasur pak minuta në javët e fundit, me trajnerin Hansi Flick që…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari